11 Tetor 2022, 07:19
Nga DOSJA
Pentagoni
SHBA- Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentagonin të rishikojë protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë. Por shumë anëtarë të shërbimit ushtarak që paraqesin probleme të kësaj natyre, druhen të flasin e të pranojnë se kanë nevojë për ndihmë. Dhe atyre që kërkojnë ndihmë, u duhet shpesh të luftojnë me stigmën e rrënjosur thellë mbi çështjet e shëndetit mendor, pengesat burokratike, si dhe me trysninë e brendshme për të qëndruar në punë.
Pentagoni ka krijuar një komision të pavarur për të rishikuar protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë si dhe programet e parandalimit të vetëvrasjeve. Në të njëjtën kohë, një rrjet organizatash bamirëse që bashkëpunojnë me ushtrinë, janë përpjekur të plotësojnë mangësitë, duke ofruar një sërë programesh e iniciativash të tjera në terren.
Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, vetëvrasjet në mesin e anëtarëve të shërbimit ushtarak aktiv u rritën me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2020. Shifrat u rritën me 15% vetëm gjatë vitit 2020. Në ato që konsiderohen si pikat e nxehta të vetëvrasjeve sikurse Alaska, ku anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre përballen me izolimin ekstrem dhe një klimë të ashpër, shkalla është dyfishuar.
Një studim i vitit 2021 i kryer nga organizata “Cost of War Project” arriti në përfundimin se që nga 11 shtatori 2001, kanë vdekur nga vetëvrasja katër herë më shumë anëtarë të shërbimit ushtarak e veteranë krahasuar me ata që kanë humbur jetën në vatra lufte. Studimi detajoi faktorë sikurse “ekspozimi i lartë ndaj traumave mendore, fizike, morale dhe seksuale, stresi apo ezaurimi mendor, ndikimi i kulturës maskiliste në ushtri, qasja e vazhdueshme tek armët, si dhe vështirësitë për t’u riintegruar në jetën normale si civilë.
Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për komente mbi këto të dhëna. Por sekretari i Mbrojtjes Austin e ka pranuar publikisht se programet aktuale të Pentagonit mbi shëndetin mendor, përfshirë dhe ekzistenca e një zyre për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e krijuar në vitin 2011, kanë rezultuar të pamjaftueshme.
Marrë nga VOA
pentagoni shtetet e bashkuara te amerikes
Bota
11 Tetor 2022, 07:16
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hë...
Bota
10 Tetor 2022, 23:04
I.A
lokali
ITALI- Një pronar restoranti vendosi të ndriçojë biznesin e tij me qirinj për të kursyer energjin&eu...
Bota
10 Tetor 2022, 22:58
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje njerëzve dhe qeverive të bëjn&e...
Bota
10 Tetor 2022, 22:28
I.A
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të ftojë Greqinë në nj&eu...
Bota
10 Tetor 2022, 22:25
I.A
Nord Stream
SUEDI- Suedia ka thënë se nuk do të lejojë Moskën që të marrë pjesë në hetimet për t&eu...
Bota
10 Tetor 2022, 22:16
k.m.
Foto ilustruese
AMSTERDAM- Mikroplastika janë zbuluar në qumështin e gjirit për herë të parë në histori. Ky zbulim,...
Bota
10 Tetor 2022, 22:10
I.A
Josep Borell
BRUKSEL- Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmi...
Bota
10 Tetor 2022, 21:48
I.A
White House
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, m&eum...
Bota
10 Tetor 2022, 21:01
I.A
Ukraina
UKRAINË- Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se do të ndalojë eksportet e energjisë elektrike pas sul...
Bota
10 Tetor 2022, 21:00
I.A
Foto nga Ukraina
TIRANË- Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anembanë Ukrainës, duke sjell&eum...