LIVE UPDATES
Bota

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Ka gjasa që Kosova të themelojë një asociacion bosh ose aspak

Sipas Marko Prelec, dinari nuk është vetëm një monedhë, por në të mirë ose në të keq, komuniteti serb varet prej tij.

7 Shkurt 2024, 12:41 Nga Valona Tela
Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Ka gjasa që Kosova të
Një rrugë në Mitrovicën e Veriut, janar 2024.

KOSOVA- Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thotë se vendimi që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, do të duhej të negociohej në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Sipas Marko Prelec, dinari nuk është vetëm një monedhë, për të mirë ose për të keq, komuniteti serb varet prej tij. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se vendimi për të, ashtu si dhe mbyllja e disa komunave paralele serbe në Kosovë, do ta ndikojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që pritet të formohet.

“Ashtu siç janë gjërat tani - ose nuk do të kemi asociacion, ose do ta kemi një sa për të thënë, që do të jetë një institucion bosh, të cilin Qeveria do ta krijojë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë përpjekje reale për t’i plotësuar nevojat e komunitetit që supozohet se duhet ta ndihmojë. Dhe, kjo është për keqardhje”, thotë Prelec.

Ai, po ashtu, thekson se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po përballen me ndikim të kufizuar në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Prelec, si i shihni veprimet e fundit të autoriteteve kosovare për të miratuar një rregullore që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe?

Marko Prelec: Mendoj se Qeveria e Kosovës po lëviz më shpejt se që prisja prej saj, po lëviz në atë drejtim që e ka synuar për ca kohë e që ka qenë vendosja e rendit juridik të Kosovës në gjithë territorin e saj dhe heqja e pjesëve të mbetura të Serbisë, që janë të pranishme në mënyrë substanciale në komunat në veri, por në një lloj mënyre edhe në disa zona të tjera me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni faktin që edhe 25 vjet pas luftës përdoret edhe dinari dhe funksionojnë edhe institucionet serbe?

Marko Prelec: Po e shohim zgjidhjen tani. Është zgjidhje e njëanshme, që do ta bëjë të pamundshëm përdorimin e dinarit...

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar...

Marko Prelec: Mendoj se sfondi i atyre reagimeve të ashpra, të cilat janë krejtësisht të kuptueshme, është se këto gjëra janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug. Ata varen në mënyrë ekzistenciale nga institucionet serbe. Nëse ato i largoni brenda natës, ata njerëz, shumica dërrmuese, mendoj se do të kishin pak mundësi të tjera, veçse të përpiqen të largohen.

Megjithatë, dua të jem i kujdesshëm këtu - Qeveria e Kosovës, duke bërë atë që po bën, nuk po përpiqet t’i dëbojë serbët. Mendoj se nuk ka asnjë shenjë për këtë. Por, efekti i asaj që bën, çon në tkurrje të komunitetit. Kjo mund të ketë pasoja shumë fatale për karakterin multietnik të Kosovës dhe për shpresat e saj për marrëdhënie të përmirësuara me Serbinë, si dhe për integrim të plotë në komunitetin ndërkombëtar. Mendoj se këto shqetësime janë në thelb të reagimeve të miqve perëndimorë të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, si do të duhej të vepronte Qeveria e Kosovës, sipas jush?

Marko Prelec: Mendoj se nuk është mënyra e duhur. Jam dakord me shqetësimet e shprehura nga Ambasada amerikane dhe të tjerët.

Por, mendoj se e kuptoj llogaritjen që është bërë edhe në Prishtinë. Ata, thjesht, nuk besojnë se, nëse e trajtojnë komunitetin serb me një shkallë fleksibiliteti dhe zemërgjerësie dhe i ofrojnë një shkallë të vetëqeverisjes, në këmbim do të marrin normalizimin [e marrëdhënieve] me Serbinë. Ata nuk besojnë në qasjen “jep e merr”. Nuk besojnë se Serbia sillet me ta në mirëbesim. Frika e tyre është se, nëse krijojnë një bashkësi autonome ose asociacion komunash të caktuara, Serbia do ta marrë atë dhe nuk do të bëjë asgjë. Kjo nuk është një frikë e paarsyeshme. E kuptoj, por, megjithatë, mendoj se është gabim.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova tani duhet ta shtyjë zbatimin e vendimit që e ndalon dinarin?

Marko Prelec: Mendoj se duhet. Mendoj se kjo është diçka që duhet të ndodhë. Por, mendoj se është shumë më mirë nëse bëhet në mënyrë të negociuar përmes dialogut në Bruksel. Duhet një sistem që e zëvendëson atë që bën dinari. Dinari nuk është vetëm një monedhë, është gjithashtu një sistem i madh i pagesave serbe. Për të mirë ose për të keq, komuniteti serb varet prej tij. Pra, është shumë më mirë nëse bëhet në një mënyrë të planifikuar dhe të negociuar.


Radio Evropa e Lirë: Po, por Kosova nuk do kështu dhe ky është një tjetër shembull i refuzimeve të kryeministrit Albin Kurti - pas Asociacionit, targave... Këto refuzime në të kaluarën janë përcjellë me masa të caktuara. A prisni tani masa të reja nga Perëndimi kundër Kosovës?

Marko Prelec: Mendoj se Perëndimi fiton relativisht pak nga vendosja e masave ose sanksioneve kundër Kosovës. Mendoj se një nga gjërat me të cilat po përballen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, është ndikimi i kufizuar i tyre në Kosovë. Ka ekzistuar për kohë të gjatë perceptimi se diplomatët perëndimorë, e veçanërisht ambasadori amerikan është një lloj sundimtari në Prishtinë. Për kohë të gjatë, askush nuk ka bërë përpjekje ta ndryshojë këtë. Kurti e ka bërë. Është fakt se ai është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ai ka fuqi dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

Unë nuk pres më tepër se përgjigje retorike. Kurse, Kosova ka të ngjarë ta paguajë çmimin duke mbetur në statusin e saj aktual ndërkombëtar për një të ardhme të parashikueshme.

Radio Evropa e Lirë: Por, udhëheqësit e Kosovës thonë se veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin...

Marko Prelec: Po, edhe kanë të drejtë, por ligjshmëria nuk është masa e vetme apo më e mira në politikë. Ju duhet të vendosni se cila politikë ka më shumë gjasa t’ju çojë drejt qëllimeve tuaja dhe si të veproni mirë për njerëzit që i përfaqësoni. Pra, Qeveria e Kosovës duhet të mendojë edhe për shumicën shqiptare, por edhe për pakicën serbe. Ata janë gjithashtu qytetarë të Kosovës, interesat e të cilëve mendoj se duhet të jenë më lart në agjendën e kryeministrit.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ka qasje alternative apo kompromise që mund të përmbushin edhe Qeverinë e Kosovës, edhe pritjet e SHBA-së?

Marko Prelec: Siç e thashë edhe më herët, Kurti nuk beson në qasjen “merr e jep”. Ai nuk beson se do ta marrë nga Serbia atë që i është premtuar. Mendoj se ka ende arsye për të ecur përpara dhe për ta trajtuar komunitetin serb të Kosovës me më shumë zemërgjerësi dhe për t’i dhënë një shkallë më të madhe të vetëqeverisjes. Mendoj se kjo do të ishte mirë për Kosovën, për arsye të ndryshme.

Me vite të tëra e kam thënë dhe shumë njerëz e kanë thënë se ka shumë shembuj të autonomive territoriale në Bashkimin Evropian, dhe se shtetet që i kanë ato, nuk duket se vuajnë prej tyre. Në fakt, shtetet që kanë autonomi territoriale, janë disa nga më të pasurat, më të fuqishmet dhe më të qëndrueshmet brenda Bashkimit Evropian. Pra, kjo mund të jetë një gjë e mirë për t’u bërë.

Ka edhe një aspekt tjetër këtu që duhet ta marrim parasysh. Sundimi i ligjit në Kosovë tashmë ka inkorporuar disa obligime ndaj komunitetit serb, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar në vitin 2015 se disa parime të tij nuk kanë qenë në përputhje me frymën e Kushtetutës. Por, megjithatë, krijimi i Asociacionit ka qenë detyrim. Qeveria, thjesht, ka zgjedhur ta keqinterpretojë atë vendim. Qeveri të njëpasnjëshme kanë vepruar kështu. Pra, kjo është gjithashtu pjesë e përpjekjeve për sundim të ligjit brenda Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sa mund ta ndikojnë mosmarrëveshjet aktuale funksionimin e Asociacionit?

Marko Prelec: Mendoj se në këtë pikë - ashtu siç janë gjërat tani - ose nuk do të kemi asociacion, ose do ta kemi një sa për të thënë, që do të jetë një institucion bosh, të cilin Qeveria do ta krijojë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë përpjekje reale për t’i plotësuar nevojat e komunitetit që supozohet se duhet ta ndihmojë. Dhe, kjo është për keqardhje.

Në një tekst që ka publikuar së voni Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ne kemi përmendur disa gjëra praktike që mund të bëhen dhe që, në asnjë mënyrë, nuk e ndikojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Gjëra të tilla si legalizimi i institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, do të ishin një ndihmë e madhe për komunitetin serb të Kosovës. Po ashtu, t’i jepet zë komunitetit për mënyrën se si qeveriset, përmes instrumenteve të ndryshme të pjesëmarrjes.

BE-ja e ka kërkuar këtë, por, kohëve të fundit, duket se e ka harruar, sepse ai komunitet ndihet vërtet i braktisur si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi. Unë mendoj se kanë të drejtë të ndihen kështu, sepse askush nuk i dëgjon.

Radio Evropa e Lirë: Në dritën e këtyre ngjarjeve, si mund të reagojnë vendet fqinje në Ballkan?

Marko Prelec: Mendoj se një prej gjërave që i befason dëgjuesit jashtë Ballkanit, është shkalla në të cilën vendet në atë rajon e injorojnë njëri-tjetrin. Ka shumë pak interes dhe njohuri për njëri-tjetrin, përveç gjërave si turizmi. I vetmi përjashtim deri diku janë komunitet etnike që gjenden në më shumë se një shtet./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje