LIVE UPDATES
Bota

STUDIMI: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit

Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë.

15 Prill 2023, 07:44 Nga k.m.
STUDIMI: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e
Foto ilustruese

SHBA- Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore – ndihmojnë trupin të luftojë kancerin. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët. Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit.

Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin. Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë. Studiuesit kishin vënë re një lidhje nga mbijetesa e të prekurve nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve. Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen më mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është psh. koronavirusi.

"Doli që antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene,"- më tha Prof. Julian Downward, një drejtor i asociuar i kërkimit në Institutin Francis Crick.

Disa nga këto retroviruse u bënë pjesë e kodit tonë gjenetik dhjetëra miliona vjet më parë dhe ndahen me të afërmit tanë, majmunët e mëdhenj. Por retroviruse të tjerë mund të kenë hyrë në ADN-në tonë disa mijëra vjet më parë. Megjithatë, kaosi mbizotëron brenda një qelize kanceroze kur ajo po rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe kontrolli dikur i rreptë i këtyre viruseve të lashtë humbet. Këto "udhëzime" të lashta gjenetike nuk janë më në gjendje të ringjallin viruse, por ato mund të krijojnë fragmente virusesh që janë të mjaftueshme për sistemin imunitar për të dalluar një kërcënim viral.

"Sistemi imunitar mashtrohet duke besuar se qelizat e tumorit janë të infektuara dhe përpiqen të eliminojë virusin, kështu që është një lloj sistemi alarmi,"- tha Prof. George Kassiotis, kreu i imunologjisë retrovirale në qendrën e kërkimit biomjekësor. Antitrupat thërrasin pjesë të tjera të sistemit imunitar që vrasin qelizat e "infektuara" - pra sistemi imunitar po përpiqet të ndalojë një virus, por në këtë rast po "vret" qelizat kancerogjene.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përshkruan se si kjo ndodh natyrshëm në trup, por studiuesit duan ta rrisin atë efekt duke zhvilluar vaksina për të mësuar trupin se si të gjuajë për retroviruset endogjene./BBC

studimi per qelizat kancerogjene

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale