LIVE UPDATES
Bota

Rezistencë ndaj rreziqeve të mëdha? Rusia e zgjeron sistemin e pagesës me fytyrë

Kazani, një qytet në rajonin e lumit Vogla të Tatarstanit, dhe një stacion metroje në Nozhni Novgorod, një tjetër qytet i madh në Vogla, kanë filluar ta përdorin këtë sistem në gusht, i cili njihet si “Face Pay”, sipas mediave ruse dhe raportimeve qeveritare.

19 Shtator 2024, 08:04 Nga M.B
Rezistencë ndaj rreziqeve të mëdha? Rusia e zgjeron sistemin e
Foto ilustruese

RUSIA- Rusia ka filluar ta zgjerojë sistemin e pagesës me fytyrë, pra përmes njohjes së fytyrës, në stacione të metrove në gjashtë qytete jashtë Moskës, megjithëse aktivistët kanë paralajmëruar për rreziqet që bart një vendim i tillë për të drejtat e njeriut. Kazani, një qytet në rajonin e lumit Vogla të Tatarstanit, dhe një stacion metroje në Nozhni Novgorod, një tjetër qytet i madh në Vogla, kanë filluar ta përdorin këtë sistem në gusht, i cili njihet si “Face Pay”, sipas mediave ruse dhe raportimeve qeveritare.

Qendra e Teknologjive Biometrike (QKB), kompania shtetërore që mbikëqyr projektin e pagesave biometrike, pretendon se të gjitha sistemet e metrosë në Rusi, do ta përdorin këtë teknologji deri në vitin 2025.

“Për çdo udhëtar, procesi do të jetë plotësisht pa pengesa”, Tatar-Inform.ru e citoi drejtorin e përgjithshëm të QKB-së, Vladislav Povolotsky, duke thënë për udhëtarët e metrosë së Kazanit. “Udhëtarët mund të udhëtojnë ndërmjet qyteteve të vendit tonë të madh duke e përdorur këtë shërbim”.

Duke cituar dokumentet e QKB-së, e përditshmja Kommersant raportoi në janar se Jekaterinburgu dhe Samara do ta instalojnë sistemin e pagesës me fytyrë në vitin 2024. Shën Petersburgu dhe Novosibirsk do ta kenë këtë sistem deri në fund të vitit 2025. Zyrtarët rusë pretendojnë se sistemi i pagesës me fytyrë ofron siguri dhe rehati të pakrahasueshme, pasi për të funksionuar mbështetet vetëm te fytyra e udhëtarit. Por, për kritikët, pikërisht ky është problemi.

Në Moskë, e cila e lansoi sistemin e parë të pagesës me fytyrë në Rusi në vitin 2021, kamerat e sigurisë në rrugë janë përdorur për t’i arrestuar si pjesëmarrësit e dyshuar në protestat antiqeveritare, ashtu edhe gazetarët që mbulonin protestat. Duke përmendur ndalime dhe arrestime të tilla, avokati Andrei Fedorkov, i cili punon për organizatën e ndaluar ruse të të drejtave të njeriut, Memorial, për mbështetjen e të burgosurve politikë, ka frikë se kjo praktikë mund të shtrihet në sistemin biometrik të pagesave të metrosë në Rusi. Ai i quajti "të rëndësishme" rreziqet që paraqet kjo.

"Ky sistem është tashmë aktiv dhe funksional. Nuk është aq i madh dhe gjithëpërfshirës sa në Kinë, por tendenca është krejtësisht e dukshme," tha Fedorkov. "Prandaj, po, ky sistem do të bëhet një instrument tjetër i fuqishëm në Rusinë e sotme për vëzhgimin dhe kontrollimin e qytetarëve."

Përdoruesit e metrosë së Kazanit i thanë gazetës lokale të lajmeve Vechernyaya Kazan se në ekran shfaqen “komplimente” kur pajisja “Face Pay” skanon fytyrat e tyre dhe "merr parasysh stilin [e tyre], shijen në veshje, buzëqeshjen dhe veçori të tjera".

Prej 15 shtatorit, ata do të pranojnë një "kusur" prej 15 rublash (rreth 15 centë) për çdo udhëtim me “Face Pay”, sipas zyrtarëve të metrosë së Kazanit. Nuk është e qartë se sa udhëtarë në Kazan dhe Nizhni Novgorod kanë vendosur ta përdorin sistemin “Face Pay”. Përveç Rusisë, Kina, Kazakistani dhe Japonia përdorin gjithashtu sistemin e pagesës përmes njohjes së fytyrës në metrotë e tyre.

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) theksoi për Radion Evropa e Lirë në vitin 2021 se "kërkesat dhe masat mbrojtëse" duhet të ekzistojnë për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës. Duke përmendur mungesën e informacionit, zëdhënësja e OHCHR-së, Liz Throssell, nuk pranoi të komentojë në lidhje me përdorimin e “Face Pay” nga metroja e Kazanit, por tha se në vija të përgjithshme, "sistemet biometrike, si sistemet e pagesave, janë teknologji me rrezik të lartë që në thelb mbartin rreziqe në rritje për të drejtat e njeriut, përfshirë për të drejtat për privatësi dhe lirinë e shprehjes”.

Edhe kur përdorimi i biometrikes është vullnetar, tha ajo, "ndjeshmëria e të dhënave biometrike kërkon mbrojtje veçanërisht të forta ligjore dhe teknike".

"Qëllimi i mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave biometrike, kohëzgjatja e ruajtjes dhe kush ka qasje në të dhëna, duhet të jetë rreptësishtë e kufizuar," tha Throssell.

Ligji i vitit 2022 i Rusisë për përdorimin e të dhënave biometrike për identifikimin e individëve urdhëron që Qeveria dhe banka qendrore duhet të shkatërrojnë automatikisht të dhënat biometrike pas 10 ditësh, përveç nëse personi të cilit i përkasin është ankuar për "përpunimin e paligjshëm" të atyre të dhënave, ose për ndonjë defekt në përdorimin e tyre për autencitet. Ligji, gjithashtu, ndalon kalimin e atyre të dhënave tek palët e treta.

Megjithatë, ligji thotë se dispozitat e tij nuk zbatohen për punën e "hetuesisë dhe inteligjencës", e as për "mbrojtjen kombëtare, garantimin e sigurisë së shtetit dhe zbatimin e ligjit" dhe "zbatimin e politikës së jashtme".

Hartat online tregojnë se QKB, një kompani e themeluar në vitin 2022 nga gjiganti i shërbimeve digjitale, Rostelekom, Ministria e Zhvillimit Digjital, Komunikimeve dhe Mediave Masive dhe banka qendrore, ndodhet në një ndërtesë në Moskë, ku gjithashtu ndodhet edhe Rosoboroneksport, agjencia që merret me eksportet ushtrisë ruse, dhe Shërbimi Federal për Bashkëpunim Ushtarak dhe Teknik i Ministrisë së Mbrojtjes.

QKB-ja e mbikëqyr Sistemin e Bashkuar Biometrik, i cili mbledh të dhëna biometrike për pagesat, si për metronë, ashtu edhe për sektorin privat. Në një intervistë më 27 qershor me faqen e internetit për konferencën e teknologjive digjitale, Povolotsky pohoi se baza e të dhënave mban "mostrat biometrike" të individëve të ndara nga "të dhënat e tyre personale". Ai tha se baza e të dhënave nuk përmban "emrat dhe mbiemrat, numrat e taksapaguesve individualë, adresat dhe informacione të tjera personale".

Përdorimi i sistemit biometrik nuk është i detyrueshëm për udhëtarët e metrosë. Udhëtarët që duan të paguajnë nëpërmjet njohjes së fytyrës duhet të ngarkojnë një fotografi selfie në aplikacionin celular për portalin e shërbimeve qeveritare të Rusisë dhe më pas ta lidhin llogarinë e tyre me një aplikacion tjetër, SBPay, i cili trajton pagesat biometrike, sipas një udhëzuesit QKB-së. Duke iu referuar planeve të përgjithshme biometrike të Rusisë, Povolotsky pohoi në qershor se rusët "do të gjejnë gjithmonë një zgjedhje, t’i marrin shërbimet sipas zakonit të vjetër, apo t’i përdorin ato biometrike."

Kjo zgjedhje është arsyeja pse eksperti i sigurisë Pavel Luzin, i cili më parë këshilloi liderin e ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalny, thotë se shqetësimi i vërtetë për “Face Pay” mund të jetë mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj tij. Sisteme të tilla pagesash mund ta kontrollojnë sjelljen e njerëzve vetëm përmes frikës se ata janë të vëzhguar - pavarësisht nëse janë apo jo në të vërtetë, thotë ai.

"Njerëzit shohin kamerat. Atyre u thuhet diçka për inteligjencën artificiale dhe, kështu, ata tashmë kanë frikë se mund të marrin frymë në mënyrën e gabuar dhe e censurojnë veten," tha Luzin nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane me bazë në SHBA.

Ai i quajti investimet në “Face Pay” – të cilat kanë kapur shifrën prej 2.9 milionë dollarë vetëm për instalimet sipas Kommersant – si "mashtrime të kota" që nuk japin "asnjë rezultat praktik". Megjithatë, për rusët që zgjedhin të udhëtojnë me “Face Pay”, Fedorkov pohon se rreziqet ekzistojnë. Forcat ruse të sigurisë, parashikoi ai, "nuk do të heqin dorë, nëse do të kenë mundësi, nga një sistem i vëzhgimit me video të njohjes së fytyrës, pasi teknologji të tilla ua mundësojnë atyre t’i identifikojnë në protesta masive edhe ata pjesëmarrës që i shpëtuan paraburgimit"./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit