LIVE UPDATES
Bota

Putin ngre nivelin e kërcënimit, REL: A është ky mashtrim?

Putin tha se mobilizimi, i cili përfshin “vetëm qytetarët që janë aktualisht në rezervë... dhe kryesisht ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura [dhe] kanë përvojë përkatëse”, do të fillojë menjëherë. Këto veprime mund të jenë pjesë e planeve të Kremlinit për të riformuluar ndërhyrjen në Ukrainë - nga “operacion i posaçëm ushtarak” siç e quan tani, në “luftë”.

21 Shtator 2022, 14:22 Nga d.a.
Putin ngre nivelin e kërcënimit, REL: A është ky mashtrim?
Putin dhe Shoigu

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë. Pas disa sukseseve të luftëtarëve ukrainas në fushën e betejës, ai urdhëroi “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve rusë, mëngjesin e 21 shtatorit.

Një ditë më herët, udhëheqësit e emëruar nga Kremlini të rajoneve të Ukrainës që kontrollohen nga forcat ruse, njoftuan se do të mbajnë referendume të ashtuquajtura për bashkim me Rusinë, nga data 23 deri më 27 shtator. Parlamenti rus, po ashtu, miratoi disa amendamente në ligj, të cilat i ashpërsojnë dënimet për ushtarët që dorëzohen, dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë gjatë periudhës së mobilizimit ose gjendjes së jashtëzakonshme.

Putin tha se mobilizimi, i cili përfshin “vetëm qytetarët që janë aktualisht në rezervë... dhe kryesisht ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura [dhe] kanë përvojë përkatëse”, do të fillojë menjëherë. Këto veprime mund të jenë pjesë e planeve të Kremlinit për të riformuluar ndërhyrjen në Ukrainë - nga “operacion i posaçëm ushtarak” siç e quan tani, në “luftë”.

Në fjalimin televiziv, Putin kërcënoi me armë bërthamore, duke thënë se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj. “Ky nuk është mashtrim”, tha ai.

Votimet që po organizon Rusia në rajonet Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja të Ukrainës i japin një kthesë të re këtij kërcënimi. Votimet janë dënuar dhe cilësuar gjerësisht si të paligjshme, por ka frikë se ukrainasit do të detyrohen të mbështesin bashkimin me Rusinë.

Putin, i cili mbush 70 vjet muajin e ardhshëm, mund t’i përdorë të ashtuquajturat referendume për ta interpretuar situatën si do vetë. Ai mund të pretendojë se territori “rus” është nën sulm dhe pjesërisht i pushtuar nga forcat ukrainase, thonë analistët.

“Trupat e huaja që kalojnë kufijtë e Rusisë - edhe nëse kufiri sapo ka lëvizur - do të përdoren nga Putini për të justifikuar mobilizimin... duke shënjestruar vendet ukrainase që më parë i ka shmangur [dhe] duke i bërë kërcënimet bërthamore më pak abstrakte”, tha Aleksandr Baunov, analist në Institutin “Carnegie Endowment”, në një postim në Twitter më 20 shtator - pas njoftimit për referendume.

Sipas tij, Moska shpreson që me këtë gjë, “ta bëjë konfliktin më legjitim në sytë e rusëve të zakonshëm”.

Dara Massicot, analiste ushtarake në Institutin “Rand Corp”, tha se Kremlini shpreson të ngjallë frikë në Kiev dhe në ato vende perëndimore, mbështetja ushtarake e të cilave ka qenë kritike për suksesin e Ukrainës në fushën e betejës.

“Ata shpresojnë që aneksimi [i territoreve ukrainase] të tronditë sistemin [ndërkombëtar]” dhe kërcënimet e tyre bërthamore “të detyrojnë [arritjen e] një armëpushimi, ose të ngadalësojnë mbështetjen për Ukrainën”, shkroi Massicot në Twitter, më 20 shtator.

Lëvizjet e fundit të Kremlinit nënvizojnë shqetësimet e Putinit për pushtetin e tij, nëse humb luftën në Ukrainë, tha në anën tjetër analisti ushtarak, Rob Lee.

Në një postim në Twitter përpara fjalimit të Putinit, Lee tha se presidenti rus po përballet me pyetjen: “Cili është rreziku më i madh për të: mobilizimi, përdorimi i armëve taktike bërthamore, apo humbja e Donbasit dhe zonave të tjera të pushtuara të Ukrainës”?

Njoftimi i Putinit për “mobilizim të pjesshëm” sugjeron se ai ende po përpiqet t’i mbajë të hapura opsionet - diçka që analistët thonë se ai e bën shumë shpesh, kur ndodhet në dilemë.

Veprimet e fundit të Kremlinit vijnë në kohën kur forcat ukrainase po bëjnë kundërsulme të suksesshme në verilindje të vendit të tyre. Ushtria e Ukrainës dëboi forcat ruse nga rajoni i Harkivit në fillim të këtij muaji, duke rikthyer pjesë të mëdha territoresh.

Shpejtësia e kundërsulmeve të Ukrainës ka zemëruar nacionalistët rusë. Ata i kanë bërë thirrje Putinit që të shpallë mobilizim të përgjithshëm, të bombardojë infrastrukturën civile të Ukrainës dhe, madje, të pozicionojë armë bërthamore.

Putin ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt - sipas analistëve, me besimin se forcat ruse do të marrin kontrollin e Kievit brenda disa ditësh dhe do të instalojnë një qeveri pro-Moskës.

Ai ka vënë në rrezik ekonominë e Rusisë, duke e ditur se vendet perëndimore do t’i vendosnin sanksione shtesë. Analistët thonë se ai ka nënvlerësuar aftësinë e ushtrisë ukrainase, unitetin e ukrainasve dhe vendosmërinë e tyre për të ruajtur pavarësinë, ashtu si edhe unitetin e Perëndimit.

Suksesi i fundit i Ukrainës raportohet se ka habitur Kremlinin dhe, sipas analistëve, ai është bërë shkak për lëvizjet e papritura më 20 shtator. Mbajtja e referendumeve “nuk është plan, është dështim i planit”, shkroi R.Politik, një organizatë analizash e kryesuar nga ekspertja ruse, Tatyana Stanovava, në një postim në Twitter, më 20 shtator.

Massicot paralajmëroi se Kremlini mund të “shpërthejë”, duke bërë sulme me raketa apo sulme kibernetike, ose duke shfaqur armët e tij bërthamore nëpër stërvitje, nëse strategjia e tij e aneksimit të territoreve nuk arrin t’u japë fund luftimeve dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Zmbrapsjet e Rusisë në fushën e betejës kanë ndodhur pjesërisht për shkak të qasjes së saj të kufizuar në ushtarë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të mërkurën se 5.937 trupa ruse janë vrarë deri më tani në Ukrainë. Kjo është hera e tretë që zyrtarët rusë japin shifra për humbjet ushtarake atje. Hera e fundit ka qenë në fund të marsit.

Por, agjencitë perëndimore të inteligjencës thonë se numri i ushtarëve të vrarë rusë është shumë më i lartë se kaq - sipas tyre, janë dhjetëra mijëra të vrarë, të plagosur ose të zënë robër. Dhe, ka prova të shumta se ushtria po lufton për t’i zëvendësuar ata. Në të njëjtën kohë, thuhet se një numër në rritje ushtarësh po refuzojnë të luftojnë.

Kremlini, deri më tani, ka refuzuar ta cilësojë pushtimin e Ukrainës si “luftë”, nga frika e reagimit popullor, dhe ka bërë një fushatë të fshehtë për rekrutimin e luftëtarëve, duke përfshirë ofrimin e stimujve të mëdhenj financiarë apo zgjatjen e kufizimeve të moshës.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi thonë se qindra, nëse jo mijëra trupa, po refuzojnë urdhrat për t’u pozicionuar, për të vazhduar luftimet ose për të qëndruar në fushën e betejës pa rotacion ose pa u kthyer në shtëpi. Amendamentet e fundit në ligj synojnë adresimin e kësaj çështjeje.

Lee shkroi më 20 shtator se Putin do të përballej me “rreziqe masive politike” nëse do të thërriste mobilizim të përgjithshëm ushtarak, pasi nuk ka “asnjë garanci” se një gjë e tillë do t’i ndihmonte përpjekjet luftarake të Rusisë. Sipas tij, “një numër i madh i ushtarëve [rusë] të trajnuar dhe motivuar dobët nuk është avantazh i madh”./REL/

sergei shoigu vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim