LIVE UPDATES
Bota

REL: Fusnota, "flluska e borës" që s’u shkri, varet nga raporti me Serbinë

Por, edhe sot, 12 vjet më vonë, ajo përdoret ende, bashkë me emrin e Kosovës.

16 Prill 2024, 14:48 Nga M.B
REL: Fusnota, "flluska e borës" që s’u shkri, varet
Foto ilustruese

KOSOVA- Në vitin 2012, fusnota ishte përshkruar nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, si një flluskë bore që do të shkrihej. Por, edhe sot, 12 vjet më vonë, ajo përdoret ende, bashkë me emrin e Kosovës. Së voni, edhe në agjendën e seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, emrit të Kosovës iu bashkëngjit fusnota. Ekspertë ndërkombëtarë e vendorë - Pol Bargues, hulumtues i lartë në Qendrën e Barcelonës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (CIDOB), James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe analistja politike Donika Emini - mendojnë se “shkrirja” e kësaj flluske varet nga arritja e një marrëveshjeje finale për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tyre, pritja deri kur emri i Kosovës të mos ndiqet nga ky simbol, mund të jetë e gjatë. Por, në Këshillin e Evropës, kjo pritje mund të mos zgjasë edhe shumë, pasi që fusnota do të hiqet menjëherë, nëse Kosova arrin të anëtarësohet.

“Organizata nuk mund ta ndjekë më politikën e saj neutrale ndaj statusit [të Kosovës], pasi Kosova të pranohet si anëtare. Si rezultat, përdorimi i fusnotës nuk do të ishte i nevojshëm, duke e bërë kështu praktikën aktuale të vjetruar”, thuhet në thuhet në ueb-faqen e Këshillit të Evropës, organizatë lidere në kontinent për të drejtat e njeriut.

Kosova mund ta bëjë një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës të martën, më 16 prill, në seancën e Asamblesë Parlamentare, ku do të shqyrtohet raporti që e rekomandon anëtarësimin e saj. Nëse merr dritën jeshile, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar. Më 24 shkurt të vitit 2012, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për përfaqësimin rajonal, që më vonë u bë e njohur si “marrëveshja e fusnotës”. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës sa herë që vendi do të përmendej, për ta mundësuar përfaqësimin në konferenca e iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

“Ky përcaktim është pa paragjykime ndaj statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në marrëveshje.

Për Barguesin nga CIBOD, marrëveshja për fusnotën ishte një mënyrë që të lihej anash diskutimi lidhur me statusin e Kosovës si shtet i pavarur apo jo, për të diskutuar çështje të tjera.

“Meqenëse statusi i Kosovës është çështja më e ndjeshme në këtë konflikt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës... nëse lihet anash me fusnotën, atëherë OKB-ja mund të punojë në gjërat e tjera, për shtetndërtimin e Kosovës apo procesin e ndërtimit të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për REL-in.

Kjo praktikë, sipas tij, u mor edhe nga institucionet e tjera, pasi që u mundësonte atyre që të punonin në fusha të ndryshme me Kosovën, pa marrë anë në mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Emini vë në dukje se arritja e marrëveshjes për fusnotën, përveçse i mundësoi Kosovës bashkëpunim me vendet që nuk ia njohin pavarësinë, i mundësoi edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian. Kosova nënshkroi MSA-në me BE-në, që cilësohet si hapi i parë drejt anëtarësimit në BE, në vitin 2015.

Në vitet pas nënshkrimit të marrëveshjes, emrit të Kosovës i bashkëngjitej gjithnjë edhe simboli i fusnotës në dokumente të OKB-së, BE-së e institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në vitet e fundit, megjithatë, në disa dokumente - si në rezoluta të Parlamentit Evropian, apo në dokumentet e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi - fusnota nuk e ndiqte emrin e Kosovës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për REL-in se fusnota përdoret në “të gjitha dokumentet e BE-së që reflektojnë politikat zyrtare dhe qëndrimet e BE-së”, por jo edhe në deklarimet e ndryshme për media.

Fusnota nganjëherë harrohet e nganjëherë lihet jashtë dokumenteve qëllimshëm, thotë Bargues, por “shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, e përdorin atë gjithnjë”. Emini thotë se fusnota nganjëherë nuk përdoret për shkak të rrethanave në të cilat takimet mund të zhvillohen - si qëndrimi i vendit nikoqir të një samiti - por shton se rëndësia e saj është ende e madhe.

“Derisa të ketë marrëveshje tjetër, ajo do të qëndrojë, sepse reflekton edhe statusin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar si shtet pa ulëse në OKB”, thotë Emini.

Ker-Lindsay, që në vitin 2012 shkroi një artikull për domethënien e fusnotës, thotë se ajo ka ende rëndësi - edhe për Kosovën, edhe për Serbinë.

“Është simbolike. Por, në këto raste, simbolizmi është gjithçka. Ajo thotë, pak a shumë, se Kosova nuk është e njohur plotësisht në skenën botërore. Por, në të njëjtën kohë, për Serbinë paraqet një shenjë se Kosova nuk është Serbi”, thotë Ker-Lindsay.

Bargues, ndërkohë, vlerëson se mënyra se si shtetet dhe institucionet e huaja kanë bashkëpunuar me Kosovën, e ka bërë fusnotën vetëm “formalitet”.

“Ndërveprimi me Kosovën zbulon se këto shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën, janë duke bërë gradualisht hapa drejt pranimit të Kosovës, edhe nëse e përdorin ende fusnotën. Fakti që Spanja lejoi liberalizimin e vizave, është një tjetër hap”, thotë ai.

Spanja është një ndër pesë vendet e BE-së - bashkë me Rumaninë, Qipron, Sllovakinë dhe Greqinë - që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Më herët, Spanja nuk i njihte pasaportat e Kosovës, por e ndryshoi këtë gjë pas liberalizimit të vizave për Kosovën, më 1 janar të këtij viti, duke mundësuar kështu udhëtimin edhe në Spanjë për kosovarët. Ker-Lindsay, Bargues dhe Emini nuk mund të imagjinojnë se fusnota do të zhduket së shpejti nga përdorimi. Por, për ta, një hap i rëndësishëm drejt largimit të saj do të ishte arritja e një marrëveshjeje finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Nëse në kohën kur është arritur kjo marrëveshje ka pasur shpresë se do të shkrihet lehtësisht, në rrethanat që janë krijuar për momentin dhe me multilateralizmin në krizë, nuk besoj që ka shumë hapësirë për optimizëm”, thotë Emini.

Në vitet e fundit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të tensionuara, për shkak të krizave të shumta në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Sipas Eminit, një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë “do ta ndryshonte mënyrën se si Kosova navigon në sistemin ndërkombëtar”. Ajo sheh dy rrugë që mund të çojnë në largimin e fusnotës.

“E para është rishikimi i marrëveshjes për përfaqësim rajonal [që më vonë ishte bërë e njohur si marrëveshja për fusnotën]. Kjo nuk garanton që Kosova mund të ketë sukses dhe që do ta sjellë një aranzhim tjetër më të favorshëm për Kosovën, për shkak të rrethanave në terren”, thotë Emini.

Rruga e dytë, me të cilën pajtohen edhe Bargues dhe Ker-Lindsay, është përmes arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë. Për Ker-Lindsayn, një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e më tutje të largimit të fusnotës nga emri i Kosovës, do të ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, refuzimi për ta bërë këtë, do t’ia vështirësonte Kosovës arritjen e qëllimit për largimin e fusnotës.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas, më 2015, mbi parimet për themelimin e tij. Por, atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk bënë asnjë hap përpara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 2022, por u qortua nga Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit vjetor për “përparim të kufizuar” dhe për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. Ndërkohë, së voni, BE-ja kushtëzoi edhe integrimin e Serbisë pikërisht me normalizimin e raporteve me Kosovën./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit