LIVE UPDATES
Bota

NATO: Manovra "Steadfast Defender" më e madhja prej dekadash

Për stërvitjen "Steadfast Defender" aleanca ushtarake perëndimore NATO do të aktivizojë rreth 90.000 forca. Gjermania luan aty një rol të rëndësishëm.

20 Janar 2024, 09:40 Nga I.A
NATO: Manovra "Steadfast Defender" më e madhja prej dekadash
NATO

GJERMANI- Qëllimi i deklaruar i stërvitjes së NATO-s "Steadfast Defender" – që do të thotë "mbrojtje solide" – është demonstrimi i forcës ndaj Rusisë. Aleatët perëndimorë duan që përmes manovrës të shtrirë në kohë për katër muaj në krahun lindor të NATO-s të tregojnë, se janë në gjendje që të reagojnë shpejt dhe fuqishëm. Sipas të dhënave të fundit të aleancës për këtë nga shkurti do të aktivizohen gjithsej mbi 90.000 forca. Deri tani bëhej fjalë për rreth 40.000 pjesëmarrës.

Sipas kryekomandantit të forcave të NATO-s në Europë, Christopher Cavoli, kjo është stërvitja më e madhe e aleancës mbrojtëse që prej dekadash. Gjatë kësaj manovre do të bëhet stërvitje kryesisht për alarmin dhe zhvendosjen e trupave kombëtare dhe multinacionale.

Sinjal i qartë ndaj Rusisë

"Ne po përgatitemi për një konflikt me Rusinë dhe grupet terroriste", tha kryetari i komisionit ushtarak të NATO-s, admirali holandez Rob Bauer, pas konsultimeve dyditore në kuartierin qendror të NATO-s në Bruksel. "Nëse ata na sulmojnë ne, ne duhet të jemi të gatshëm."

Në një rast të tillë do të vihej në veprim neni 5 i Traktatit të NATO-s i ashtuquajturi neni për rastin e solidaritetit në aleancë. Ky nen rregullon detyrimet për mbështetje në aleancë ndaj vendeve aleate dhe përcakton, se një sulm i armatosur ndaj një ose disa vendeve anëtare të NATO-s konsiderohet si sulm që drejtohet ndaj të gjithë aleancës. Deklarimi për këtë stërvitje vjen katër javë përpara dy vjetorit të invazionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Rol i rëndësishëm për ushtrinë gjermane, Bundeswehr

Në stërvitjen ushtarake marrin pjesë të 31 vendet anëtare dheSuedia si vend kandidatpër antarësim. Hapësira e stërvitjes së koduar "Steadfast Defender" shtrihet nga Norvegjia deri në Rumani. Një kontribut të rëndësishëm në të do të japë ushtria gjermane, Bundeswehr. Ndër të tjera ajo do të marrë pjesë me një manovër të gjerë në katër etapa të emërtuar "Quadriga 2024".

Gjatë manovrës deri në fund të majit mbi 12.000 ushtarë do të aftësohen për zhvendosje të shpejtë të forcave të NATO-s në krahun lindor. Nga mesi i majit p.sh. do të zhvendoset divizioni i 10-të i tankeve dhe me rrugë të ndryshme ushtarët me automjete ushtarake do të zhvendosen për në Lituani, ku përmes simulimit do të aftësojnë kapacitet vepruese në luftim. Lituania si vend anëtar i NATO-s për shkak të pozitës gjeografike ndihet e kërcënuar prej Rusisë.

Manovra më e madhe e NATO-s prej dekadash

Deri tani stërvitja më voluminoze eNATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë është organizuar më 2018 në Norvegji. Në "Trident Juncture" morën pjesë rreth 51.000 ushtarë. Manovrat e NATO-s më të mëdha se stërvitja aktuale e planifikuar deri tani janë zhvilluar përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Atëherë ndër të tjera zhvillohej seria e manovrave "Return of Forces to Germany" (kthim i forcave në Gjermani). Në të në vitin 1988 kanë marrë pjesë rreth 125.000 ushtarë.

Marrë nga DW

steadfast defender nato christopher cavoli

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale