LIVE UPDATES
Bota

Mijëra euro bonus për punonjësit e rinj, "metoda" e re e Gjermanisë për të tërhequr personel të kualifikuar

Aty, si në shumë degë tjera ekonomike, ka kërkesë për personel të kualifikuar.

10 Janar 2024, 09:06 Nga N.F
Mijëra euro bonus për punonjësit e rinj, "metoda" e  re
Foto ilustruese

GJERMANI- Kujdestarët, personeli mjekësor, punonjësitnë laboratori: lista e shpalljeve të punës në Spitalin Agaplesion në Giessen është e gjatë. Aty, si në shumë degë tjera ekonomike, ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe një bonus solid. Bëhet fjalë për 2000 euro për një pozicion në laboratorin e kateterëve kardiak, për të cilin sapo është publikuar shpallja.

Ideja që qëndron pas: bërja e vendit të punës sa më tërheqës. Punët në shëndetësi kanë një reputacion të keq, thotë Ina Junga. Ajo drejton departamentin e burimeve njerëzore në Spitalin Agaplesion. "Kushtet e punës këtu nuk janë aq jo tërheqëse sa përshkruhen në raportet e mediave.” Kjo është arsyeja pse, sipas saj, ata kanë vendosur të japin bonuse.

Bonuset janë në trend

Shumë kompani gjermane, si kjo klinikë, po luftojnë për të tërhequr punonjës të dëshirueshëm - dhe ate jo vetëm në industrinë e kujdesit shëndetësor. Nga teknikët e automekatronikës deri tek montuesit e kuzhinës, punëdhënësit përpiqen të tërheqin duke premtuar bonuse nga 300 deri në 4000 euro.

Një analizë e platformës së punësimit Indeed tregon se bonuse për ndryshimet e vendeve të punës janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, nga një milion konkurse pune në këtë platformë, në 3.050 prej tyre janë premtuar edhe pagesa shtesë për të pranuar një vend pune. Ndërsa në vitin 2023, kishte 7.129 konkurse të tilla pune, ku oforohej pagesa shtesë vetëm për të marrë një vend pune, që është dyfishi i vitit 2019. Edhe nëse mund të thuhet se kjo përqindje e vendeve të punës ku ofrohen pagesa shtesë është e vogël, këtu shihet një tendencë e qartë në rritje

Ndryshimet në tregun e punës: Kjo mund të shpjegohet me një pasqyrë të gjendjes së tregut të punës, i cili vazhdoi të zhvillohej në favor të punonjësve. Sipas Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimeve Profesionale, aktualisht ka rreth 1.7 milionë vende të lira pune në Gjermani. Ndërsa rreth 2.6 milionë njerëz janë të regjistruar si të papunë. Kjo do të thotë se 1.5 punëkërkues vijnë në një pozicion vakant. Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte afërsisht katër punëkërkues në një vend të ri pune, që do të thotë se konkurrenca për një vend pune ka qenë shumë më e lartë. Sot, punëdhënësit janë ata që duhet të përpiqen të tërheqin fuqinë punëtore.

Bonuset në Aeroportin e Frankfurtit

Se bonuset janë një mjet i mirë për tërheqjen e fuqisë së kërkuar punëtore është dëshmuar në veçanti në vendet ku mungesa e punëtorëve të kualifikuar është tepër e madhe: në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit (Fraport). Bonuse për punonjësit e rinj paguhen atje që nga viti 2022. Personeli që është i punësuar për shërbimet tokësore është joshur me një bonus prej 1000 euro.

Fakti që ky aeroport iu bashkua kaq herët kësaj tendence për pagesa të bonuseve për punësime, ka të bëjë me situatën specifike në industrinë ajrore gjatë kohës së pandemisë, thotë zëdhënësi i Fraport, Andreas Schopf. Trafiku i linjave ajrore ishte i pari që u prek rëndë nga masat kufizuese kundër koronës, ndërsa tani kjo degë është kthyer në normalitet, e punëtorët mungojnë. Gjatë kohës së pandemisë, shumë punonjës janë larguar nga kompania dhe kanë filluar të merren me profesione të tjera.

Pagat e larta nuk janë ekonomike?

Sipas të dhënave nga kompania, Fraport arriti të tërheqë 4000 punonjës të rinj që nga futja e bonuese. Zëdhënësi Schopf thekson se shpërblimet e këtilla së bashku me përfitimet e tjera si Deutschlandticket (bilet apër udhëtim në Gjermani) janë një nga faktorët që e bëjnë dikë të zgjedhë këtë punëdhënës. Megjithatë, punëdhënësit nuk duan vetëm që punonjësit e rinj të vijnë tek ata, por ata janë të interesuar që punonjësit të mbeten në këto vende pune. Prandaj shtrohet pyetja, pse nuk paguhen paga më të larta në vendet ku ka nevoja shumë të mëdha për punëtorët e kualifikuar?

Arsyeja për këtë është llogaritja ekonomike, thotë Michael Neugart, një ekspert ekonomik nga Universiteti në Darmstadt. Nëse kompanitë do ta rrisnin pagën mujore bruto për 100 apo 200 euro, atë shumë do ta paguanin gjatë gjithë periudhës së punësimit. Pagesa e njëhershme e ndonjë bonusi është një nxitje financiare për punonjësit, por punëdhënësit nuk futen kështu në obligime afatgjata për pagesa.

Viti 2024

Spitali Agaplesion në Giesen do të mund të paguante edhe më shumë, thotë shefi i burimeve njerëzore të Junga. Në sektorin e përkujdesit ka më pak staf, sepse kompanitë e sigurimeve shëndetësore u paguajnë spitaleve shuma fikse për pacientët e trajtuar, që do të thotë se edhe burimet financiare janë të kufizuara. "Nuk do të ishte mirë të japim paga më të larta, ndërsa në anën tjetër të kufizojmë numrin e stafit," thotë Junga.

Prandaj, rritja e pagave nuk është zgjidhje e mirë as për klinikën në Giessen. E megjithatë, viti 2024 do të jetë një vit i mirë për punonjësit. Sidomos ata që janë të kualifikuar për punët më të kërkuara mund të shpresojnë se do të përfitojnë bonuse, nëse e ndërrojnë vendin e punës, që do të thotë se pozitat e tyre në negociatat për punë janë më të fuqishme.

Marrë nga Deutsche Welle 

gjermani bonues agaplesion personel lista

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet