All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Arian Zeka: Rënia e investimeve, peng i perceptimit se Kosova nuk ofron stabilitet

Ai shton se ajo çka është e rëndësishme aktualisht dhe në kushtet kur bota është përfshirë nga një konflik i ri, është që vëmendja e Shteteve të Bashkuara tek Ballkani, e Kosova në veçanti, të mos mungojë.

11 Tetor 2023, 22:52 Nga I.A
Arian Zeka: Rënia e investimeve, peng i perceptimit se Kosova nuk ofron
Arian Zeka

KOSOVË- Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se rënia e investime të huaja direkte në Kosovë është pashmangshëm pasojë e perceptimit të krijuar se vendi nuk ofron stabilitet e vuan nga pasiguria juridike, gjë që çdo investitor sikurse thotë ai, do ta shmangte me çdo kusht.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Zeka thekson nevojën e arritjes së një marrëveshje normalizimi me Serbinë, që do të sillte për pasojë edhe normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vende. Ai shton se ajo çka është e rëndësishme aktualisht dhe në kushtet kur bota është përfshirë nga një konflik i ri, është që vëmendja e Shteteve të Bashkuara tek Ballkani, e Kosova në veçanti, të mos mungojë.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, prej më shumë se një viti marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë qenë tejet të tensionuara. Ato shënuan një nivel të ri edhe më alarmues pas sulmit më 24 shtatorit. Ju keni thenë se për vite me radhë Kosova ka dështuar në aspektin e tërheqjes së investimeve jo vetëm nga korporatat serioze, por të gjitha korporatat në përgjithësi, përfshirë dhe ato amerikane. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë mbi klimën e biznesit?

Arian Zeka: Për rastësi u zgjova sot me një lajm se që ka rënie të investimeve të huaja direkte në Kosovë përgjatë periudhës së fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhej fjalë për një rënie prej 12 për qind në vëllimin e investimeve të huaja direkte dhe nuk di nëse lidhet domosdoshmërisht me situatën aktuale politike, me tensionet në veri apo sulmin e armatosur atje. Megjithatë po vërejmë që ka një rënie në aspektin e investimeve të huaja direkte. Duhet natyrisht një studim pak më i mirëfilltë për të dalë në përfundimin nëse ka një lidhje mes situatës politike, tensioneve dhe mundësisë së tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Megjithatë kjo gjë po ndodh. Është diçka që Oda Ekonomike Amerikane (e Kosovës) e ka paralajmëruar në vazhdimësi. Edhe pse jemi një odë ekonomike, ne kemi pasur tre apo katër deklarata në të cilat kemi theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. E në këtë aspekt pa shmangshëm edhe arritjen e normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht përpjekjeve tona, të mbështetura edhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe projekte të ndryshme që financohet nga taksapaguesit amerikanë, sot vazhdojmë të jemi në këtë situatë. Është vështirë të flasim për një normalizim të raporteve për aq kohë sa lidershipet në të dyja vendet nuk arrijnë dot një marrëveshje apo ajo çka është më e rëndësishmja, nuk zbatojnë dot marrëveshjet e nënshkruara ose të arritura në të kaluarën.

Zëri i Amerikës: Ju e keni përmendur shpesh çështjen e mungesës së investimeve të huaja direkte. A mendoni se qeveria po bën sa duhet për tërheqjen e tyre?

Arian Zeka: Asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Ajo çka qeveria aktuale po bën dhe dua të jem objektiv, se qeveria megjithatë ka ndërmarrë përpjekje të mëdha për të luftuar korrupsionin, krimit ë organizuar dhe fuqizimin e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por megjithatë duket se këto përpjekje tonat, përpjekjet e qeverisë aktuale, të gjitha përpjekjet e qeverive të kaluara, nuk po arrijnë të krijojnë rezultate pozive për shkak të këtyre problemeve të hapura, që ne i kemi me fshinjët tanë, në radhë të parë me Serbinë. Natyrisht edhe mungesën e funksionalizimit të shtetit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, për shkak të mos njohjeve nga shtete kyçe, anëtare të BE-së dhe po ashtu institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Në fillim të shtatorit dhoma që ju drejtoni i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë masat kufizuese, të vendosura pas 15 qershorit, ndaj importeve që vinin nga Serbia, pasi një vendim i tillë sipas jush ka prekur edhe importet nga kompanitë në pronësi amerikane. A i qëndroni të njëjtës kërkesë edhe pas 24 shtatorit?

Arian Zeka: Pyetje e mirë, pasi 24 shtatori i ka ndryshuar gjërat në shumë aspekte, por megjithatë unë do të përsëris atë që vazhdon të jetë qëndrim i Odës Ekonomike Amerikane dhe që megjithatë nuk duhet të ketë barriera në lëvizjen e mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe të kapitalit, pavarësisht se prej kujt impononohen këto barriera. Për hir të së vërtetës prodhuesit kosovarë përballen me barriera të shumta që imponohen nga ana e autoriteteve të Serbisë, në përpjekjet e tyre për të eksportuar mallrat në Serbi dhe në anën tjetër, masat e sigurisë e vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës po ashtu duhet të hiqet, pasi ka ndikim në funksionimin e tregut, pengon qarkullimin e mallrave dhe siç e kemi thënë në deklaratat tona në fillim të shtatorit, tek kompanitë në pronësi të huaj. Po e përsëris, ajo që po ndodh momentalisht është se qeveria ka eliminuar të gjitha barrierat për një sërë mallrash të cilat importohen nga Serbia, për lëndët e para, pastaj për gjysmë-produktet, pra prodhimet që i nënshtrohet më tej procesit të përpunimit, ndërsa në anën tjetër vazhdon të ketë një ndalesë për mallrat e përfunduara, e këto mallra, prodhohen kryesisht në fabrikat të cilat janë në pronësi të investitorëve amerikanë, gjermanë e të tjerë.

Zëri i Amerikës: Nëse e lëmë mënjanë çështjen e marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, cila është sipas jush një pengesë tjetër që ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja në Kosovë?

Arian Zeka: Pashmangshëm edhe kjo pengesë është e natyrës politike, apo të paktën rrënjët i ka tek çështjet politike, domethënë tek përceptimi i cili në masë të madhe nuk është i mirë për Kosovën. Për aq kohë sa ne nuk arrijmë të bëhemi shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të sigurojmë anëtarësi të plotë në organizatat e tjera ndërkombëtare, pjesë e të cilave nuk jemi, ne realisht shihemi si një tregim jo i kompletuar dhe si një vend i cili prodhon në pafundësi, mungesë të stabilitetit, ofron pasiguri juridike dhe natyrisht kjo është diçka që investitorët duan të shmangin me çdo kusht.

Zëri i Amerikës: Aktualisht bota po përballet me një krizë të re në Lindjen e Mesme. A shihni pasoja e mundshme të këtij konflikti të ri tek ekonomia e vendit tuaj?

Arian Zeka: Ajo çfarë nuk do të donim të ndodhte është natyrisht që ky konflikt në Lindjen e Mesme të përshkallëzohet më tej apo në çfarëdo situate, ajo që ne po e nënvizojmë edhe në këto takime, me përfaqësues të qeverisë amerikane dhe të organizatave të tjera, që kanë ndikim të fuqishëm në fomërsimin e politikës së jashtme të Amerikës është që të mos humbasë sërish vëmendja tek Ballkani, tek Kosova në veçanti, meqënëse pastaj ajo që mund të ndodhë më pas, do të kërkojë shumë më tepër kohë dhe energji për të rikuperuar dëmet të cilat mund të ndodhin. Pra edhe njëherë e përsëris, se pavarësisht asaj që mund të ndodhë në vatrat e tjera të krizës anëmbanë botës, Ballkani nuk duhet të humbas vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Marrë nga VOA

arian zeka

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj