LIVE UPDATES
Bota

Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja

Miratimi i buxhetit ndal krizën buxhetore, por jo fermerët. A do t'i imitojnë ata jelekverdhët francezë, pyet Auron Dodi

20 Janar 2024, 09:36 Nga Auron Dodi
Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të
Protesta

GJERMANI- Miratimi dje (18.01.) i buxhetit të shtetit, nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut i dha fund krizës buxhetore në Gjermani. Tani është vetëm hap formal miratimi i buxhetit nga i gjithë Bundestagu Gjerman, më e vonta në fillim të shkurtit. Buxheti i ri i shtetit ka një vëllim 476,8 miliardë euro. Borxhet e reja kufizohen në 39 miliardë euro, shumë që respekton frenën kushtetuese të borxhit (0,35% e PBB). 

Kompromisi i djeshëm lehtëson planifikimet e kompanive për vitin e ri. Me të, Gjermania lë pas vetes një krizë të shkaktuar nga mosrespektimi i kushtetutës. Pasi kriza buxhetore gjermane nuk u shkaktua, sepse qeverisë gjermane i mungonin vërtet paratë. Por sepse qeveria i kishte bërë planet fillestare buxhetore për këtë vit mbështetur në para, që nuk lejohej t'i përdorte: në kredi të marra për pandeminë e Covid-19, të cilat nuk qenë shfrytëzuar. 

Konsumatorët i presin çmime më të larta

Por në 15 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese Federale gjermane gjykoi se ndryshimi i destinacionit të kredive ishte antikushtetues. Kjo e tronditi qeverinë tripartiake dhe Gjermaninë. Për buxhetin e 2024-ës tani mungonin 17 miliardë euro, të paracaktuara (e të premtuara) nga tri partitë për objektiva përkatëse kombëtare.

Buxheti i ri parashikon disa masa financiare që pritet të sjellin më shumë para në arkën e shtetit. Konsumatorët i presin ndër të tjera çmime më të larta për biletat e avionit, ku do të rritet taksa. Si dhe çmime më të larta për ngrohjen, për gazin dhe karburantin, pasi do të rritet çmimi i dioksidit të karbonit. 

Protesta të reja të fermerëve në prag

Por disa organizata fermerësh janë shprehur të zhgënjyer nga buxheti i miratuar në Komisionin parlamentar të Buxhetit. “Fermerët tanë janë të zhgënjyer që nuk janë dëgjuar" deklaroi presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Joachim Rukwied,  dhe paralajmëroi protesta të reja "përsëri nga java tjetër".

Fermerët janë të pakënaqur, sepse me buxhetin e ri qeveria iu përmbajt shkurtimeve të subvencioneve edhe për ta, megjithë kërkesat e fermerëve për t'i tërhequr krejt shkurtimet. Ata duan që qeveria të lërë gjithçka si deri tani dhe t'u kthejë fshatarëve 21,48 cent për litër naftë.

Si kontekst: pas vendimit të Kushtetueses dhe vështirësive buxhetore pasuese të krijuara, qeveria gjermane tha se do të vendosë një taksë për automjetet bujqësore. Më tej ajo vendosi t'i japë fund lehtësimit tatimor për naftën bujqësore. Kjo shkaktoi protesta të fermerëve në mes të dhjetorit. 

Fermerët bllokuan me traktorë, akset kryesore rrugore të disa qyteteve gjermane dhe të Berlinit. Qeveria hoqi dorë atëherë nga taksa për automjetet bujqësore, dhe e zbuti masën e dytë. Berlini vendosi që lehtësimi tatimor aktual për naftën bujqësore të mos eleminohet menjëherë, por gradualisht, deri në vitin 2026. 

Por zbutja e masës nuk i zbuti aspak fermerët. Në 8 janar ata shpallën një "javë veprimi". Mijëra fermerë bllokuan me traktorë autostradat dhe mbajtën manifestime në të gjithë Gjermaninë. Në manifestimin më të madh, në Berlin, morën pjesë sipas policisë, 8500 vetë, ndërsa sipas organizatorëve 30.000 vetë.  

Paralelizmat me protestat e jelekverdhëve në Francë

E përbashkëta me protestat e jelekverdhëve në Francë është se shkëndijën për nisjen e protestave e dha vetëm një masë e qeverisë: taksa mbi naftën e automjeteve bujqësore. Edhe në Gjermani, në rrugë, fermerët gjermanë i nxorri shpallja e heqjes së subvencioneve për naftën bujqësore. 

Por situata në Gjermani dallohet nga situata e viteve 2018/2019 në Francë. Protestat në Francë drejtoheshin kundër mungesës së një programi të përgjithshëm social, për të shoqëruar tatimet e reja. Si dhe kundër dështimit të qeverive të mëparshme franceze, për të luftuar pabarazinë sociale në rritje në vend.

Në Gjermani, deri tani, nuk ka kërkesa të përgjithshme, që të përfshijnë shumë sektorë. Kërkesa që t‘i vënë pikëpyetje të gjithë modelit social të Gjermanisë. Megjithatë: mundësia që kërkesat e protestuesve të zgjerohen, ekziston.  

Protestuesit thanë se kanë dalë në rrugë jo vetëm kundër taksës për naftën e automjeteve bujqësore. Por edhe për shkak të "gjithnjë e më shumë rregullave dhe kushtëzimeve", prej të cilave vuajnë prej vitesh. Ankohen se duhet të kalojnë tepër shumë kohë me mbushjen e formularëve. 
 
Gjendja aktuale e fermerëve: shumë e mirë
 
Është fakt interesant se situata ekonomike e fermerëve gjermanë aktualisht është shumë e mirë, sipas informacioneve të tyre. Sipas të dhënave të DW, fermerët kanë përfituar shumë nga rritja e çmimeve të ushqimeve në Gjermani. Revista e sektorit bujqësor, “agrarheute”, shkruan për “fitime rekord” në vitin financiar 2022/23.  Shoqata Gjermane e Fermerëve theksoi vetëm pak kohë më parë se rezultatet e fermave janë në nivelet më të larta historike. Në raportin vjetor, të Shoqatës së Fermerëve shkruhet se "pas shumë vitesh dobësi, situata ekonomike e fermave është përmirësuar ndjeshëm në dy vitet e fundit".  

Por fermerët gjermanë kanë shqetësimin e së ardhmes. Ata ndihen nën presion: nga  vështirësia për të konkurruar me produkte të vendeve të tjera evropiane dhe me shtete të tjera. Megjithë subvencionimin e madh nga shteti gjerman. 

Mbështetja për protestat e fermerëve në popull
 
Tërheq më tej vëmendjen fakti se 81 përqind e gjermanëve tregojnë mirëkuptim për protestat e fermerëve. Kjo rezultoi në një sondazh të fundit të Institutit Demoskopik Forsa. Një shpjegim për këtë mbështetje duhet kërkuar jo te gjendja aktuale e vështirë e fermerëve. Por te mbështetja e frikës për të ardhmen nga shumë gjermanë, e një frike për atë që mund t'i presë gjermanët në të ardhmen. Mirëkuptimi për fermerët është i madh te zgjedhësit e të gjitha partive. Por kryesojnë me 98 përqind mirëkuptim zgjedhësit e partisë ultra të djathtë AfD. 

Qëndrimi i qeverisë ndaj situatës  

Kur Gjermaninë e kërcënonte vjet një dimër i ftohtë, për shkak të ndërprerjes së gazit rus, qeveria miratoi një paketë subvencionuese prej 200 miliardë eurosh. Tani mundësitë janë më të kufizuara. Grupet parlamentare të partive në pushtet, SPD, të Gjelbrit dhe FDP vendosën dje (18.01.) një mocion për rezolutë, me të cilën deri në pushimet e verës do të miratohet një paketë masash lehtësuese për fermerët. Por fermerët i shohin me skepticizëm këto hapa.

E rëndësishme për reagimin do të jetë se a do të zgjerohen protestat dhe se kush do të bashkohet me fermerët. Kancelari Olaf Scholz ka paralajmëruar që fermerët të ruhen nga depërtimi i ekstremistëve në radhët e tyre. Mjaft ekstremistë të djathtë kanë qenë pjesë e protestave të fundit. Kjo u vu re në pankarta kërcënuese për anëtarët e qeverisë dhe në mbajtjen e simboleve si litari. Protestues të zemëruar bllokuan një traget me ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, që kthehej nga pushimet me familjen, akt që u dënua nga establishmenti politik. 

Fermerët thonë në deklarata se nuk kanë të përbashkëta me ekstremistët. Ata thonë se për ndryshimet e qeverive në Gjermani mbështesin rrugën e zgjedhjeve. Po edhe nëse duket se në Gjermani po tronditet modeli ekzistues, thuajse perfekt, i demokracisë konsensuale: Gjermania ruan stabilitetin e përgjithshëm, megjithë një situatë në zhvillim. 

Marrë nga DW

protesta ne gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë