LIVE UPDATES
Bota

Putin takohet me homologun iranian: Marrëdhëniet tona po zhvillohen shumë mirë

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Moska ka synuar që t’i forcojë lidhjet ekonomike dhe politike me Teheranin. Të dyja vendet janë nën sanksione të Perëndimit.

7 Dhjetor 2023, 19:44 Nga I.A
Putin takohet me homologun iranian: Marrëdhëniet tona po zhvillohen
Vladimir Putin dhe Ebrahim Raidi

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka lavdëruar lidhjet e shtetit të tij me Iranin, në një takim me homologun e tij iranian, Ebrahim Raidi, teksa të dy kanë diskutuar për luftën Izrael-Hamas. Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Moska ka synuar që t’i forcojë lidhjet ekonomike dhe politike me Teheranin. Të dyja vendet janë nën sanksione të Perëndimit.

“Marrëdhëniet tona janë duke u zhvilluar shumë mirë. Ju lutem dërgojini urimet e mia më të mira për liderin [Ayatollah Ali] Khamenei”, i ka thënë Putin, Raisit, duke iu referuar shefit të shtetit.

“Falë mbështetjes së tij, ne kemi arritur në një momentum të mirë në vitin e kaluar”, ka thënë mes tjerash Putin.

Shtetet e Perëndimit e kanë akuzuar Teheranin për mbështetje të ofensivës së Rusisë në Ukrainë, duke i ofruar sasi të mëdha dronësh dhe armësh tjera. Të dy kanë diskutuar për luftën dymujore Izrael-Hamas, e cila i ka rritur në mënyrë drastike tensionet në mes të Izraelit dhe shteteve arabe në Lindje të Mesme. “Është shumë e rëndësishme për ne të shkëmbejmë pikëpamje për situatën në rajon, sidomos lidhur me situatën në Palestinë”, ka thënë Putin.

Presidenti rus ka folur edhe me liderin izraelit dhe ata arabë pak pas nisjes së luftës, dhe ka mëtuar ta pozicionojë veten si ndërmjetësues potencial për paqe në mes të palëve. Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Për pasojë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën me 2.3 milionë banorë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 15.800 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite. Ushtria izraelite, në anën tjetër, i vë fajin Hamasit për vrasjet, duke e akuzuar se po operon në zonat e dendura me civilë.

Marrë nga REL

vladimir putin ebrahim raidi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim