LIVE UPDATES
Bota

LISTA/ Pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës, të vendosura sipas numrit të banorëve

Koeficienti 15 i takon kryetarit të kryeqytetit, që ka më shumë banorë ndërsa koeficienti 11.8 për kryetarët e komunave që kanë më pak banorë.

10 Shkurt 2023, 12:47 Nga I.A
LISTA/ Pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës, të
Foto Ilustruese

KOSOVË- Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta ndryshojë mënyrën se si do të paguhen kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Kjo pasi Ligji i ri për paga në sektorin publik parasheh që kryetarët e komunave të paguhen në bazë të numrit të banorëve që ka komuna që ata udhëheqin. Gazeta Express shkruan se vlera e koeficientit prej 105 euro do të caktojë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës të ndara në 7 kategori. Koeficienti 15 i takon kryetarit të kryeqytetit, që ka më shumë banorë ndërsa koeficienti 11.8 për kryetarët e komunave që kanë më pak banorë.

Kryetari i Prishtinës me pagën më të lartë

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, do të jetë kryetari më pagën me të lartë në krahasim me kryetarët e të gjitha komunave të tjera. Koeficienti i pagës për të parin e Prishtinës është 15. Bazuar në vlerën prej 105 euro të koeficientit, paga e kryetarit të Prishtinës pritet të jetë 1,575 euro.

Pagat e kryetarëve të komunave me mbi 100 mijë banorë 

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 dhe vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, vetëm Prizreni dhe Ferizaj janë komuna me mbi 100 mijë banorë në Kosovë. Rrjedhimisht, vetëm kryetarët e këtyre dy komunave do të kenë pagën bazuar në koeficientin 13, apo pagën e dytë më të madhe nga kryetarët e komunave pas kryetarit të kryeqytetit. Bazuar në vlerën e koeficientit prej 105 euro, paga e kryetarit të Prizrenit dhe Ferizajt për vitin 2023 pritet të jetë 1,365 euro.

Pagat e kryetarëve të komunave me 70 deri në 100 mijë banorë 

Bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 dhe të vlerësimit të popullsisë që është bërë në vitin 2021, Gjilani, Gjakova, Mitrovica, Peja dhe Podujeva, i kanë 70 deri në 100 mijë banorë.

Për kryetarët e këtyre pesë komunave të Kosovës është rezervuar koeficienti 12.8. Të parët e Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, Pejës dhe Podujevës do të paguhen me 1,344 euro në muaj në vitin 2023.

Pagat e kryetarëve të komunave me 50 deri në 70 mijë banorë 

Në kategorinë e kryetarëve të komunave nga 50 deri në 70 mijë banorë, hyjnë kryetarët e komunave, Drenas, Lipjan, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë. Kjo bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, të vitit 2011 por edhe te vlerësimi i popullsisë në vitin 2021 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Të parët e këtyre shtatë komunave të Kosovës sipas Ligjit të pagave në sektorin publik do ta kenë koeficientin 12.6. Bazuar në vlerën e përcaktuar të koeficientit, kryetarët e këtyre komunave do ta kenë pagën 1,323 euro.

Pagat e kryetarëve të komunave me 30 deri në 50 mijë banorë

Në radhën e komunave që kanë nga 30 deri në 50 mijë banorë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 dhe vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, janë ajo e Deçanit, Dragashit, Istogut, Kaçanikut, Klinës, Fushë Kosovës, Kamenicës dhe Vitisë.

Sipas Ligjit të pagave në sektorin publik, të parët e këtyre 8 komunave do të kenë koeficientin 12.4. Duke llogaritur pagën në bazë të vlerës së koeficientit, paga e këtyre kryetarëve do të jetë 1,302 euro.

Pagat e kryetarëve të komunave me 20 deri në 30 mijë banorë 

Kryetarët e komunave me 20 deri në 30 mijë banorë sipas Ligjit të pagave në sektorin publik do të kenë koeficientin 12.2. Bazuar në vlerën e koeficientit prej 105 euro, paga e kryetarëve të këtyre komunave do të jetë 1,281 euro.

Nga 20 deri në 30 mijë banorë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, i kanë kryetarët e komunave, Obiliq dhe Shtime. Ndërsa sipas vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, Komuna e Obiliqit i ka nën 20 mijë banorë dhe mund të ketë koeficientin 12 dhe të pagueht me 1,260 euro. Pritet të shihet kategorizimi i kryetarit të Obiliqit.

Pagat e kryetarëve të komunave me 10 deri në 20 mijë banorë 

Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, që ka hyrë në fuqi nga 5 shkurti, kryetarët e komunave të Kosovës që kanë nga 10 mijë deri në 20 mijë banorë do të kenë pagë të përllogaritur sipas koeficientit 12. Në këtë grup sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 bën pjesë Komuna e Graçanicë. Kryetari i Graçanicës do të marrë 1,260 euro.

Ndërsa Komuna e Shtimes, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 i ka 9,403 banorë, pra hyn te komunat me më pak se 10 mijë banorë. Ndërsa sipas vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, kjo komunë ka 10,111 banorë dhe kategorizohet te komunat me 10 deri në 20 mijë banorë.

Paga e kryetarit të Komunës së Shtimes do të jetë 1,239 euro nëse numri i banorëve do të llogaritet bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Por nëse ajo llogaritet në bazë të vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, atëherë paga e kryetarit të Shtimes do të jetë 1,260.

Pagat e kryetarëve të komunave me më pak se 10 mijë banorë 

Në kategorinë e fundit të komunave, të caktuar sipas Ligjit për paga për zyrtarët publik, hyjnë kryetarët e komunave që kanë nën 10 mijë banorë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të vitit 2011 por edhe sipas vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, komunat e kësaj kategorie janë Ranillugu, Parteshi, Kllokoti, Juniku, Mamusha, Shtërpca dhe Novobërda. Kryetarët e komunave me këtë numër të popullsisë kanë koeficient 11.8 dhe pritet të marrin 1,239 euro.

pagat ne kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit