Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky imazh, sipas mediave italiane kujton transferimin në burg të Giovanni Brusca, vrasësi më i kërkuar, i arrestuar në vitin 1996

ITALI- Arrestimi në Palermo i bosit mafioz Matteo Messina Denaro ka sjellë festë në Palermo. Në këto video të publikuara nga ANSA duket qartë gëzimi i qytetarëve që falënderojnë dhe përqafojnë policët në rrugë. Ata duartrokasin dhe filmojnë me celular çdo moment, duke falenderuar karabinierët 'del Ros' që kryen këtë mega-aksion.
"Bravo djema, faleminderit", thonë ata.
Ky imazh, sipas mediave italiane kujton transferimin në burg të Giovanni Brusca, vrasësi më i kërkuar, i arrestuar në vitin 1996. Me atë rast ka qenë Policia e Shtetit që ka kryer operacionin. Më pas shpërthyen nga gëzimi si agjentët që e kapën ashtu edhe qytetarët që prisnin jashtë komisariatit.
Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
Brendan Fraser SHBA- Brendan Fraser ishte një nga yjet e këtij viti të Critics Choice Awards, pasi fitoi çmimin për aktorin m&e...
Matteo Messina Denaro ITALI- Andrea Bonafade, me profesion topograf. Ky është identiteti që kishte zgjedhur për vete bosi mafioz Matteo...
Boris Johnson LONDËR- Boris Johnson ka nënshkruar një marrëveshje për të shkruar një libër mbi kohën e tij t&...
Foto ilustruese AFRIKË- Xhihadistët e dyshuar kanë rrëmbyer rreth 50 gra në Burkina Faso veriore të shkatërruar nga krye...
Robert Dussey dhe Ivica Daçiç Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi...
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët thonë se kanë përdorur një rreze lazer për të kontrolluar rrufetë. Kjo tekn...
Andrei Medvedev, NORVEGJI- Andrei Medvedev, një ish-komandant nga grupi "Wagner", ka kaluar ilegalisht kufirin ruso-norvegjez dhe paraqiti nj&eum...
Ermira Selimi SHKUP- Studentja Ermira Selimi ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë. Ajo bën thirrje për ndi...
Jetimir dhe viktima, Ivana SERBI- Për shqiptarin, Jetmir G. i cili dyshohet zyrtarisht për vrasjen e Ivana K. në Zvezdara ësh...
Lufta UKRAINË- Një komandant ukrainas ka bërë publike një video të një sulmi me dron ndaj ushtarëve rusë ...