LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për çmimet e produkteve medicinale përplas pozitën dhe opozitën në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës, si propozuese e këtij projektligji ka kërkuar nga deputetët që të përkrahin këtë nismë meqë sipas tyre do të ndalonte abuzimet në këtë sektor.

29 Korrik 2022, 14:59 Nga I.A

Projektligji për çmimet e produkteve medicinale përplas

KOSOVË- Deputetët e shumicës në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë mbështetur Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se qeveria ka punuar për hartimin e projektligjin që rregullon çmimet e barnave dhe të njëjtin do ta sjell në Kuvend gjatë sesionit vjeshtor.

Partia Demokratike e Kosovës, si propozuese e këtij projektligji ka kërkuar nga deputetët që të përkrahin këtë nismë meqë sipas tyre do të ndalonte abuzimet në këtë sektor.

“Ky projektligj është për t’i ndalur abuzimet dhe keqpërdorimet në sektorin e farmacisë dhe tregtinë me barnat. Më vjen shumë keq kur vërejtjet për këtë projektligj vijnë prej punonjësve të kompanive farmaceutike dhe kjo e sqaron më mirë pse Vetëvendosje është kundër këtij projektligji. Por mbrojtja më e mirë është sulmi çdo herë. Ja përkujtoj që asnjë lloj lidhje me oligarkët nuk e kam. Arben Vitinë e keni punësuar tek oligarkët. Ju e keni shit heroin e pandemisë. Ju jeni të shitur te oligarkët. Në kohën kur njerëzit po vdesin për barna. Ju po e dëshmoni që nuk jeni për t’i ndihmuar njerëzit. Ju jeni të lidhur me kompanitë farmaceutike edhe kjo ju shtyn të pengoni shqyrtimin e këtij projektligji dhe miratimin e këtij projektligji”, ka thënë deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.

Sipas PDK-së, sfera e rregullimit të barnave dhe pajisjeve medicinale është prej segmenteve më të rëndësishme për shëndetësinë e Kosovës për të ndalur abuzime me blerjen e barnave me çmime shumë më shtrenjtë se çmimet e tregut.

Sipas tyre, qytetaret e Kosovë blejnë barna më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e rajonit andaj një rregullim i cimeve me ligj është i nevojshëm sa më parë. Por, sipas ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi një projektligj i tillë i hartuar nga qeveria do të sjellë në Kuvend në vjeshtë.

“Ju keni me pas shansin të na ndihmoni më shumë me këto për shkak se Ministria e Shëndetësisë, sipas programit legjislativ qeveritar për vitin 2022, i ka këto dy ligje. Edhe ligjin tjetër që kemi për të diskutuar pak më vonë, në fazën e fundit. Në realitet Projektligji për barnat ka mbaruar, është i kryer. Është jashtëzakonisht i mirë dhe ju keni me pas shansin të shtoni diçka, me heq diçka, por sigurisht do ta keni shansin ta bëjmë ligjin më të mirë. Po pajtohem me të gjithë juve që ne duhet të kemi ligj, sepse vetëm Bjellorusia dhe ne nuk kemi ligje për këtë, këtë do ta bëjmë dhe do ta realizojmë në seancën vjeshtore të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Ndërsa për projektligjin e propozuar nga PDK është shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ku sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj kjo çështje duhet të marrë epilog sa më shpejtë në mënyrë që sipas tij të mbrohen qytetaret.

“Kjo çështje duhet të marrë një verdikt sa më shpejtë në mbrojtje të qytetarit dhe të pacientit tonë. Neve e përkrahin si të tillë dhe do ta japim kontributin nëse e merr votën, që do të duhej ta merrte, janë edhe dy muaj të tjerë që të gjithë ata të cilët e kanë qëllimin që të ndihmojnë qytetarët mund të japin propozime, mund të japin ide, mund ta ndryshojnë në masë të madhe të konsiderueshme ligjin e propozuar dhe të mos shkojmë duke e shtyrë në tërësi”, ka thënë Zemaj.

Miratim në parim të projektligjit të propozuar nga PDK ka kërkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë që shumica duhet të përkrah këtë nismë në të kundërtën sipas tij rrezikohet që Kuvendi të ketë bllokadë.

“Është një iniciativë e cila duhet me u pa përtej një gjykimi të ngushtë të cilin e ka qeveria dhe shumica në këtë kohë. Nëse e shihni kështu ngushtë do të vijmë në një pozitë ku secilën temë, secilin ligj do ta shohim ngushtë, dhe mendoj që kjo e çon në një bllokadë Kuvendin e Kosovës për këtë arsye e ftoj Vetëvendosjen të miratojë nismën legjislative të Partisë Demokratike e cila kërkon rregullim dhe shumica e neneve të parashtruara këtu janë në vijë të plotë me diskutimet që u thanë, ndërsa komentet dhe çështjet që u ngritën gjatë diskutimeve të inkorporohen në lexim të dytë, përndryshe ju them në shtator shkojmë në bllokadë për shkak se si opozitë pastaj do të kemi ne pozicionin tonë opozitar”, ka thënë Tahiri.

Komisioni funksional për Shëndetësi i ka rekomanduar Kuvendit që të mos e miratojë në parim këtë projektligj me arsyetimin se qeveria tashëm e ka në strategjinë legjislative një projektligj të tillë. Çështja e rregullimit të çmimit të barnave është përcjellë me debat në seancën e së enjtes ku partia në pushtet ka kritikuar qeveritë e kaluara pse nuk e kanë rregulluar një gjë të tillë për 20 vjet.

“Pse nuk e rregulluat për dy dekada çështjen e çmimit të barnave dhe pajisjeve dhe produkteve medicinale. Pranojeni që nuk e kishit qëllim, as tash nuk e keni qëllim rregullimin çmimeve të barnave për qytetarët dhe në interes të qytetarëve por keni qëllim përshtatjen e tyre për interesa të kompanive dhe zinxhirëve ku ju keni hise. Nëse vërtetë doni të reflektoni e t’i shërbeni vendit me diçka produktive atëherë propozoni diçka që ne nuk e kemi në agjendë. Kështu bëheni edhe kreativ edhe konstruktiv”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi.

E për këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“E tha kolegu pse nuk e keni bërë më herët për 20 vjet, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ua kemi sjellë lirinë, me Hashim Thaçin e ke shpallë pavarësinë, me Ramushin e Kadrinë e kemi bërë ushtrinë, nuk kemi mundur bre t’ua kryejmë të gjitha, më besoni, ju kemi lënë diçka edhe juve, këto ligje të paktën bëni ju”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Kjo deklaratë është përcjellë me të qeshura për të cilën ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Po më vjen keq Kamish që keni qenë kaq të zënë”, ka thënë Konjufca.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet