LIVE UPDATES
Bota

REL: Brukseli thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën është në fazë vendimtare

Po sipas burimeve, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë muajit tetor, do të nisë të diskutohet në grupet punuese të Këshillit të BE-së - aty ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të unionit.

17 Shtator 2022, 20:40 Nga DOSJA
REL: Brukseli thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën
Foto Ilustruese

Javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë burimet diplomatike në Bruksel. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.

Për më tepër, thonë burimet, “tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara. Po sipas burimeve, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë muajit tetor, do të nisë të diskutohet në grupet punuese të Këshillit të BE-së - aty ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të unionit. Çështja ka mbetur peng për më shumë se tre vjet pikërisht në Këshill, ku, deri më tash, ka pasur shtete skeptike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, duke argumentuar se “nuk ka ardhur ende koha për një gjë të tillë”.

*Video nga arkivi: Çfarë hapash duhet të kalojë një qytetar i Kosovës për të marrë një vizë?

Dy institucionet tjera të BE-së, që kanë rol në vendimmarrje - Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian - kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e saj. Komisioni Evropian edhe tash ka konfirmuar se mbetet në qëndrimin e shprehur më parë, se Kosova vazhdon t’i përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim vizash.

Parlamenti Evropian, për vite me radhë, jo vetëm se ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por u ka bërë thirrje vendeve anëtare që në Këshillin e BE-së të miratojnë sa më parë vendimin për liberalizim vizash. Shenjat e para për mbështetje politike për liberalizimin e vizave janë shfaqur gjatë samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në muajin qershor, në Bruksel. Asokohe, shumë liderë të vendeve të BE-së publikisht kanë mbështetur liberalizimin e vizave.

Por, tani, duhet të kryhet edhe puna teknike nga ekspertët dhe nga grupet punuese. Diplomatët në Bruksel kanë paralajmëruar se Komisioni Evropian, më 12 tetor, në raportet vjetore të progresit, të përsërisë se Kosova vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

Më pas, kjo temë do të duhej të dilte në rend të ditës në takimin e grupeve punuese për vizat në Këshill - po ashtu në mes të muajit tetor. Edhe në ato takime, ekspertët nga Komisioni Evropian do të mund të raportojnë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Nga këto diskutime do të varet se sa shpejt do të vazhdojë procesi, por pritet që ai, siç thonë burimet, “të shkojë drejt përmbylljes”. Diplomatët në Bruksel kanë thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova po i vazhdon kontaktet e shpeshta me disa vende anëtare të BE-së, në nivel të ministrive të Punëve të Brendshme, për të adresuar çfarëdo shqetësimi që mund të kenë disa shtete lidhur me liberalizimin e vizave.

Ndonëse konfirmojnë se “është një moment shumë pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën” dhe se “kjo çështje do të jetë tash në rend të ditës në Këshill”, diplomatët në Bruksel hezitojnë të përmendin data apo afate kohore se kur do të mund të merrej vendimi. Se ekziston një mbështetje në nivel politik nga shtetet kryesore për liberalizimin e vizave, dëshmon edhe thirrja e përbashkët që kanë bërë këtë javë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për “përparim në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Sipas burimeve diplomatike, Franca, për një kohë të gjatë, ka qenë kundër liberalizimit të vizave, duke përmendur si arsyetim, mes tjerash, “përvojën jo të mirë me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë” - vende nga të cilat kishte një numër të madh të azilkërkuesve të pabazuar në Francë.

*Video nga arkivi: Qytetarët në Kosovë presin liberalizimin e vizave

Në mesin e vendeve skeptike ka qenë dhe Holanda. Por, tash, as Franca e as Holanda nuk shprehen më kundër dhe thonë se “duhet të pranohet progresi që ka bërë Kosova në përmbushjen e kushteve”. Përveç përmbushjes së kushteve teknike nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, thonë diplomatët në Bruksel, rëndësi kanë edhe rrethanat politike. Me vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik - proces që ka nisur pas shumë pengesave politike - është krijuar një moment pozitiv në politikën e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kosova është vendi i vetëm në këtë rajon që nuk ka lëvizje të lirë në zonën Shengen.

Marrë nga REL

kosove liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2022, 16:58 F.M

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për t&eu...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!