LIVE UPDATES
Bota

Republikanët e akuzojnë Bidenin për “hipokrizi” lidhur me dokumentet e klasifikuara

Të paktën 20 dokumente që datonin nga koha kur Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamës, janë gjetur në shtëpinë e tij dhe në një zyrë që Biden ka përdorur në Uashington. Biden kishte kritikuar paraardhësin e tij, Donald Trump, pasi në shtëpinë e ish-presidentit amerikan u gjetën dokumente të klasifikuara.

16 Janar 2023, 21:24 Nga k.m.
Republikanët e akuzojnë Bidenin për “hipokrizi”
Joe Biden

Republikanët e kanë akuzuar presidentin amerikan, Joe Biden, për “hipokrizi”, pasi së fundmi janë zbuluar më shumë dokumente të klasifikuar anë shtëpinë e presidentit në Delauer.

“Nëse jetoni në një shtëpi prej qelqi, mos hidhni gurë”, tha për ABC, kongresisti republikan nga Nebraska, Don Bacon.

Të paktën 20 dokumente që datonin nga koha kur Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamës, janë gjetur në shtëpinë e tij dhe në një zyrë që Biden ka përdorur në Uashington. Biden kishte kritikuar paraardhësin e tij, Donald Trump, pasi në shtëpinë e ish-presidentit amerikan u gjetën dokumente të klasifikuara.

“Si mund dikush të jetë kaq i papërgjegjshëm”, kishte deklaruar atëbotë Biden.

Trump po hetohet nga një këshilltar i posaçëm për shkak të zbulimit të qindra dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij Mar-a-Lago vitin e kaluar. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka kryer bastisje pasi që ekipi i Trumpit nuk u kishte dorëzuar autoriteteve të gjitha dokumentet që ishin zbuluar se mungonin.

Biden po ashtu po hetohet nga këshilltari i posaçëm, Robert Hur, i cili është emëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, për të hetuar mënyrë se si presidenti kishte vepruar me dokumentet e klasifikuara. Ende është e paqartë se sa dokumente janë gjetur në posedimin e Bidenit, por CBS ka raportuar se disa prej tyre ishin të shënjuara “top sekret”, që është niveli më i lartë i klasifikimit.

Sipas ligjit, të gjitha dokumentet e Shtëpisë së Bardhë duhet të dërgohen në Arkivat Kombëtare pas përfundimit të mandatit. Të dielën, një numër republikanësh po ashtu akuzuan Bidenin për standarde të dyfishta. James Comer nga Kentaki tha për CNN se “përderisa ai po bënte këtë [po akuzonte Trumpin], ai e dinte mirë se vetë kishte nën posedim dokumente të klasifikuara, prandaj hipokrizia është shumë e madhe në këtë rast”.

Edhe disa demokratë po ashtu kanë ngritur shqetësime lidhur me dokumentet e klasifikuara. Adam Schiff, ligjvënës demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve tha për mediat se dëshiron të dijë “nëse ka ndonjë rrezik të ekspozimit dhe cili do të jetë dëmi” për sigurinë kombëtare si pasojë e dokumenteve të klasifikuara që iu gjetën Bidenit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka deklaruar se për sa kohë të gjatë e ka ditur Biden se dokumentet ishin nën posedimin e tij, por ka insistuar se avokatët e presidentit i kanë dorëzuar dokumentet menjëherë pasi i kanë gjetur.

Është e paqartë se me çfarë ndëshkimesh mund të përballet Biden, por ekspertët kanë thënë se nuk pritet të ngrihen akuza penale, pasi prokurorët duhet të vërtetojnë se presidenti dhe ndihmësit e tij me qëllim kanë marrë dokumentet.

Biden është shprehur i habitur kur ka kuptuar se janë gjetur materiale të klasifikuara.

Grupi i parë i dokumenteve u gjetën më 2 nëntor në zyrën e Qendrës Penn Biden, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit. Megjithatë, gjetja e tyre u bë publike javën e kaluar. Më pas u njoftua se janë gjetur edhe disa dokumente në shtëpinë private të presidentit amerikan në Delauer./ Marrë nga REL

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj