10 Tetor 2022, 22:25
Nga I.A
Nord Stream
SUEDI- Suedia ka thënë se nuk do të lejojë Moskën që të marrë pjesë në hetimet për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar rrjedhjet në tubacionet nënujore që bartin gazin natyror të Rusisë drejt Evropës. Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka thënë më 10 tetor se ndonëse Rusia nuk do të lejohet që të jetë pjesë e hetimeve, Moska është e lirë që të kryjë inspektimet e veta në gazsjellësit: Rrjedha Veriore 1 dhe 2.
“Në Suedi, hetimet preliminare janë konfidenciale, dhe kjo gjë vlen edhe tani”, u ka thënë Andersson gazetarëve.
Rusisë do t’i lejohet qasja në zonën e rrjedhjeve të zbuluara në fund të muajit shtator, sepse ato kanë ndodhur në ujërat ndërkombëtarë, pavarësisht se aty gjendet Zona ekonomike suedeze, ka thënë ajo. Katër rrjedhje të naftës në tri tubacione kanë rritur shqetësimet në Evropë, teksa kontinenti po përballet me krizë të energjisë. Si pasojë e rrjedhjeve, disa tona të gazit të metanit janë liruar në Detin Baltik.
Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se rrjedhjet e gazit janë akte sabotazhi. Këto deklarata kanë rritur dyshimet se Moska ka qenë mbrapa incidenteve. Autoritetet ruse janë akuzuar po ashtu se kanë ndalur furnizimet me gaz në Evropë, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që i ka vënë Perëndimi ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Më 7 tetor, Rusia ka thënë se po synon të nisë hetimet e veta në brigjet daneze, pasi Danimarka nuk i ka dhënë qasje Moskës në hetimet e veta. Presidenti rus, Vladimir Putin i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për kryerje të sulmit në të dy gazsjellësit. Ekzistojnë shqetësime se tubacionet mund të jenë dëmtuar përjetësisht për shkak të ujit të kripur të detit. Më 10 tetor, operatori rus i gazsjellësit, Rrjedha Verore 2 e ka ndalur presionin në tubacione për arsye të sigurisë.
Marrë nga REL
magdalena andersson nord stream
Bota
10 Tetor 2022, 22:16
k.m.
Foto ilustruese
AMSTERDAM- Mikroplastika janë zbuluar në qumështin e gjirit për herë të parë në histori. Ky zbulim,...
Bota
10 Tetor 2022, 22:10
I.A
Josep Borell
BRUKSEL- Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmi...
Bota
10 Tetor 2022, 21:48
I.A
White House
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, m&eum...
Bota
10 Tetor 2022, 21:01
I.A
Ukraina
UKRAINË- Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se do të ndalojë eksportet e energjisë elektrike pas sul...
Bota
10 Tetor 2022, 21:00
I.A
Foto nga Ukraina
TIRANË- Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anembanë Ukrainës, duke sjell&eum...
Bota
10 Tetor 2022, 20:49
I.A
Yuri Zaskoka
UKRAINË- Yuri Zaskoka, kreu i divizionit të krimit kibernetik të forcës policore të Ukrainës, vdiq në sulme...
Bota
10 Tetor 2022, 20:34
I.A
Ukraina
UKRAINË- Forcat ruse së shpejti do të mbarojnë deri në furnizimet e tyre të fundit me karburant dhe nuk do të je...
Bota
10 Tetor 2022, 20:32
k.m.
Pamje nga Ukraina
KIEV- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një nga fazat e saj më kritike, me Kievin që ka ngritur një mb...
Bota
10 Tetor 2022, 20:28
I.A
SHBA
SHBA- Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentagonin ...
Bota
10 Tetor 2022, 20:25
I.A
Gulbahar Haitiwaji
KINË- Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për arrestimin arbitrar të një deri n&e...