LIVE UPDATES
Bota

Rriten tensionet! Koreja e Veriut lëshon raketa, dërgon avionët pranë kufirit

Lëshimet e raketave nga Korea e Veriut, pjesë e provave të saj rekord të këtij viti, u panë si përpjekje të zotit Kim për të përftuar një arsenal më frikësues për të ushtruar presion ndaj rivalëve të Koresë së Veriut, që ta pranojnë vendin e tij si një shtet legjitim bërthamor dhe që të heqin sanksionet ekonomike.

14 Tetor 2022, 07:48 Nga DOSJA
Rriten tensionet! Koreja e Veriut lëshon raketa, dërgon avionët

KORE E JUGUT- Korea e Veriut lëshoi të premten një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt ujërave të saj lindore dhe nisi avionë drejt kufirit me Korenë e Jugut, njoftoi ushtria koreanojugore. Po rriten kështu tensionet e shkaktuara nga disa valë testimesh raketash nga Korea e Veriut. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi nëpërmjet një deklarate se raketa u nis nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut në orën 1:49 sipas orës lokale.

Deklarata thotë se Korea e Jugut ka rritur kapacitetet vëzhguese dhe po koordinon nga afër me Shtetet e Bashkuara gjendjen e gatishmërisë së saj ushtarake. Edhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dhe zyra e kryeministrit japonez shkruajtën në Twitter se Korea e Veriut ka lëshuar një raketë të mundshme. Ky është më i fundit në një seri lëshimesh raketash nga Korea e Veriut gjatë javëve të fundit. Korea e Veriut tha të enjten se udhëheqësi Kim Jong Un mbikqyri lëshimin e raketave me rreze të gjatë, për të cilat ai tha se demonstruan me sukses kapacitetet në rritje të ushtrisë koreanoveriore për sulme bërthamore.

Korea e Veriut tha të hënën se provat e saj me raketa gjatë dy javëve të fundit ishin simulime të sulmeve bërthamore ndaj objektivave kyçe në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Korea e Veriut tha se provat kishin për qëllim të lëshonin një paralajmërim për Seulin dhe Uashingtonin për organizimin e stërvitjeve"të rrezikshme" të përbashkëta detare, që përfshinin një aeroplanmbajtëse amerikane.

Lëshimet e raketave nga Korea e Veriut, pjesë e provave të saj rekord të këtij viti, u panë si përpjekje të zotit Kim për të përftuar një arsenal më frikësues për të ushtruar presion ndaj rivalëve të Koresë së Veriut, që ta pranojnë vendin e tij si një shtet legjitim bërthamor dhe që të heqin sanksionet ekonomike.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha gjithashtu në një deklaratë se Korea e Veriut kishte dërguar avionë luftarakë pranë kufirit të enjten vonë dhe herët të premten, duke e shtyrë Korenë e Jugut të niste avionët e saj luftarakë. Avionët e Koresë së Veriut fluturuan deri në 12 kilometra në veri të kufirit ndër-korean. Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se u përgjigj duke nisur avionë F-35 dhe avionë të tjerë luftarakë.

Nuk pati raportime për përplasje. Një incident i ngjashëm ndodhi në fillim të këtij muaji, por ishte ende e pazakontë që Koreja e Veriut të dërgonte avionët e saj luftarakë pranë kufirit. Gjithashtu, në fluturimin e mëparshëm të këtij muaji, avionët luftarakë të Koresë së Veriut udhëtuan shumë më larg nga kufiri, krahasuar me trajektoret e tyre të enjten dhe të premten.Ushtria e Koresë së Veriut lëshoi gjithashtu një deklaratë herët të premten duke akuzuar Korenë e Jugut për goditje me artileri për rreth 10 orë pranë kufirit të enjten. Ajo nuk tha nëse zjarri i artilerisë ishte një stërvitje apo goditje ndaj Koresë së Veriut. Ushtria e Koresë së Veriut tha se mori në përgjigje "kundërmasa të forta ushtarake" të paspecifikuara.

"Ushtria  Popullore e Koresë së Veriut i dërgon një paralajmërim të ashpër ushtrisë së Koresë së Jugut që nxit tensione ushtarake në zonën e frontit me veprime të pamatura", tha një zëdhënës i paidentifikuar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Koreane në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia zyrtare Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Zyra e marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.

Pas provave me raketa të së mërkurës, Kim Jong Uni vlerësoi gatishmërinë e forcave të tij luftarake bërthamore, të cilat ai tha se ishin plotësisht të përgatitura për "luftë reale për të sjellë armiqtë nën kontrollin e tyre me goditje" nga sisteme të ndryshme armësh që janë "të lëvizshme, të sakta dhe të fuqishme”, njoftoi KCNA-ja.

Zoti Kim tha se testet dërgojnë "një paralajmërim tjetër të qartë për armiqtë" dhe u zotua të zgjerojë më tej sferën operacionale të forcave të tij të armatosura bërthamore për të "frenuar me vendosmëri çdo krizë vendimtare ushtarake dhe krizë lufte në çdo kohë dhe për të marrë plotësisht iniciativën", tha KCNA-ja.

Marrë nga VOA

koreja e jugut koreja e veriut

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën