14 Shtator 2022, 15:34
Nga e.k
Albin Kurti
PRISHTINË- Sindikata e Sektorit Privat i kërkon Qeverisë së Kosovës që punëtorët e këtij sektori të subvencionohen direkt nga shteti. Kjo për faktin pasi sipas tyre, 95 për qind e punëtorëve në sektorin privat nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga paketa e qeverisë.
Këtë kërkesë ia adresuan edhe përmes një letre zyrtare kryeministrit Albin Kurti. Mirëpo, edhe pas 7 ditësh Sindikata e Sektorit Privat nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shefi i ekzekutivit.
“Realisht ne nuk kemi marrë asnjë informacion nëse që është pranuar kërkesa jonë. Vetë fakti që në momentin kur nuk kthen një përgjigje pozitive në mënyrë automatike nënkuptohet që kërkesa refuzohet. Kështu mundemi me kuptu që dje janë bërë 8 ditë prej që i kemi shkruar zyrtarisht dhe ata nuk kanë kthy kurfarë përgjigjeje, konsiderojmë që ata duan që në heshtje me kalu këtë”, tha për Front Online Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat.
Megjithatë, sipas tij, punëtorët e Sektorit Privat nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
Azemi thotë se do të presin deri më 20 shator 2022, pastaj do të shqyrtojnë nëse do të hyjnë në grevë.
“Ne kemi marrë vendim që të presim deri më 20 të këtij muaji, dhe të shohim se si po veprojnë të dyja palët, edhe Qeveria edhe punëtorët e këtij sektori. Nëse ata vendosin që të futen në grevë. Por, po shihet që kushtëzimin e ka bërë me qëllim, pasi që nuk po e bënë më të mirën më të vogël kundrejt punëtorëve të sektorit privat”, u shpreh Azemi.
Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro. Për punëtorët e sektorit privat është thënë se do t’i subvencionojnë rritjet e pagave për vetëm tre muaj. Ai njoftoi se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkohë familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.
kosove albin kurti
Bota
14 Shtator 2022, 15:25
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës të enjten mban seancë plenare, e para për sesionin vjeshtor. Seanca e Kuvendit mbahet ...
Bota
14 Shtator 2022, 15:11
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vend...
Bota
14 Shtator 2022, 15:00
d.a.
foto ilustruese
SHBA- Firmat private të kapitalit që pompojnë miliarda dollarë në projekte të pista energjetike po i ekspozoj...
Bota
14 Shtator 2022, 14:49
e.k
Papa Françesku (djathtas) i rrethuar nga Yitzhak Yosef (djathtas i dytë), Kryerabini Sefardi i Izraelit, Mitropoliti i Volokolamsk Anthony (i dyti...
Bota
14 Shtator 2022, 14:40
A.B
Arrestimi
FRANCE- Një oficere policie e cila i vuri prangat një krimineli të vendit, ka krijuar zhurmë të madhe në Twitt...
Bota
14 Shtator 2022, 14:46
d.a.
Google
SHBA- Google ka dështuar të anulojë një gjobë prej më shumë se 4 miliardë euro, të vendosur nga BE-ja, ...
Bota
14 Shtator 2022, 14:34
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, ...
Bota
14 Shtator 2022, 14:25
d.a.
Pearl harbor
SHBA- Familja e një marinari amerikan të vrarë në Pearl Harbor më në fund ka mundur ta shohë atë t&eum...
Bota
14 Shtator 2022, 14:17
d.a.
SHANGAI
KINË- Të gjitha fluturimet për në dy aeroportet ndërkombëtare të Shangait janë anuluar pasi qyteti po p&eum...
Bota
14 Shtator 2022, 14:11
A.B
Mbreti Charles
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III do të vazhdojë të jetojë për momentin në Clarence House, rez...