LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e luftës në Ukrainë, Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike

Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

24 Maj 2022, 15:50 Nga DOSJA
Pasojat e luftës në Ukrainë, Forumi Ekonomik Botëror mes
Foto ilustruese

Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por u shty për shkak të pandemisë së koronës - e tani gjendet tani nën trysninë e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe pasojave të tij në mbarë botën.

Në fillim të takimit Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, bëri thirrje në "Süddeutsche Zeitung" për një plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës. Forumi, i cili vazhdon deri të enjten, u hap me një fjalim të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u lidh përmes videos. Në të Zelenski bëri thirrje për "sanksione maksimale" kundër Rusisë, për shembull një embargo për burimet ruse të energjisë.

Paralajmërim për recesionin global

Ndër çështjet e tjera që trajtohen në këtë forum janë edhe ato që kanë të bëjnë me furnizimin ndërkombëtar me energji dhe balanca midis fitimit ekonomik dhe drejtësisë sociale. Ministri federal gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fjalën e tij në Davos se sheh katër kriza të ndërlidhura me njëra-tjetrën: inflacion i lartë në shumë vende, kriza energjetike, mungesa e ushqimeve dhe kriza klimatike. "Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet nëse fokusohemi vetëm në njërin nga problemet", paralajmëroi Habeck. "Por nëse nuk zgjidhet asnjëri nga problemet, atëherë jam vërtet i shqetësuar se po kalojmë në një recesion global” - tha ai.

Një recesion i tillë do të kishte efekte serioze jo vetëm për mbrojtjen e klimës, por edhe për stabilitetin global në tërësi, vazhdoi Habeck. Megjithatë, nëse çdo vend kujdeset vetëm për veten, kjo do ta përkeqësojë krizën. "Ne duhet t'i mbajmë tregjet hapur”, tha ministri i gjerman i Ekonomisë.

Sipas Habeck duhet të ndryshojnë në të njëjtën kohë edhe rregullat e tregjeve. Nuk bëhet fjalë për de-globalizim, por për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet, tha Habeck në Davos.

Oxfam bën thirrje për taksa më të larta për të pasurit

Për shkak të rritjes së pabarazisë kudo në botë organizata e zhvillimit Oxfam bëri thirrje në fillim të Forumit Ekonomik Botëror për një taksim më të madh të kompanive si dhe të miliarderëve.

"Është e papranueshme që korporatat dhe miliarderët pas tyre po nxjerrin fitime rekord, ndërkohë që miliona vetë detyrohen të mos hanë një vakt, të fikin ngrohjen, të mos kenë mundësi të paguajnë faturat e tyre dhe të pyesin se çfarë të bëjnë për të mbijetuar”, tha zëdhënësi i Oxfam, Manuel Schmitt.

Sipas Oxfam qeveritë duhet të marrin urgjentisht kundërmasa dhe të taksojnë korporatat dhe super të pasurit. Schmitt kërkoi që në Gjermani duhet të rifutet sërish tatimi mbi pasurinë si dhe të vendoset një taksë njëherëshe për ata që kanë pasuri shumë të mëdha si dhe një taksë mbi fitimin për korporatat. Sipas Oxfam-it më të pasurit në botë janë pasuruar edhe më shumë që nga fillimi i pandemisë korona dhe pasuria e miliarderëve është rritur me 42 për qind./DW/

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste