LIVE UPDATES
Bota

Putin zotohet të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës

Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, zoti Putin tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit në Ukrainë mbetët qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë dhe se ai nuk sheh nevojë për ta rishikuar atë.

16 Shtator 2022, 20:59 Nga e.k
Putin zotohet të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet nëse forcat ukrainase vënë në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër në Rusi.

Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, zoti Putin tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit në Ukrainë mbetët qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë dhe se ai nuk sheh nevojë për ta rishikuar atë.

“Ne nuk jemi në nxitim” tha udhëheqësi rus, duke shtuar se Rusia ka dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë.

Rusia u detyrua të tërhiqte forcat e saj nga zona të mëdha të Ukrainës verilindore javën e kaluar pas një kundërofensive të suksesshme ukrainase. Operacioni i Ukrainës për të rimarrë kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave të pushtuara nga Rusia shënoi dështimin më të madh ushtarak për Moskën që kur forcat ruse u detyruan të tërhiqeshin nga zonat afër Kievit në fillim të luftës.

I pyetur për kundërsulmin e Ukrainës, zoti Putin u përgjigj: “Do të shohim se si do zhvillohet dhe si do të përfundojë”. Ai tha se Ukraina ka tentuar të nisë sulme “pranë objekteve tona bërthamore, termocentraleve bërthamore” në Rusi dhe u zotua të bëjë “gjithçka për të parandaluar çdo kthesë negative të zhvillimeve në terren”.

“Ne do të hakmerremi nëse ata nuk arrijnë të kuptojnë se metoda të tilla janë të papranueshme, ato nuk dallojnë nga terrorizmi”, tha presidenti rus.

Zoti Putin gjithashtu kërkoi të premten të qetësonte shqetësimin e Indisë për konfliktin në Ukrainë, duke i thënë kryeministrit indian Narendra Modi se Moska dëshiron të shohë një fund të shpejtë të luftimeve, duke pretenduar se zyrtarët ukrainas nuk duan të negociojnë, një akuzë e hedhur poshtë nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky. Zoti Zelensky megjithatë ka thënë se tërheqja e trupave ruse nga zonat e pushtuara të Ukrainës është parakusht për fillimin e bisedimeve.

Kina dhe India kanë refuzuar t'iu bashkohen sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ndërsa kanë rritur blerjet e naftës dhe gazit natyror rus, duke ndihmuar Moskën të kompensojë kufizimet financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Zoti Putin u takua të premten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështjet rajonale, duke përfshirë një marrëveshje të korrikut të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja që lejoi eksportet e grurit ukrainas të rifillonin nga portet ukrainase në Detin e Zi. Duke folur në samitin e Uzbekistanit të premten, udhëheqësi kinez, Xi paralajmëroi fqinjët e tij të Azisë Qendrore që të mos lejojnë të huajt t'i destabilizojnë ata.

Paralajmërimi pasqyron ankthin e Pekinit se mbështetja perëndimore për aktivistët pro-demokracisë dhe atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një komplot për të minuar Partinë Komuniste në pushtet në Kinë dhe qeveritë e tjera autoritare. Marrëdhëniet e Kinës me Uashingtonin, Evropën, Japoninë dhe Indinë janë tensionuar nga mosmarrëveshjet rreth teknologjisë, sigurisë, të drejtave të njeriut dhe çështjet territoriale.

Azia Qendrore është pjesë e iniciativës shumë miliarda dollarëshe të Kinës “Një brez, Një rrugë” për të zgjeruar tregtinë duke ndërtuar porte, hekurudha dhe investime të tjera infrastrukturore në një zonë që përfshinë dhjetëra vende nga Paqësori Jugor, Azia, Lindja e Mesme, deri në Evropë dhe Afrikë. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u themeluar nga Rusia dhe Kina si një reagim ndaj ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon. Grupi përfshin edhe Indinë, Pakistanin dhe katër vende ish-sovjetike të Azisë Qendrore, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Irani është gjithashtu në proces të anëtarësim të plotë.

Të enjten, zoti Putin zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Xi, duke e falenderuar këtë të fundit për “qëndrimin e ekuilibruar” të qeverisë së tij për luftën në Ukrainë, ndërsa shtoi se ai ishte gati të diskutonte “shqetësimet” e Kinës për Ukrainën, ndonëse Kina nuk ka treguar se çfarë shqetësime ka për këtë luftë. Presidenti Xi, në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e tij, shprehu mbështetjen për “interesat thelbësore” të Rusisë, por gjithashtu tregoi interesim për të punuar së bashku për të "injektuar qëndrueshmëri" në çështjet botërore.

Li Xin, drejtor i Institutit të Studimeve Evropiane dhe Aziatike të Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjit të Shangait, vuri në dukje se Pekini dëshiron një fund të negociuar të luftës në Ukrainë, duke shtuar se “Kina nuk do të gjykojë nëse operacioni special ushtarak i Rusisë është i drejtë apo jo.”

Marrë nga VOA

vladimir putin lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim