LIVE UPDATES
Bota

Reagime pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë në Gjermani, DW: Drejt një vendi modern imigrimi

Reformimi i së drejtës të nënshtetësisë lehtëson marrjen e nënshtetësisë sidomos për ata që e sigurojnë vetë jetesën. Kjo duhej bërë me kohë, thotë qeveria, jo, është e gabuar, kundërshton opozita.

20 Janar 2024, 09:51 Nga I.A
Reagime pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë
Pasaporte gjermane

GJERMANI- Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e tyre jeton më shumë se 10 vjet në Gjermani. Kjo ka për të ndryshuar me ligjin e ri për nënshtetësinë. Ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh. Kush për shembull angazhohet tek zjarrfikësit vullnetarë, pra sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh. Risia tjetër, pasaportë e dyfishtë është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. "Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet", shpjegon Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës "taz".

Drejt "një vendi modern imigrimi"

Hakan Demir nga SPD e vlerëson të suksesshme reformën. Qeveria e koalicionit është "koalicioni i vetëm politik, me të cilën ishte e mundur një gjë e tillë", thotë deputeti për gazetën "taz". Derya Türk-Nachbaur nga grupi parlamentar socialdemokrat shënon në platformën X, se mesazhi për miliona vetë është "Ju jeni pjesë e jona".

Kurse sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, deklaroi në radion Deutschlandfundk, se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten edhe më tej të larta. Gjermania do të jetë një vend modern imigrimi, por në tërheqjen e forcave të kualifikuara krahasuar me vendet e tjera, ajo nuk kryeson. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD gjatë debatit në Bundestag tha, se "edhe ne duhet t'u bëjmë një ofertë njerëzve, atyre që janë të kualifikuar nga e gjithë bota si e bën SHBA apo Kanadaja."


Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD)Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrate, Dirk Wiese, tha se "ne kujdesemi që njerëzit që e kanë bashkëndërtuar këtë vend, kanë të drejtë edhe nga ana ligjore në këtë vend". Deputeti i SPD, Adis Ahmetovic e quan ligjin për nënshtetësinë e dyfishtë, jo vetëm një instrument të mençur ekonomikisht për të fituar fuqi të kualifikuar punëtore, por edhe "një mirënjohje të vonuar për arritjet e njerëzve me histori migrimi në Gjermani".

Unioni e shikon ligjin si zhvlerësim të pasaportës gjermane

Unioni i CDU dhe CSU e kritikon reformën e nënshtetësië. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt në muajt e kaluar ka bërë fjalë për "një ofrim me çmim të lirë" të nënshtetësisë gjermane. "Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane" ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si "tërësisht e gabuar" reforma. Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron "krizën e migracionit dhe problemet e integrimit". Unioni kërkon një projektligj, që "të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti".

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, u shpreh se bëhet fjalë për një "ligj për zhvlerësimin e nënshtetësisë". Afatet e reja janë shumë të shkurtra për të siguruar, se integrimi është arritur ashtu si duhet. "Qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë tonë."

Paragraf i ri kundër antisemitizmit

E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, sidomos për mbrojtjen e jetëve hebreje. Ministri federal i Drejtësisë, Marco Buschmann nga FDP në lidhje me protestat antisemitiste në rrugët gjermane është shprehur se "nuk është e pajtueshme me vlerat tona, kur festohet në rrugët gjermane vrasja masive e hebrenjve pas Holokaustit dhe kërkohet Kalifati si formë e shtetit."

Kritika për reformën e nënshtetësisë vijnë edhe nga organizata të shoqërisë civile për shkak se hiqen përjashtimet për ata që nuk e sigurojnë vetë jetesën. Të prekurit në të ardhmen mund të marrin nënshtetësinë vetëm në rast të vërtetimit të një rasti të veçantë përjashtues. Ata nuk kanë më të drejtë ligjore për këtë, vendimi varet nga autoritetet përkatëse. Do të kishim dëshiruar një zgjidhje ligjore "që përjashton diskriminimin e njerëzve me kufizime fizike, ata që rrisin fëmijët vetëm apo të moshuarit", kritikoi Ulrich Schneider, drejtues i Shoqatës Gjermane të Bamirësisë.

Marrë nga DW

hakan demir

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës