10 Shkurt 2023, 14:23
Nga I.A
Aleksandr Novak
RUSI- Sipas njoftimeve nga agjencitë ruse të lajmeve, zëvendëskryeministri rus, Aleksandr Novak, njëherësh ministër i Energjisë, paralajmëroi se ekziston një rrezik potencial i rënies së prodhimit të naftës në Rusi gjatë vitit 2023.
Arsyet pas kësaj rënieje të mundshme janë presioni dhe embargoja e Bashkimit Evropian, si dhe kufiri i çmimit i vendosur nga shtetet e G7-s (Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) për naftën ruse.
Pavarësisht pritshmërive për një rënie të prodhimit të naftës për shkak të sanksioneve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimi i naftës ruse në fakt u rrit me 2% në vitin e kaluar, në 535 milionë tonë, ose 10.7 milionë fuçi në ditë.
Kjo ngritje ishte kryesisht për shkak të rritjes së shitjeve në vendet aziatike, veçanërisht në Indi dhe Kinë. Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh - nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare.
Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi. Evropa, më 5 shkurt ka bërë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes së lidhjeve të saj energjetike me Rusinë, duke i ndaluar importet e karburantit dizel dhe të produkteve të tjera nga nafta e papërpunuar ruse.
Me këto veprime, blloku prej 27 vendesh po përpiqet ta kufizojë financimin e luftës ruse në Ukrainë, e cila po hyn në vitin e dytë. Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.
Marrë nga REL
aleksandr novak
Bota
10 Shkurt 2023, 14:00
I.A
Natalia Gavrilita
MOLDAVI- Duke i habitur të gjithë, kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, njoftoi sot dorëheqjen e q...
Bota
10 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Arrestimi
SHBA- Një korrespondent i 'NewsNation' u arrestua ditën e djeshme pasi po raportonte drejtpërdrejt gjatë një k...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:58
A.B
Shkaterrimi i qytetit
TURQI- Turqia ka refuzuar ndihmën nga Qipro, të cilën ajo nuk e njeh si shtet, sipas 'Skynews'. Ministria e jashtme qi...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:47
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta ndryshojë mënyrën se si do të paguhen kryetarët e 38...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:43
k.m.
Mesut Hancer
TURQI- Fotograf për 40 vite, 15 prej të cilave në AFP, Adem Altan po fotografonte para një ndërtese të shembur...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:47
A.B
Termet
SIRI- Gjatë 12 viteve të fundit të luftës, territori sirian është copëtuar dhe shumë pjesë kanë qe...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:43
A.B
Sahin Firat
TURQI- Një qytetar turk me bazë në Edinburg thotë se ka humbur më shumë se 120 anëtarë të familjes...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:36
I.A
Albin Kurti
GJERMANI- Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-a...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:22
I.A
Volodymyr Zelenskyy, Viktor Orban dhe Charles Michel
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Budapesti "i përket kampit të paq...
Bota
10 Shkurt 2023, 12:20
I.A
Arben Taravari
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët...