Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mohammed al-Bukhaiti, anëtar i udhëheqjes politike të grupit Houthi, tha në një intervistë për protalin rus “Izvestia” se rrugët detare për anijat nga Kina dhe Rusia janë të sigurta nëse ato nuk kanë lidhje me Izraelin.
IRAN- Një zyrtar i lartë i grupit terrorist Houthi, që mbështetet nga Irani, tha se anijet kineze dhe ruse të mallrave do të jenë të sigurta gjatë kalimit përmes Detit të Kuq. Mohammed al-Bukhaiti, anëtar i udhëheqjes politike të grupit Houthi, tha në një intervistë për protalin rus “Izvestia” se rrugët detare për anijat nga Kina dhe Rusia janë të sigurta nëse ato nuk kanë lidhje me Izraelin.
Udhëheqësit e grupit Houthi kanë shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët, që po vuajnë nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe kanë kryer mbi 30 sulme në Detin e Kuq. Megjithatë, anëtarët e grupit Houthi kanë sulmuar anije tregtare, që nuk kanë lidhje me Izraelin, duke detyruar kompanitë ndërkombëtare të transportit të mallrave që të shmangin rrugët detare në Detin e Kuq.
Kompanitë e mëdha të eksportit të mallrave kanë reaguar ndaj sulmeve në Detin e Kuq, duke dërguar anijet e tyre të mallrave në rrugë të tjera më të gjata detare dhe me kosto më të lartë rreth Afrikës. Rruga detare në Detin e Kuq është jetike për kalimin e anijeve të mallrave mes Evropës dhe Azisë, duke përbërë 15 për qind të trafikut detar të botës. Rebelët e grupit Houthi hodhën dy raketa balistike në drejtim të një anijeje amerikane në Gjirin e Adenit, tha shtabi qendror i ushtrisë amerikan në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Në deklaratë thuhet se anëtarët e ekuipazhit panë raketën duke rënë në ujërat afër anijes. Nuk pati njoftime për të lënduar ose dëme ndaj anijes cisternë të kompanisë amerikane “M/V Chem Ranger”, e cila po operohej nga një kompani greke dhe lundronte me flamurin e Ishullit Marshall.
Rebelët e grupit Houthi pretenduan përmes një deklarate ne mediat sociale se ata e kishin goditur anijen. Të enjten, forcat amerikane kryen sulme të tjera ndaj objektivave në territorin e kontrolluar nga grupi Houthi në Jemen, i cili mbështetet nga Irani, ndërsa është rritur shqetësimi i përhapjes së konfliktit Izrael-Hamas në zona të tjera të Lindjes së Mesme.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese GAZA- UNICEF gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë ka njoftuar se gati 20,000 foshnja kanë lind...
Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu p&...
Peter Stano KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Punëve t&eum...
Foto ilustruese IRAN- Ministria iraniane e Inteligjencës tha se dy persona u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë...
Borrell IZRAEL- Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar së fundmi se Izraeli financoi krijimin e grupit ...
Foto ilustruese SHBA- Një aeroplan mallrash u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi motori i tij u përfshi nga flakët. Ae...
Foto ilustruese KOSOVË- Në fund të vitit 2021, dy vëllezërve nga Prishtina, Mirsad dhe Fatlum Sopjani, u ishte konfirmuar dën...
Foto ilustruese SHBA- Më vonë gjatë këtij muaji, NATO-ja do ta fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake q&eum...
Foto ilustruese JAPONI-Misioni “Slim” i Agjensisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar nj&eum...
Foto ilustruese ANGLI- Princi Harry hoqi sot padinë e tij për shpifje kundër redaktorit të gazetës&nbs...