Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në votimin privat të mbajtur në Kongres më 11 tetor, në garë për nominim ishin Jim Jordan dhe Scalise. Ky i fundit fitoi nominimin me një rezultat të ngushtë.
SHBA- Ligjvënësit nga Partia Republikane kanë nominuar Steve Scalise për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Por, tani ata duhet të tentojnë të unifikojnë partinë që ai të zgjidhet gjatë votimit në Dhomë, pas shkarkimit të Kevin McCarthyt nga udhëheqja e këtij institucioni.
Në votimin privat të mbajtur në Kongres më 11 tetor, në garë për nominim ishin Jim Jordan dhe Scalise. Ky i fundit fitoi nominimin me një rezultat të ngushtë.
“Ne kemi shumë punë për të bërë”, tha Scalise pas votimit.
Votimi për zgjedhjen e tij mund të mbahet më së afërmi pasditen e së mërkures.
Javën e kaluar, McCarthy u bë udhëheqësi i parë i Dhomës së Përfaqësuesve në historinë amerikane që u shkarkua gjatë një votimi. Ende është e paqartë nëse ligjvënësit republikanë, mbështetës të ish-presidentit Dinald Trump, të cilët votuan për shkarkimin e McCarthyt, do të votojnë për zgjedhjen e Scalise.
Demokratët pritet të kundërshtojnë nominimin e republikanëve.
Që Scalise të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, duhet që për të votojnë shumica e institucionit prej 435 ulësesh.
“Nuk e di se si do të arrijmë 2018 vota”, tha përfaqësuesi republikan në Dhomë, Troy Nehls. “Do të jetë një javë e gjatë”.
Politikanët e linjës së ashpër votuan për largimin e McCarthyt, pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare. Zgjedhja e kryetarit të ri vjen në një moment të një krize politike në Dhomën e Përfaqësuesve, vetëm dhjetë muaj pasi Republikanët fituan shumicën në këtë institucion.
Që Scalise të bëhet kryetari i ri i Dhomës, atij i duhet të marrë pothuajse të gjitha votat e republikanëve. Zakonisht kërkohen 218 vota, por aktualisht në Dhomë janë dy ulëse të zbrazëta, duke bërë që pragu për t’u zgjedhur kryetari i ri të ulet në 217.
Marrë nga REL
Arian Zeka KOSOVË- Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se rënia e investime të huaj...
Foto ilustruese IZRAEL- Zyrtari izraelit akuzon Iranin se i dha dritën jeshile sulmeve të Hamasit, pavarësisht inteligjencës fille...
Foto ilustruese IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë përjashtuar një "infiltrim të dyshu...
Itay Glisko IZRAEL- Një ushtar izraelit i lindur në Nju Xhersi u vra në mënyrë makabre nga grupi i Hamasit, në sulmin e ...
Foto ilustruese IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar mbrëmjen e sotme se do të takohet me kryeministrin izr...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për negociata midis forcave izraelite dhe palestineze dhe shpresoi s...
Izrael SHBA- Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby deklaron se nga 17 amerikan&e...
Palestinë PALESTINË- Hamasi ka mohuar që militantët e tij u kanë prerë kokën fëmijëve dhe kanë sulmuar gr...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka reaguar për herë të parë konfliktin e ashpër Izrael-...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka marrë garanci nga Uashingtoni se ndihma ushtarake për Ukra...