Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gazetarët ku përfshihet Paton Walsh, shtetas britanik, dhe gazetaret ukrainase Diana Butsko dhe Olesya Borovik kanë raportuar nga zona e Sudzhas në rajonin e Kurskut, ku Ukraina që nga 6 gushti është duke zhvilluar një ofensivë.
RUSIA- Agjencia e shërbimit sekret rus, FSB, tha se ka hapur rast penal ndaj gazetarit të CNN, Nick Paton Walsh dhe dy korrespondenteve ukrainase, duke shtuar se ata dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në shtet për të raportuar për inkursionin e Ukrainës në territorin rus. Gazetarët ku përfshihet Paton Walsh, shtetas britanik, dhe gazetaret ukrainase Diana Butsko dhe Olesya Borovik kanë raportuar nga zona e Sudzhas në rajonin e Kurskut, ku Ukraina që nga 6 gushti është duke zhvilluar një ofensivë. Inkursioni është më i madh i kryer brenda Rusisë nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Në një të ardhme të afërt, ata do të vendosen në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar”, tha FSB përmes një njoftimi, duke shtuar se tre gazetarët përballen deri me pesë vjet burgim.
Gazetarët hyn në Rusi së bashku me një autokolonë të ushtrisë ukrainase dhe udhëtuan për në Sduzha për të raportuar, tha CNN, duke shtuar se ky udhëtim ishte legjitim.
“Ekipi ynë u ftua nga Qeveria ukrainase së bashku me gazetarë të tjerë ndërkombëtarë dhe ekipi u shoqërua nga ushtria ukrainase për të parë territorin që ata kanë kapur së fundi”, tha CNN përmes një deklarate.
“Ky është një aktivitet i mbrojtur sipas të drejtave që kanë gazetarët nga Konventa e Gjenevës dhe ligji ndërkombëtar”, shtoi kjo media amerikane.
Njoftimi i FSB-së vjen teksa raste të ngjashme u ngritën edhe fundjavën e shkuar kundër dy gazetarëve italianë, që raportuan për ofensivën e Ukrainës në rajonin e Kurskut. Simone Traini dhe Stefania Battistini po ashtu u akuzuan për kalim ilegal të kufirit. Më pas, Moska ftoi në takim ambasadoren italiane në Moskë, Cecilia Piccioni, e cila e njoftoi Ministrinë e Jashtme ruse se transmetuesi shtetëror italian, RAI “dhe veçmas ekipi editorial, i planifikojnë aktivitetet e tyre në një mënyrë krejtësisht të lirë dhe të pavarur”.
Më herët gjatë kësaj jave, Ministria e Jashtme ruse po ashtu ftoi në takim zëvendësshefin e misionit të Ambasadës amerikane, Stephanie Holmes, për të protestuar ato që i cilësoi si raportime “provokuese” të gazetarëve amerikanë nga pjesa e Kurskut, që kontrollohet nga Ukraina, që “ilegalisht” kaluan kufirin rus./ REL
fotot ilustrues SERBI- Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu n&eu...
fotot ilustruese KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka hyrë në ndërtes&...
foo ilustruese TORONTO- Sipas një studimi shkencorë rrjetet sociale konsiderohen si ‘vrasje e kohës’. Gjithashtu studimi shkenco...
foto ilustruese TAILANDË- Një aeroplan turistik me nëntë persona në bord u rrëzua në xhunglën e provincës lind...
Foto ilustruese GJERMANI- Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump akuzoi Kamala Harris se shkaktoi masakrën e 7 tetorit në një...
Foto ilustruese HUNGARIA- Fëmijë të vegjël që flenë mbi çanta. Gra të ulura buzë rrugës mbi valixh...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit pranë ...
Donald Trump SHBA- Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë të identifikuar si Ronald Syvrud nga Arizona, pasi akuzohet se ka k&e...
fotot ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten Sumyn, një rajon në verilindje t&eu...