LIVE UPDATES
Bota

Kush po udhëheq shtypjen e protestave në Iran?

Pas protestave të fundit, të cilat shpërthyen pasi 22 vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit muajin e kaluar, këto trupa janë vendosur në qytetet e mëdha, duke sulmuar dhe ndaluar protestuesit, të cilët në shumë raste i janë kundër përgjigjur.

13 Tetor 2022, 22:10 Nga I.A
Kush po udhëheq shtypjen e protestave në Iran?
Protestat

IRAN- Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, shpesh duke mbajtur armë ose shkopinj u shfaqën që në nisje të protestave në Iran. Ata janë anëtarë të asaj që njihet si Basij (ba-SEEJ'), vullnetarë paraushtarakë që janë mjaft besnikë ndaj Republikës Islamike. Trupat e Ajatollahut kanë marrë një rol drejtues në shtypjen e disidentëve për më shumë se dy dekada.

Pas protestave të fundit, të cilat shpërthyen pasi 22 vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit muajin e kaluar, këto trupa janë vendosur në qytetet e mëdha, duke sulmuar dhe ndaluar protestuesit, të cilët në shumë raste i janë kundër përgjigjur.

Në një video që po qarkullon gjerësisht shfaqen dhjetra nxënëse që heqin mbulesën e detyrueshme islamike, e njohur si hixhab dhe duke bërtitur i kërkojnë një drejtuesi të Basij, që të largohet.

Mbetet për t'u parë nëse protestat do të dobësohen, por rol të madh pritet të ketë mënyra se si Basij dhe forcat e tjera të sigurisë do t’u përgjigjen atyre.

Basij, emri zyrtar i të cilit përkthehet Organizata për Mobilizimin e të Shtypurve, u themelua nga Ajatollah Ruhollah Khomeini menjëherë pas revolucionit islamik të vitit 1979 për të islamizuar shoqërinë iraniane dhe për të luftuar armiqtë e brendshëm.

Gjatë luftës shkatërrimtare Iran-Irak në vitet 1980, Basij udhëhoqi sulmet famëkeqe kundër ushtrisë së Sadam Huseinit, duke vënë në rresht, përballë ushtrisë, luftëtarë me armatime të dobëta, shumë prej të cilëve adoleshentë, që humbën jetën ndërsa vraponin nëpër fushat e minuara dhe mes zjarrit të artilerisë.

Me nisjen e revoltave të fundit studentore të viteve 1990, Basij mori një rol pak a shumë të ngjashëm me partinë në pushtet të një shteti autoritar. Trupat e Basij janë nën komandën e Gardës Revolucionare të Iranit dhe besnikë të fortë ndaj Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, i cili vazhdimisht u thur lavde se ata janë shtyllë e Republikës Islamike.

Ata kanë krijuar degë anembanë vendit, si dhe organizata studentore, sindikata dhe entitete mjekësore. Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur sanksione për atë që thotë se është një rrjet shumë miliardësh biznesesh të drejtuara në fshehtësi nga Basij. Aparati i sigurisë së Basij përfshin brigada të armatosura, forca kundër trazirave dhe një rrjet të gjerë informatorësh që spiunojnë fqinjët e tyre.

Saeid Golkar, një studiues iranian në Universitetin e Tennessee Chattanooga, i cili ka shkruar një libër për Basij, thotë se organizata ka rreth 1 milion anëtarë, dhjetëra mijëra janë forca sigurie.

"Për shkak se ata janë iranianë të zakonshëm pa uniformë, Republika Islamike i cilëson ata si mbështetës pro-regjimit," tha ai. "Por në të njëjtën kohë, shumica e këtyre njerëzve paguhen nga Republika Islamike."

Pse forcat iraniane po sulmojnë protestuesit?

Ekspertët thonë se shumë nga ata që bashkohen me Basij e bëjnë këtë për shkak të nevojave ekonomike, pasi përmes anëtarësimit ata sigurojnë mbështetje për t’u pranuar në universitete dhe dhe për t’u punësuar në sektorin publik.

Anëtarësimi paraprihet nga një indoktrinim i fortë, për 45 ditë ata marrim mësime ideologjike dhe ushtarake.

Atyre u mësohet se revolucioni islamik është një luftë hyjnore kundër padrejtësisë, një luftë që kërcënohet nga armiqtë e shumtë, që nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e deri te grupet opozitare iraniane në mërgim e madje edhe vetë kultura perëndimore.

“Edhe nëse rekrutët e rinj nxiten fillimisht nga përfitimet personale”, thotë Golkar, "indoktrinimi mund të ndihmojë në forcimin e arsyeve"

Sipas Organizatës, shamia islamike ose hixhabi, është një mburojë kundër përzierjes gjinore, shkeljes së kurorës dhe korrupsionit, heqja e saj është shenjë e kulturës së shthurur perëndimore. Krerët e Iranit kanë hedhur akuza se protestat e fundit janë pjesë e një komploti të huaj për të nxitur trazira.

Akuza që janë hedhur poshtë nga vetë protestuesit që thonë se demonstratat janë një shpërthim spontan i zemërimit për sundimin shtypës prej dekadash, qeverisjes së keqe dhe izolimit ndërkombëtar.

Si mund të bllokohen protestat nga forcat e Iranit?

Politika e kontrollit në Iran fillon me mbikqyrjen e madhe të qytetarëve, mbikqyrje që kryhet nga Basijitët, që janë të pranishëm pothuajse në çdo institucion publik. Irani gjithashtu kufizon qasjen në internet, veçanërisht gjatë periudhës së protestave dhe organizata ka një njësi të posaçme kibernetike hakerimi ndaj armiqve. "Ka strategji të ndryshme. Sigurisht që më e dukshme është dhuna," tha Sanam Vakil, një ekspert i Iranit në institucionin kërkimor Chatham House në Londër.

Kur shpërthejnë protestat, Basijitët vishen me të zeza, hipin me motoçikleta, ndonjëherë duke mësyrë drejt demonstruesve për t’i shpërndarë. Ata veprojnë së bashku me policinë dhe Gardën Revolucionare të Iranit.

"Ata i ndjekin, i rrahin dhe i qëllojnë. I rrethojnë protestuesit dhe i fusin në furgona për t'i çuar në qendrat e paraburgimit për t’i dhunuar ashpër," tha Vakil.

Anëtarë të organizatës Basijis mund të infiltrohen edhe mes protestuesve, me qëllim identifikimin e udhëheqësve të protestës. Amnesty International tha në një raport muajin e kaluar se katër individë të identifikuar nga autoritetet iraniane si pjesë e Basijis janë qëlluar dhe vrarë nga forcat e sigurisë pasi ishin ne mesin e protestusve.

A do të arrijë Irani t'i frenojë protestat?

Irani ka shtypur një seri protestash ndër vite, duke përfshirë Lëvizjen e Gjelbër të vitit 2009, kur miliona njerëz dolën në rrugë pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Qindra vetë u vranë në vitin 2019 kur Irani shtypi demonstratat lidhur me krizën e gjatë ekonomike të vendit që përballet me sanksione të rënda.

Por protestat e fundit kanë një ndjenjë tjetër, çka mund ta bëjë më të vështirë shuarjen e tyre.

Ato udhëhiqen nga gra të reja të zëmëruara për zbatimin përherë e më të rreptë të kodit konservator islamik të veshjes. Por protestat po marrin mbështetje nga një pjesë shumë më e gjerë e shoqërisë, duke përfshirë pakicat etnike dhe madje edhe disa punëtorë në industrinë kryesore, të Iranit, atë të naftës.

Protestuesit akuzojnë policinë morale të Iranit për rrahjen për vdekje të 22-vjeçares Mahsa Amini për shkak se nuk e kishte vënë plotësisht hixhabin. Autoritetet mohojnë se ajo u keqtrajtua, duke thënë se ajo vdiq nga një atak në zemër, çka është kundërshtuar nga familja e saj.

Videot e protestave të fundit tregojnë gra të reja që presin flokët e tyre ndërsa demonstruesit thërrasin "vdekje diktatorit" dhe slogane të tjera.

Anëtarët e Basij arrijnë t’i zmbrapsin dhe nëse ndonjëherë edhe t’i përzenë protestuesit. Por askush nuk pret që autoritetet iraniane të tërhiqen së shpejti.

"Me censurën e lartë të internetit, është pak herët për të arritur në përfundim nga larg, mbi atë që po ndodh saktësisht atje," tha Vakil. "Por unë mendoj se qeveria shpresonte në fillim se protestat do të shuheshin dhe tani shtypja sa vjen dhe bëhet më e fortë".

Marrë nga VOA

mahsa amini protesta ne iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet