LIVE UPDATES
Bota

Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë

Duke folur pas një takimi ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bahrejn, ai u përpoq t’i zbusë shqetësimet mbi kornizën e marrëveshjes SHBA–Iran, duke theksuar se partnerët rajonalë do të njoftohen “në çdo hap të procesit” të bisedimeve.

25 Qershor 2026, 18:38 Nga D.S
Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese
Marco Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më 25 qershor një vizitë triditore në Gjirin Persik, me mesazhe për t’i qetësuar aleatët e Uashingtonit në rajon, duke ritheksuar synimin për ta ndjekur rrugën e diplomacisë me Iranin dhe duke këmbëngulur për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur pas një takimi ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bahrejn, ai u përpoq t’i zbusë shqetësimet mbi kornizën e marrëveshjes SHBA–Iran, duke theksuar se partnerët rajonalë do të njoftohen “në çdo hap të procesit” të bisedimeve.

Kjo vizitë, e para për të në Gjirin Persik qëkurse u nënshkrua marrëveshja e përkohshme SHBA–Iran javën e kaluar, vuri në pah si brishtësinë e procesit të paqes në zhvillim, ashtu edhe shqetësimet e aleatëve arabë që ende janë të tronditur nga sulmet iraniane gjatë konfliktit.

“Është e rëndësishme t’i theksojmë disa gjëra që janë prioritet për ne. Ne duam një marrëveshje, por jo me çdo çmim. Ne duam një marrëveshje të mirë”, tha ai gjatë takimit të GCC - i cili përfshin Bahrejnin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne duam të sigurohemi se çdo vendim që merret gjatë këtij procesi negociues t’i përfshijë gjithmonë interesat e partnerëve dhe aleatëve tanë në rajon”, tha Marco Rubio.

Mesazhi kryesor i turneut të Rubios ishte sigurimi: çdo mirëkuptim përfundimtar me Teheranin do të duhej të trajtonte jo vetëm çështjet bërthamore, por edhe rrjetin e përfaqësuesve të Iranit, aktivitetin e raketave balistike dhe kërcënimet detare.

Duke folur për gazetarët në Manama, Rubio tha se mbështetja e Iranit për grupe të armatosura në rajon duhet të adresohet në bisedimet e gjera.

“Kur ju jepni para, për shembull, për Hezbollahun për të vepruar si rival i qeverisë sovrane të Libanit, ju ndërhyni në politikën e tyre. Kur mbështesni milici në Irak, ju ndërhyni në Irak. Kur mbështesni Hamasin ose huthët, ose këdo tjetër, ju ndërhyni në sovranitetin e këtyre vendeve”, tha Rubio.

Ai shtoi: “Nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në këtë rajon për sa kohë që aktorë joshtetërorë veprojnë brenda kufijve të shteteve sovrane dhe financohen nga Irani”.

Duke e thënë këtë ai adresoi ndër druajtjet kryesore të shteteve të Gjirit: se Uashingtoni mund të arrijë një marrëveshje të ngushtë bërthamore, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj luftës së ripërtërirë të grupeve të armatosura.

Memorandumi i mirëkuptimit (MOU) i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, nuk përmend grupet e armatosura si huthët në Jemen apo Hezbollahun në Liban. Nuk e përmend as programin e raketave balistike të Iranit.

Nëse kishte një çështje që Rubio e theksoi mbi të gjitha gjatë turneut, ajo ishte Ngushtica e Hormuzit.

“Një gjë që u bë shumë e qartë është se nuk ka asnjë mbështetje, zero mbështetje mes vendeve të Gjirit për çdo lloj takse apo tarife për përdorimin e ujërave ndërkombëtare”, tha Rubio.

Ai e ashpërsoi paralajmërimin më vonë: “Nëse po vendosni taksë për përdorimin e ngushticës, ne nuk do ta mbështesim, nuk do ta tolerojmë, nuk do ta lejojmë”.

Rubio përsëriti refuzimin për të bërë dallim mes “tarifave” dhe “taksave”.

“Mund ta quani tarifë, mund ta quani taksë, quajeni si të doni. Nëse po vendosni tarifë për përdorimin e ngushticës, ne nuk do ta mbështesim”, theksoi ai.

MOU përcakton se Irani do të bëjë “përpjekjet më të mira” për të siguruar kalim pa tarifa për “vetëm 60 ditë”, në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare.

Prej se u nënshkrua, zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se Irani do të vendosë “tarifa shërbimi” për kalimin e anijeve. Përpjekjet për të afirmuar kontrollin iranian mbi ngushticën vazhduan më 25 qershor, pasi Garda Revolucionare e Iranit theksoi se anijet mund të kalojnë vetëm nëpër ujërat iraniane, jo përmes rrugës jugore në ujërat e Omanit, për të cilën Uashingtoni ka bërë thirrje të përdoret për transportin detar.

Kërcënimi i nënkuptuar ndaj transportit detar u hodh poshtë nga Rubio, i cili tha se Uashingtoni do ta gjykonte Iranin jo nga retorika e tij, por nga fakti nëse transporti vazhdon pa ndërprerje.

“Ajo që na intereson është nëse anijet po lëvizin”, tha Rubio. “Nëse anijet po lëvizin siç duhet, atëherë këtë do ta marrim si kriter”. Por, ai shtoi një paralajmërim: “Nëse kjo ndalet, atëherë do të kemi një problem”.

Deri tani, transporti detar është rritur ndjeshëm qëkurse u nënshkrua MOU, edhe pse mbetet ende shumë më poshtë niveleve të para luftës.

Kompania e inteligjencës së mallrave Kpler vuri në dukje 70 kalime në të dy drejtimet më 24 qershor, shifra më e lartë që nga 1 marsi. Po atë ditë, kompania e inteligjencës detare Windward raportoi një rritje prej 48 për qind në trafikun përmes ngushticës. Retorika e Rubios ndaj Iranit mbeti e ashpër edhe pse diplomacia po avancon.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë do të bënte Uashingtoni nëse Irani i hedh poshtë kushtet amerikane për Hormuzin ose kufizimet bërthamore, Rubio theksoi se administrata mbetet e përkushtuar ndaj negociatave. Por, ai e shoqëroi këtë me një paralajmërim: “Nëse nuk funksionon, presidenti i di opsionet e tij”./REL

marco rubio

Sondazh

Poll

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë