24 Maj 2022, 17:30
Nga DOSJA
Ambasadoret ne Manastirin e Decanit
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka qenë pjesë e trupit diplomatik që kanë vizituar manastirin e Deçanit ditën e sotme pas thirrjes së vendeve të QUINT-it që qeveria e Kosovës të zbatojë vnedimin e Gjykatë Kushtetuese.
Vizita e sotme e trupit diplomatik në Deçan interpretohet si mbështetje e thirrjes së QUINT-it dhe nga ambasadorët e vendeve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë i cili u fotografua krah ambasadorit amerikan.
Nga Shqipëria por dhe vetë ambasadori Minxhozi nuk kanë folur ndonjëherë zyrtarisht në lidhje me këtë vendim dhe nuk kanë patur një reagim. Por kjo vizitë e tij ditën e sotme nga mediat kosovare tregon qartë qëndrimin e Shqipërisë se në cilën anë të peshores qëndron.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, kohë më parë ka shprehur kundërshtinë e tij në lidhje me tokën në Deçan, duke thënë se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, i cili pati vendosur që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit.
Më 20 maj të 2022, të pestë shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i drejtuan një kërkesë qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin në lidhje me 24 hektarë tokë dhe pyll që i takojnë manastirit.
“Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhej në thirrjen e QUINT, duke i kërkuar Qeverisë që të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.
Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit, ka zgjatur 16 vjet. Më 20 maj të 2016-ës Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ajo refuzoi vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan. Gjykata Kushtetuese përcakton gjithashtu se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së Manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (aktvendim i plotfuqishëm).
(d.a/dosja.al)
Bota
24 Maj 2022, 16:51
Policia greke
GREQI- Një debat në familje për pak desh përfundoi në tragjedit ditën e sotme rreth orës 12 në&n...
Bota
24 Maj 2022, 16:44
Sheshel
Lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, është thirrur që të dëshmoj...
Bota
24 Maj 2022, 15:54
Manastiri i Decanit
Krerët e misioneve të vendeve më të industrializuara, QUINT, për të disatën herë i kanë k&...
Bota
24 Maj 2022, 15:50
Foto ilustruese
Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, bi...
Bota
24 Maj 2022, 14:54
Nikos Dendias
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i është përgjigjur akuzave të presidentit turk Rexhep Taip Erdoga...
Bota
24 Maj 2022, 14:41
Mark Rutte
HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte tha se shanset e Ukrainës për të marrë statusin kandidat në BE jan&...
Bota
24 Maj 2022, 14:31
Igor Dodon
MOLDAVI- Ish-presidenti i Moldavisë Igor Dodon është ndaluar për 72 orë nën dyshimin për korrupsion dhe...
Bota
24 Maj 2022, 14:22
Foto ilustruese
GREQI- Rojet Bregdetare greke kanë penguar sërish sot kalimin e katër gomoneve me emigrantë në ujërat te...
Bota
24 Maj 2022, 14:17
Foto ilustruese
Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar të martën për vendimin për njohjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse ...
Bota
24 Maj 2022, 13:51
Aneesa Abbas, Arooj Abbas
PAKISTAN-Dy motra me shtetësi të dyfishtë pakistaneze dhe spanjolle dyshohet se u vranë nga burrat e tyre, ...