LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i SHBA-së uli afatin për përparimin drejt armëpushimit nga 50 në 12 ditë/ Analiza: A po e sfidon Putin ultimatumin e Trump?

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë.

30 Korrik 2025, 09:37 Nga r.ll
Presidenti i SHBA-së uli afatin për përparimin drejt
vladimir putin

RUSI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha më 29 korrik se afati për Rusinë që të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë është “10 ditë nga sot”, përndryshe ai do të vendosë tarifa dhe masa të tjera ndaj Moskës.

“Dhjetë ditë nga sot. Dhe pastaj do të vendosim tarifa e gjëra të tjera”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, teksa po kthehej në Uashington pas një vizite në Skoci.

“Nuk e di nëse ky afat do ta ndikojë Rusinë, sepse ai [presidenti rus, Vladimir Putin] me gjasë dëshiron ta vazhdojë luftën. Por ne do të vendosim tarifa dhe masa të tjera përkatëse. Mund të mos e ndikojnë, por edhe mundet”, shtoi ai.

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, dha një përgjigje të shkurtër më 29 korrik, duke thënë se Kremlini “është në dijeni” të deklaratës së Trumpit, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi se nuk do të komentonte asnjë deklaratë tjetër të Trumpit, sipas së cilës “nuk është më i interesuar” për bisedime me Putinin. Sipas analistit politik Boris Pastukhov, kjo ishte një përgjigje e shkurtër nga Kremlini.

“Putini po pret”, tha ai për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Që ta dijë se çfarë të thotë, atij i duhet ta kuptojë saktësisht se si Trumpi planifikon të sillet”.

Trump shpesh ndryshon afatet, veçmas kur bëhet fjalë për tarifat. Në këtë rast, ai tha se po shkurtonte afatin sepse “kur merresh me dikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të bëjnë ata, apo nuk do të bëjnë”. Jo vetëm që mbetet e paqartë nëse Trumpi do ta ndryshojë sërish afatin, por gjithashtu nuk është e sigurt se çfarë masash do të ndërmarrë nëse vendos të veprojë.

Tarifat ndaj mallrave ruse do të kishin pak ndikim, pasi Rusia gjithsesi eksporton shumë pak në Shtetet e Bashkuara. Është një stuhi që Kremlini mund ta përballojë. Sanksionet dytësore do ta rrisnin ndjeshëm nivelin e përplasjes – jo vetëm në raportet e Trumpit me Putinin, por edhe në marrëdhëniet e tij me vende si Kina dhe India, të cilat kanë ndihmuar në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes blerjes së naftës ruse. Pastukhov tha se Putini tashmë po i mban kartat afër vetes dhe po pret që Trumpi të bëjë lëvizjen e tij.

“Trumpi nuk është i paparashikueshëm vetëm për njerëzit e zakonshëm. Ai është i paparashikueshëm edhe për Kremlinin. Ata nuk e dinë se çfarë të presin prej tij, prandaj po e rezervojnë lëvizjen e radhës”, tha ai.

Teksa Kremlini po hesht, mediat ruse dhe zyrtarët më të ulët po përsërisin frazat e zakonshme. Gazeta Komsomolskaya Pravda shkroi se qasja e Trumpit mund të jetë e mirë për trajtimin e “konflikteve rajonale”, por nuk mund të aplikohet për Rusinë apo Kinën.

Po ashtu, ish-presidenti Dmitri Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkroi se “Rusia nuk është as Izrael e as Iran” dhe paralajmëroi Trumpin të mos “luajë lojën e ultimatumeve me Rusinë”. Kur Trumpi tha se po e shkurtonte afatin, ai theksoi se ishte “shumë i zhgënjyer” me Putinin – shprehje që e kishte përdorur edhe kur kishte shpallur ultimatumin fillestar.

Në atë kohë, analistët po ashtu kishin thënë se nuk prisnin që Putini të ndryshonte qasje për shkak të kërcënimeve të Trumpit.

“Kina dhe India janë dy përfitueset kryesore të eksporteve të energjisë nga Rusia, dhe pritja që ato do ta shtyjnë Putinin të ndalë luftën brenda 50 ditësh duket naive”, shkroi Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ish-ambasador i SHBA-së në Rusi gjatë viteve 2012–2014, në revistën Time.

“Sipas mendimit tim është e qartë që Putini nuk dëshiron armëpushim, të paktën jo derisa të marrë kontrollin e të gjitha rajoneve që janë të përcaktuara si ruse në versionin e tij të Kushtetutës”, tha Dmitry Gudkov, ish-ligjvënës opozitar në Parlamentin rus për Current Time më 16 korrik.

Deklaratat më të fundit të Trumpit u pasuan nga një tjetër natë me sulme ajrore mbi caqe në Ukrainë, përfshirë një spital në Kamjansk dhe një burg në rajonin e Zaporizhjës, ku të paktën 17 persona u vranë. Mediat ruse më 28 korrik theksuan se Rusia do të vazhdojë të shtyjë përpara në fushëbetejë. Në mes të heshtjes së Kremlinit, si veprimet ashtu edhe diskursi publik i Rusisë mbeten të pandryshuara nga ultimatumi i ri./REL

vladimir putin donald trump lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj