LIVE UPDATES
Bota

Raportoi një rritje të PBB-së prej 3.6% në vitin 2024, suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Vendi ballkanik, me një popullsi nën 4 milionë banorë, raportoi një rritje të PBB-së prej 3.6% në vitin 2024, shumë mbi mesataren e BE-së prej 0.9%.

30 Mars 2025, 07:34 Nga r.ll
Raportoi një rritje të PBB-së prej 3.6% në vitin 2024,
foto ilustruese

KROACI- Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh.

Vendi ballkanik, me një popullsi nën 4 milionë banorë, raportoi një rritje të PBB-së prej 3.6% në vitin 2024, shumë mbi mesataren e BE-së prej 0.9%. Ky përmirësim u nxit nga konsumi i fortë i familjeve, rritja e pagave dhe investimet e huaja, veçanërisht ato nga financimi i BE-së.

Në vitin 2024, punësimi në Kroaci arriti nivelet më të larta rekord, me një rritje prej 3.5% krahasuar me janarin 2023, domethënë prej afro 60,000 punëtorësh. Sektori i ndërtimit pati rritjen më të madhe të punësimit, me 6.9%, falë projekteve të shumta të infrastrukturës dhe investimeve të financuara nga BE-ja.

Paga mesatare neto u rrit me 15% (11% e përshtatur me inflacionin), duke shkuar në 1,318 euro në muaj. Sektori publik përjetoi rritjen më të madhe, pasi pagat në administratën qeveritare, arsim dhe shëndetësi, u rritën mesatarisht me 22%.

Megjithatë, suksesi ekonomik i vendit kërcënohet nga sektori publik në zgjerim e sipër, i cili është rritur pavarësisht nga tkurrja e popullsisë.

Kritikët paralajmërojnë se rritja mund të pengohet nga mungesa e reformave ekonomike nën drejtimin e kryeministrit Andrej Plenkovic nga Partia Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

“Rreth 40% e ekonomisë përbëhet nga sektori i qeverisë dhe tregtisë me pakicë”, tha analisti Neven Vidaković për agjencinë N1 TV. “Sektorët që mund të kontribuojnë më shumë në krijimin e vlerës dhe të ofrojnë vende pune me cilësi të lartë, nuk ekzistojnë më. Kjo është shkaktuar nga mungesa e reformave në 20 vitet e fundit”.

Tkurrja e parashikimeve të PBB-së nxit thirrjet për ndryshim

Rritja e shpenzimeve qeveritare ka ngritur pikëpyetje në lidhje me qëndrueshmërinë, pasi shpenzimet shtetërore vazhdojnë të tejkalojnë rritjen e PBB-së.

Në vitin 2024, punësimi në administratën publike u rrit me 5,1%, arsimi me 3,1%, dhe kujdesi shëndetësor dhe shërbimet sociale me 6,2%.

Ndërkohë, rritja e PBB-së pritet të ngecë në nivelin 3.3% në vitin 2025 dhe 2.9% në vitin 2026. Kjo tregon nevojën urgjente për reforma strukturore për të ruajtur qëndrueshmërinë afatgjatë dhe deficitet buxhetore të kërkuara nga BE-ja.

Megjithatë, këto reforma nuk janë kryer ende, veçanërisht në administratën publike. Pavarësisht se ka një popullsi prej më pak se katër milionë banorësh, Kroacia ka 555 njësi të qeverisjes publike, duke përfshirë 428 komuna dhe 127 qytete të organizuara në 20 rajone.

Për efekt krahasues, Irlanda e cila ka dyfishin e popullsisë, ka vetëm 95 rrethe komunale.

Shpenzimet qeveritare shënojnë një rritje rekord

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të PBB-së që nga viti 2017, shpenzimet qeveritare janë rritur edhe më shpejt, nga 16.9 miliardë euro në vitin 2017, në 28.1 miliardë euro në 2023. Kjo prirje vazhdoi në vitin 2024, me një rritje rekord prej 1.63 miliardë eurosh në pagat e sektorit publik, duke e sforcuar më tej buxhetin.

Qeveria kroate tani shpenzon më shumë për pagat e sektorit publik në raport me PBB-në, sesa shumica e vendeve të ngjashme të BE-së, përfshirë Slloveninë.

Siç vuri në dukje Branimir Perković për agjencinë Bloomberg Adria, gjendja e tanishme pasqyron skenarin e 20 viteve më parë, përpara recesionit të madh, kur rritja e PBB-së kroate ishte e fortë, por e nxitur nga shpenzimet shtetërore dhe jo nga zgjerimi i sektorit privat.

“Rritja ekonomike ishte e fortë në atë kohë, paksa më e ulët se e ekonomive të tjera të ngjashme”, shkroi ai. “Popullsia kroate ishte e kënaqur me këtë dhe nuk prisnin ndonjë reformë të dukshme, sepse ndiheshin më të sigurt”.

Megjithatë, kur goditi recesioni, punësimi i qeverisë mbeti i qëndrueshëm, ndërsa sektori privat humbi gati 200,000 vende pune, duke çuar në një rënie të gjatë ekonomike dhe një rimëkëmbje që zgjati një dekadë.

Paradoksi i pasurive të paluajtshme – çmimet rriten, kërkesa ulet

Megjithatë, tregu i pasurive të paluajtshme paraqet një paradoks: uljen e kërkesës dhe rritjen e çmimeve. Në vitin 2024, numri total i transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ra me 2.9% krahasuar me një vit më parë.

Istria (-22%) dhe Qarku i Zadarit (-20%) shënuan rëniet më të ndjeshme. Megjithatë, shitjet e pronave u rritën në Qarkun Primorje-Gorski Kotar, ku transaksionet u shtuan me 23%.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 12.3% në bazë vjetore, me rritjet më thelbësore të regjistruara përgjatë bregdetit të Adriatikut (+16%) dhe në kryeqytetin Zagreb (+7.7%), ku sllovenët ua kaluan gjermanëve si investitorë kryesorë të huaj.

Një faktor tjetër që shkakton këtë mospërputhshmëri me tregun e pasurive të paluajtshme është disponueshmëria e hipotekës. Bankat vendase kishin mundësuar kredi të favorshme përpara shtrëngimit të ri rregullator, të caktuar për në prill.

Stimujt e rinj të qeverisë për strehimin, si zbritjet e taksave për ata që blinin shtëpi për herë të parë dhe ulja e TVSH-së për ndërtimet e reja, po ndihmojnë gjithashtu në rritjen e kërkesës.

Ndërkohë, gati 40% e pasurive të paluajtshme në vitin 2024, shkuan për blerës të huaj. Çmimet kanë të ngjarë të mbeten të larta pasi investitorët e huaj shohin mundësinë për të zotëruar prona të shtrenjta, veçanërisht në rajonet turistike./MONITOR

kroaci

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta