LIVE UPDATES
Bota

Qeveria gjermane paraqet masat e kursimeve, DW: Rriten taksat, hiqen subvencionet e naftës për fermerët

Hiqen subvencionet për naftën për fermerët, vendosen taksa për biletat e avionëve, forcohen rregullat për ndihmën sociale.

10 Janar 2024, 09:57 Nga I.A
Qeveria gjermane paraqet masat e kursimeve, DW: Rriten taksat, hiqen
Olaf Scholz

GJERMANI- Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për financimin e buxhetit ndër të tjera përfshin uljen e diskutueshme të subvencioneve të naftës për fermerët, taksat më të larta për trafikun ajror dhe sanksione më të rrepta në fushën e ndihmës sociale për të papunët.

Këto masa kursimi janë të nevojshme sepse, sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet të kompensojë një mungesë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh në buxhetin bazë, si dhe në fondin e klimës dhe transformimit.

Pavarësisht protestave, hiqen subvencionet për naftën për fermerët

Nga maji do të rriten taksat për biletat e fluturimeve me avion. Në varësi të destinacionit përfundimtar të udhëtimit, biletat duhet të rriten me pothuajse një të pestën - në 15,53 deri në 70,83 euro për pasagjer. Taksa e biletës do të paguhet për të gjithë pasagjerët që nisen nga aeroportet gjermane. Tarifat shtesë do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore, por ato do të mund t'ua kalojnë këto taksa pasagjerëve. Nisur nga kjo, qeveria në Berlin këtë vit pret të ardhura shtesë prej rreth 400 milionë eurosh.

Qeveria i qëndroi vendimit edhe për uljen shumë të diskutueshme të subvencioneve në sektorin e bujqësisë – pavarësisht protestave të fermerëve. Po flasim për heqjen graduale të stimujve tatimorë për naftën. "Është një kontribut i veçantë për uljen e subvencioneve që dëmtojnë klimën”, thuhet në projektin e qeverisë. Deri më tani fermerët kanë mundur të marrin një rimbursim të pjesshëm të taksës së energjisë për naftën, me kompensim prej 21,48 cent për litër.

Koalicioni qeverisës gjerman në fakt fillimisht planifikonte të shkurtonte menjëherë dhe plotësisht këtë ndihmë, e cila jepet që nga viti 1951. Fermerëve dhe kompanive të prekura në sektorin agrar tani u është dhënë më shumë kohë për t'u përshtatur. Këtë vit, shkalla e subvencioneve do të ulet me 40 për qind, ndërsa në vitin 2025 dhe 2026 me 30 për qind shtesë. Nga viti 2026, këto subvencione nuk duhet të ekzistojnë më.

Drita jeshile për shkurtimin e ndihmave sociale

Kabineti dha dritën jeshile edhe për shkurtimin e planifikuar të ndihmës sociale për të papunët, të ashtuquajturin "Bürgergeld”. Në të ardhmen, zyrat e punësimit (Jobcenter)do të mund të anulojnë plotësisht për dy muaj, ndihmat për personat e papunë që refuzojnë me këmbëngulje punët e ofruara.

Pritet që kjo rregullore të sjellë kursime prej rreth 170 milionë euro në vit – 150 milionë për qeverinë federale dhe 20 milionë për komunat. Në të njëjtën kohë, ndihma e dhënë për banim dhe ngrohje nuk duhet të hiqet.

Përveç kësaj, do të hiqen edhe i ashtuquajturi bonusi i ndihmës sociale prej 75 euro në muaj, i cili është futur për trajnimin e mëtejshëm të të papunëve. Pritet që kjo të sjellë kursime shtesë prej 100 milionë eurosh. Trajnimet që synojnë marrjen e diplomës profesionale do të vazhdojnë të mbështeten me 150 euro në muaj.

Vendimi për buxhetin ndoshta në janar

Pasi qeveria mori një vendim për masat shtrënguese, parlamenti gjerman është tani në lëvizje. Qeveria pret që buxheti fillimisht të miratohet në janar në Bundestag dhe më pas në seancën e 2 shkurtit në Bundesrat. Deri atëherë në fuqi është i ashtuquajturi Menaxhimi i përkohshëm i buxhetit.

Marrë nga DW

qeveria gjermane olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj