19 Nëntor 2025, 14:36
Nga E.d

RUMANIA- Rumania ka ngritur në ajër avionë luftarakë, pasi një mjet ajror pa pilot shkeli hapësirën e saj ajrore kombëtare gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Vendi anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka regjistruar vazhdimisht mbeturina nga dronët rusë që bien në territorin e saj. Ndërsa Moska sulmon infrastrukturën portuale ukrainase në bregun tjetër të Danubit.
Ministria tha se radari fillimisht zbuloi sinjalin e një droni 8 km brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë fshatrave Periprava dhe Cilia Veche në qarkun Tulcea. Mediat e huaja shkruajnë se sinjali i dronit u zhduk nga radari përpara se të rishfaqej me ndërprerje për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati. Rumania ngriti në ajër dy Eurofighter nga misioni gjerman i policimit ajror në Rumani dhe më vonë dy avionë luftarakë rumunë F-16 dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore të Tulceas dhe Galati të strehoheshin.
Ministria shtoi se nuk kishte informacione për rrëzimin e dronëve në territorin rumun. Polonia, një anëtare e NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, mbylli përkohësisht aeroportet e Rzeszow dhe Lublin në juglindje të vendit të hënën dhe mori në dispozicion avionë polakë dhe aleatë si masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore./Dosja.al
rumani rusi ukraina
Bota
19 Nëntor 2025, 14:16
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Forcat e armatosura po kërkojnë rreth 25 vajza të shkollës së mesme, të cilat u rrëmbyen ...
Bota
19 Nëntor 2025, 14:04
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara ka marrë vendimin për të miratuar një shitje të...
Bota
19 Nëntor 2025, 08:16
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- 32 persona u plagosën në një sulm me dron rus në qytetin verilindor të Kharkiv, tha guverna...
Bota
19 Nëntor 2025, 08:11
E.d
Foto ilustruse
POLONI- Varshava urdhëroi ngritjen e nxituar të avionëve luftarakë polakë dhe të aleatëve, si dhe të...
Bota
18 Nëntor 2025, 22:41
M.L
Kazinoja Wynn
SHBA- Në sipërfaqe, Wynn në Las Vegas është mishërimi i ëndrrës amerikane. Kthesa të a...
Bota
18 Nëntor 2025, 21:52
M.L
Ingo Gerhartz
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hi...
Bota
18 Nëntor 2025, 21:15
M.L
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve ndërmori një hap të rëndësishëm, duke urdhëruar Departamentin e Drejtësisë ...
Bota
18 Nëntor 2025, 20:30
E.d
Foto ilustruese
RUSI- Mediat ruse kanë raportuar se ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu i është bërë një ...
Bota
18 Nëntor 2025, 20:11
E.d
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius
GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka b&eum...
Bota
18 Nëntor 2025, 20:08
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Princi i Kurorës Saudite dhe sundimtari de facto i mbretërisë, Mohammed bin Salman, i premtoi sot Presidentit t&e...