LIVE UPDATES
Bota

HRW: BE-ja dhe Turqia të mos i dëbojnë disidentët taxhikë

Më 8 prill, aktivisti opozitar, njëherësh ish-anëtari i Grupit 24, Sulaimon Davlatov, u dërgua në paraburgim për dy muaj nga një gjykatë në Lituani, nën akuza se ka shkelur sigurinë kombëtare të këtij shteti baltik.

16 Prill 2024, 14:14 Nga M.B
HRW: BE-ja dhe Turqia të mos i dëbojnë disidentët
Logo e organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Fotografi nga arkivi.

NEW YORK- Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), u bëri thirrje disa shteteve të Bashkimit Evropian dhe Turqisë që të përmbahen nga dëbimi për në Taxhikistan të disidentëve taxhikë që strehohen në këto shtete. Muajt e fundit, disa individë të lidhur me lëvizjen opozitare taxhike, Grupi 24, të cilët po strehoheshin në Lituani dhe Poloni shtete të BE-së dhe në Turqi, u zhdukën ose u kërcënuan se do të ekstradoheshin në Taxhikistan.

Më 8 prill, aktivisti opozitar, njëherësh ish-anëtari i Grupit 24, Sulaimon Davlatov, u dërgua në paraburgim për dy muaj nga një gjykatë në Lituani, nën akuza se ka shkelur sigurinë kombëtare të këtij shteti baltik. Davlatov, 40 vjeç, që ka jetuar në Lituani për nëntë vjet, po ashtu njihet si kritik i autoriteteve taxhike. Më 2015, ish-anëtari i Grupit 24 dhe i lëvizjes opozitare, Forcat Konstruktive të Kongresit, u arrestua në Finlandë me kërkesë të Taxhikistanit, por më pas u lirua.

Komron Khudoydodov, vëllai i ish-aktivistit të Grupit 24, Shabnam Khudoydodova, u urdhërua nga një gjykatë në Varshavë që të largohet nga Polonia, ku ai jetonte që nga viti 2018 në bazë të një vize humanitare, pasi paraprakisht i ishte refuzuar kërkesa për azil. Motra e tij u akuzua për ekstremizëm dhe Taxhikistani më 2015 e vendosi emrin e saj në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

Nasimjon Sharifov dhe Suhrob Zafar, dy anëtarë të lartë të Grupit 24, u zhdukën gjatë këtij viti në Turqi. Zafar po jetonte në Turqi që nga viti 2014 dhe gjatë kësaj periudhe ishte kërcënuar disa herë se do të rrëmbehej dhe do të dërgohej në Taxhikistan. Sharifov dhe Zafar më 2018 ishin arrestuar nga autoritetet turke me kërkesën e Dushanbesë, por më pas u liruan. Në mars të vitit 2015, themeluesi i Grupit 24, biznesmeni Umarali Quvatov, u vra në Stamboll. Grupi, i cili promovon reforma demokratike në Taxhikistan, është ndaluar nga Qeveria taxhike dhe më 2014 është shpallur organizatë terroriste.

“Taxhikistani duhet t’i japë fund përndjekjes dekadëshe të kritikëve që gjenden jashtë vendit, veçmas të atyre që janë të lidhur me Grupin 24 dhe grupet e tjera të ndaluara”, tha Syinat Sultanalieva nga HRW.

“BE-ja dhe Turqia duhet të mbrojnë aktivistët opozitarë dhe të përmbahen nga kthimi i tyre në Taxhikistan, një shtet që njihet se përfshihet në shtypjen transnacionale dhe vend ku ata rrezikojnë të torturohen”.

HRW tha se dy shtetet anëtare të BE-së dhe Turqia duhet të “dënojnë rastet e shtypjes transnacionale dhe të shqyrtojnë çdo marrëveshje bashkëpunimi me shtetet që përfshihen në shënjestrimin e kritikëve që gjenden jashtë vendit”./ REL

be turqia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet