LIVE UPDATES
Bota

Pretendimi i Trump për imunitet u hodh poshtë, çfarë pritet të ndodhë tani?

Rasti ndaj Trumpit ka ngecur prej dhjetorit, derisa ai po vazhdon me pretendimin se ka imunitet presidencial, ndërsa ankesa e tij e ka shtyrë tashmë datën e caktuar për gjykimin e tij që ishte 4 marsi.

7 Shkurt 2024, 12:53 Nga M.B
Pretendimi i Trump për imunitet u hodh poshtë, çfarë
Donald Trump

SHBA- Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara tha të martën se ish-presidenti Donald Trump nuk ka imunitet nga ndjekja penale, pasi ai akuzohet se u përpoq ta zhbënte disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por, ky vendim nuk nënkupton se Trumpi do të dalë para gjyqit menjëherë. Më poshtë mund ta lexoni një vështrim të hapave të ardhshëm në këtë rast: Trump ka ndër mend të ankohet ndaj vendimit të panelit prej tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Kolombias, tha një zëdhënës i fushatës së tij.

Ai mund t’i kërkojë gjykatës së Qarkut të Kolombias ta rishqyrtojë vendimin e panelit, ose t’i drejtohet direkt Gjykatës Supreme të SHBA-së. Rasti ndaj Trumpit ka ngecur prej dhjetorit, derisa ai po vazhdon me pretendimin se ka imunitet presidencial, ndërsa ankesa e tij e ka shtyrë tashmë datën e caktuar për gjykimin e tij që ishte 4 marsi. Gjykata e Apelit e shtyu deri të hënën futjen në efekt të vendimin të saj, për t’i dhënë kohë Trumpit të ankohet në Gjykatën Supreme. Nëse ajo vendos ta shqyrtojë ankesën e tij, atëherë rasti do të pushojë për disa javë apo muaj, derisa gjykata e lartë ta shqyrtojë ankesën.

Nëse Trumpi i kërkon tërë qarkut të gjykatave të Kolombias për ta dhënë mendimin, atëherë rasti do të vazhdojë derisa gjykatësit të vendosin se a ta shqyrtojnë vendimin e tyre. Por, nëse shumica prej 11 gjykatësve aktivë në gjykatë pajtohen për ta marrë në dorë rastin, rasti do të pushojë përkohësisht. Nëse Trump, i cili është lider në garën republikane për t’u nominuar kandidat për president, i fiton zgjedhjet dhe përsëri bëhet president, ai mund të synojë ta falë veten, apo ta udhëzojë Departamentin e Drejtësisë t’i hedhë poshtë akuzat kundër tij.

Shtyrja gjithashtu do t’i parandalonte procedurat disajavore të gjykatës, ku pritet të paraqiten ish-aleatë dhe aleatë politikë të Trumpit për të dhënë dëshmi për kundërshtimin e Trumpit për ta pranuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për tentimin e tij për të mos e lejuar certifikimin e votave. Trumpi do të përfitonte madje edhe nga vonesa më e vogël. Gjykatësja amerikane e qarkut, Tanya Chutkan, e cila e udhëheq rastin kundër tij, mund të ngurrojë ta caktojë një datë për gjykimin e tij, e cila do ta linte Trumpin jashtë fushatës presidenciale në mes të saj në sezonin vjeshtor. Kjo është e paqartë.

Chutkan javën e kaluar e shtyu datën e gjykimit të tij, që ishte caktuar për 4 mars, duke thënë se do ta caktonte një datë të re sapo rasti të kthehej në gjykatën e saj. Nëse Gjykata Supreme vendos të mos merret më ankesën e Trumpit për imunitet, rasti me gjasë do të kthehet te Chutkan brenda pak javësh, duke i hapur rrugën caktimit të gjykimit ndaj tij për këtë pranverë apo për fillimin e verës. Por, Gjykata Supreme, shumica konservatore e së cilës prej 6-3 përfshin tre të nominuarit e Trumpit, mund të dëshirojë ta japë qëndrimin e vet në këtë çështje të rëndësishme.

Nëse ajo e merret me ankesën, atëherë rasti do të mbetet në pasiguri ligjore dhe caktimi i datës së gjykimi do të varet nga ajo se sa shpejt e merr vendimin gjykata e lartë. Një vendim se Trumpi ka të drejtë për imunitet për veprimet e tij si president do t’i jepte fund plotësisht rastit kundër tij, ose do të shkaktonte shtyrje të tjera derisa gjykatat të vendosin se cilat akuza nga aktakuza mund të hidhen poshtë./ REL

shba donald trump

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën