Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
HAGË- Gjyqi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që të nisë fillim të vitit 2023. Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
E pyetur për vonesën në nisje të procesit, Trendafilova ka thënë se gjykatësi i procedurës paraprake është duke punuar shumë në këtë rast “voluminoz” për të trajtuar të gjitha çështjet.
“Gjykatësi i procedurës paraprake është duke punuar pa pushim që të dorëzojë të gjitha çështjet e komplikuara për këtë rast, ashtu siç ka vepruar në rastet tjera”, tha ajo.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Pikërisht këtë raport 11 vite me pas synon që ta rrezojë si të pabazuar kryeministri shqiptar Rama që do të flasë para Këshillit të Evropës në Strasbourg më 12 Tetor pasdite.
Mbretëresha e Danimarkës DANIMARKË- Mbretëresha e Danimarkës ka rezultuar pozitive me Covid-19 për herë të dytë...
ALBIN KURTI KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth atentatit të planifikuar ndaj tij në vitin 2021, i cili u zbulua...
Pamje nga vendngjarja ITALI- I riu Luca di Cuggiono e gjeti veten në mes të një skene që vetëm në filma mund ta im...
Protesta ne Rusi RUSI- Lëvizja “Vesna” bëri thirrje për protesta në të gjithë Rusinë kundër mobilizimit...
aeroport RUSI- Rusia duket se është në trazira pas mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga president...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se Serbia është...
Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha sot se “korniza e re” e dialogut, e publikuar në media, nuk ka autor, dhe si pasojë n...
Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Në një ose dy muaj, bota mund të hyjë në një konflikt të përmasave t&...
Ekaterina Trendafilova SERBI- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, në nj&...
Sergei Markov RUSI- Një ish-deputet rus dhe këshilltar i Putinit paralajmëroi se qytetet britanike mund të jenë në ...