LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

Ukraina e solli këtë rast në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara disa ditë pasi nisi pushtimi rus më 24 shkurt të vitit të kaluar.

17 Shtator 2023, 16:08 Nga I.A

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për

UKRAINË- Rusia dhe Ukraina do të përballen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hënën në rastin që ka në qendër pretendimet e Moskës se pushtimi i saj i Ukrainës është bërë për të parandaluar një gjenocid.

Ukraina e solli këtë rast në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara disa ditë pasi nisi pushtimi rus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi justifikohet me gjenocidin e pretenduar në lindje të Ukrainës.

Zyrtarët rusë vazhdojnë ta akuzojnë Ukrainën se po kryen gjenocid. Rusia dëshiron që rasti të hidhet poshtë dhe kundërshton juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Seanca dëgjimore, që do të zgjasë deri më 27 shtator, do të përqendrohet në themelet e çështjes në vend se në argumentet ligjore lidhur me juridiksionin e gjykatës.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e veprimit ushtarak të Rusisë. Ukraina veçse e ka një fitore pasi gjykata marsin e vitit të kaluar ishte në favor të saj gjatë vendimit preliminar. Bazuar në atë vendim, gjykata urdhëroi Rusinë që të ndalë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë.

Në seancën dëgjimore do të ketë dëshmi nga 32 shtete të tjera dhe të gjitha do të mbështesin argumentin e Ukrainës se gjykata ka juridiksion për të vazhduar me këtë rast.

Përderisa Rusia ka injoruar urdhrin e gjykatës që të ndalë veprimet ushtarake dhe kjo gjykatë nuk ka mënyrë që të zbatojë vendimet e saj, ekspertët kanë thënë se një vendim eventual në favor të Ukrainës do të ishte i rëndësishëm në pretendimet në të ardhmen për dëmshpërblim.

Konventa për gjenocid e Kombeve të Bashkuara e vitit 1948 e përkufizon gjenocidin si krime të kryera “me qëllim për të shkatërruar, të gjithin apo një pjesë, një komb, një etni, një racë apo një grup fetar”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2023, 11:00 a.l

Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase

Porti ukrainas UKRAINË- Ukraina tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë mëngjesin e 17 shtatorit, duke shënjestruar kryesisht p...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime