Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Orban shtoi se Hungaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe financiare për Ukrainën.
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Budapesti "i përket kampit të paqes", pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, më 9 shkurt.
Orban i bëri këto komente në rrjete sociale, ndërsa Sekretari hungarez i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zoltan Kovacs, e citoi atë të thoshte se Hungaria mbështeti "një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur vdekjet e mëtejshme".
Orban shtoi se Hungaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe financiare për Ukrainën. Hungaria ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe deri në një marrëveshje të arritur në dhjetor, bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën, të filluar më 24 shkurt të 2022-s, si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Qeveria e Hungarisë, ka këmbëngulur se sanksionet po dëmtojnë vendet evropiane më shumë se Rusinë dhe deklaroi se vetëm negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit - dhe jo tërheqja e trupave ruse nga Ukraina - mund t'i japin fund luftës.
Marrë nga REL
Arben Taravari SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët...
Marc Tarabella BELGJIKË- Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialis...
Pamjet nga vendi i ngjarjes BRITANI E MADHE- Një i ri është qëlluar për vdekje mbrëmë në një zonë me...
termeti TURQI- Shanset për të gjetur të mbijetuar ende të bllokuar në rrënoja po bëhen më të pakta, pesë ...
Termet SIRI- Kanë kaluar katër ditë që kur goditi tërmeti dhe situata në veri-perëndim të Sirisë ësht&eum...
Dick Marty ZVICËR- Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili prej dy vitesh është nën mbrojtje speciale...
Qatar Airways KATAR- Një kontrollor veteran i trafikut ajror ka përshkruar panikun e plotë që përjetoi brenda kabinës së...
SpaceX SHBA- Kompania SpaceX e Elon Musk ka kryer një test kyç në sistemin e saj të ri të raketave, Starship. Inxhinierët ...
Aya SIRI- Historia e foshnjës së vogël, e cila lindi në rrënojat e lëna pas nga tërmeti vdekjeprurës në Siri ...
Sana Marin dhe Volodymyr Zelenskyy BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy u prit ngrohtësisht nga liderët evropianë në Samitin joformal që ...