LIVE UPDATES
Bota

OKB akuza Izraelit për ndalimin dhe keqtrajtimin e mijëra palestinezëve

Zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani, tha se agjencia e saj ka komunikuar me autoritetet izraelite për akuzat për abuzime.

20 Janar 2024, 08:10 Nga I.A
OKB akuza Izraelit për ndalimin dhe keqtrajtimin e mijëra
Foto Ilustruese

SHBA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzoi të premten Izraelin për ndalimin e mijëra palestinezëve në vendndodhje sekrete në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, si dhe për keqtrajtimin e tyre, veprime që mund të jenë edhe akte torture. Duke folur nëpërmjet një lidhjeje videofonike me gazetarët në Gjenevë, përfaqësuesi i OHCHR-së në Territoret e Pushtuara Palestineze, Ajith Sunghay, tha se ka takuar një numër të ndaluarish që ishin liruar, të cilët thanë se janë mbajtur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, nga 30 deri në 35 ditë.

“Shqyrtimi i plotë i numrave ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, por kemi dëgjuar se arrijnë në mijëra”, tha zoti Sunghay.

“Ata përshkruan se si janë rrahur, poshtëruar, dhe keqtrajtuar, shumë prej të cilave përbëjnë torturë”, shtoi ai. “Ka raportime të burrave që janë liruar më pas – por vetëm me bebelina, pa veshje të përshtatshme në këtë mot të ftohtë”.

Zoti Sunghay gjithashtu tha se të liruarit “raportuan se ishin mbajtur me sytë e lidhur për periudha të gjata – disa prej tyre për disa ditë me radhë”, tha se shumica thanë se “i morën në një moment brenda në Izrael”, megjithëse nuk mund të thonin konkretisht se ku.

Zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani, tha se agjencia e saj ka komunikuar me autoritetet izraelite për akuzat për abuzime.

“I kemi ngritur shqetësimet tona me autoritetet izraelite për keqtrajtimet, të cilat do të ishin torturimi në mënyrë të përsëritur i të ndaluarve në territoret e pushtuara palestineze, përpara dhe pas 7 tetorit. Fatkeqësisht nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”, tha ajo.

Zëri i Amerikës kontaktoi misionin izraelit në Gjenevë për një reagim, por nuk mori përgjigje.

Grupi militant Hamas sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, vrau rreth 1200 persona, kryesisht izraelitë dhe mori peng rreth 250 të tjerë. Sulmi brutal shkaktoi një përgjigje të ashpër nga forcat izraelite, të cilat sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, kanë vrarë më shumë se 24 mijë persona - 70% prej tyre gra dhe fëmijë - dhe kanë plagosur të paktën 60 mijë të tjerë.

OHCHR thotë se Izraeli duhet të sigurohet që të gjithë të arrestuarit ose të ndaluarit të trajtohen në përputhje me normat ndërkombëtare dhe standardet e ligjit humanitar dhe që të hetohen të gjitha rastet e abuzimit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë, UNRWA, vlerëson se 1.7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit, shumica e tyre të grumbulluar në strehimore të improvizuara dhe të mbipopulluara në Gazën jugore.

Spitalet në situatë të rëndë

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se vetëm 15 nga 36 spitalet e Gazës janë pjesërisht funksionale dhe se ato që janë të hapura vuajnë nga mungesa ekstreme të barnave, furnizimeve dhe personelit.

“Për shkak të mungesës së qasjes në spitale, 60 mijë gra shtatzëna janë në rrezik që të mos marrin kujdesin e duhur në rast të komplikacioneve”, thuhet në raportin e fundit të OCHA-së, agjencisë së OKB-së për koordinimin e ndihmave humanitare.

Raporti gjithashtu thotë se "qindra raste abortesh dhe lindjesh të parakohshme janë raportuar që nga fillimi i luftimeve", një vlerësim ky i konfirmuar nga Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

Izraeli hedh poshtë kritikat se forcat izraelite të mbrojtjes kanë në objektiv civilët palestinezë me sulmet në spitalet në Gaza.

Në një konferencë shtypi, më 27 tetor, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagai tha se: "Në këtë luftë, të gjitha opsionet janë në tryezë". Ai tha se "Hamasi i ka kthyer spitalet në qendra komandimi dhe kontrolli dhe strehimi për terroristët dhe komandantët e Hamasit", si arsyetim për sulmet e mundshme ajrore ndaj spitaleve.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Izraeli bastisi spitalin Al-Shifa më 15 nëntor, ku tha se kishte gjetur në spitalin më të madh të Gazës një qendër komandimi, si dhe armë dhe pajisje luftarake që i përkisnin Hamasit.

Marrë nga VOA

lufta izrael-palestine ravina shamdasani okb

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës