LIVE UPDATES
Bota

Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve

Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

17 Shtator 2023, 15:34 Nga I.A
Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të
Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe.

Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për media në këtë ishull së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja Meloni tha se blloku duhet të punojë së bashku për t’u përballur me sfidat që sjell migrimi i pakontrolluar.

“E ardhmja e Evropës është në rrezik sepse e ardhmja e Evropës varet nga kapaciteti i Evropës për t’u përballur me sfida të mëdha”, tha Meloni.

Vetëm nga e hëna deri të mërkurën, afër 8.500 persona – më shumë se popullsia e tërësishme lokale e ishullit – arritën me 199 anije, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

“Migrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane”, tha von der Leyen, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokut që të marrin disa migrantë.

Kryqi i Kuq italian, që menaxhon qendrën e stërmbushur të migrantëve në Lampedusa, tha të dielën se 1.500 migrantë gjenden në qendër, pavarësisht se ajo ka kapacitet për të pranuar vetëm 400. Transferimi i migrantëve në Sicili dhe pjesë të tjera të Italisë nuk ka bërë ndryshimin pasi migrantët po vazhdojnë të zbarkojnë në Lampedusa, tha Kryqi i Kuq, duke shtuar se transferime të tjera pritet të bëhen më vonë gjatë 17 shtatorit.

Anijet e shpëtimit që operohen nga organizata sikurse Mjekët pa Kufi kanë shpëtuar pothuajse 500 migrantë përgjatë 11 operacioneve. Por, dhjetëra anije të vogla vazhdojnë të kalojnë për në Lampedusa, ku sistemi për menaxhimin e migrantëve është buzë kolapsit. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 127.000 migrantë kanë arritur në brigjet italiane, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbi 2.000 persona kanë vdekur gjatë këtij viti gjatë kalimit nga Afrika e Veriut për në Itali dhe Maltë, ka thënë agjencia për migrim e OKB-së. BE-ja po punon që të ndryshojë rregullat se si duhet të menaxhohet ardhja e migrantëve. Në Francë, anëtarët e të djathtës ekstreme kanë argumentuar se Parisi nuk duhet të lejojë që ndonjë migrantë nga Lampedusa të kalojë kufirin nga Italia.

Megjithatë, burimet e AFP-së brenda Qeverisë franceze kanë thënë se Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar dhe janë pajtuar për nevojën “e forcimit të bashkëpunimit në nivel evropian”.

Marrë nga REL

giorgia meloni ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2023, 11:00 a.l

Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase

Porti ukrainas UKRAINË- Ukraina tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë mëngjesin e 17 shtatorit, duke shënjestruar kryesisht p...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime