LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e qasjes ndaj abortit

Masat që përfshihen në urdhrin ekzekutiv, synojnë lehtësimin e disa pasojave me të cilat mund të përballen gratë që kanë nevojë për abort për shkak të vendimit të Gjykatës, por janë të kufizuara në aftësinë për të mbrojtur qasjen e abortit në mbarë vendin.

8 Korrik 2022, 23:03 Nga I.A
Presidenti Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të mbrojtur qasjen e grave ndaj abortit dhe kontraceptivëve, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi muajin e kaluar një vendim të mëparshëm që legalizonte abortin. Masat që përfshihen në urdhrin ekzekutiv, synojnë lehtësimin e disa pasojave me të cilat mund të përballen gratë që kanë nevojë për abort për shkak të vendimit të Gjykatës, por janë të kufizuara në aftësinë për të mbrojtur qasjen e abortit në mbarë vendin. Zoti Biden e pranoi se urdhri ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë është i kufizuar, duke thënë se do të duhej që të vepronte Kongresi për të rikthyer qasjen ndaj abortit në mbi 10 shtete ku kufizimet e rrepta ose ndalimi i plotë i tij ka hyrë në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

"Mënyra më e shpejtë për të rikthyer (të drejtën kushtetuese për abort) është miratimi i një ligji mbarëkombëtar," tha zoti Biden.

"Sfida me të cilën përballemi kërkon të votoni. Ka zgjedhje në nëntor, pra votoni, votoni, votoni!", tha ai.

Presidenti Biden nxiti veçanërisht gratë të dalin të votojnë në zgjedhjet e Kongresit në nëntor, duke thënë se mënyra më e shpejtë për të kthyer mbrapsht përmbysjen e të drejtave të abortit nga Gjykata e Lartë është zgjedhja e një shumice mbizotëtuese demokrate në Kongres për të miratuar një ligj që t’i garantojë ato të drejta.

"Kjo është rruga më e shpejtë në dispozicion," u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. "Është shpresa dhe bindja ime e fortë që gratë do të votojnë në numër rekord për të rifituar të drejtat që u janë marrë nga gjykata."

Çështja mund të kontribuojë në mobilizimin e demokratëve në zgjedhjet për Kongresin në nëntor, kur republikanët kanë një shans për të marrë kontrollin e Kongresit. Aktualisht, demokratët kanë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kontrollojnë Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, vetëm përmes votës së nënpresidentes Kamala Harris.

Zoti Biden paralajmëroi se nëse republikanët marrin kontrollin pas zgjedhjeve afatmesme, ata kanë lënë të kuptohet se do të miratojnë një masë për ndalim mbarëkombëtar të abortit, por tha se do t’i vinte veton që mase të tillë.

Presidenti Biden, ka qenë nën presionin e mbështetësve të partisë së tij, veçanërisht krahut progresist, për të vepruar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që shfuqizoi mbrojtjen kushtetuese 50 vjeçare për të drejtat riprodhuese të grave.

Urdhri ekzekutiv udhëzon Departamentin e Shëndetësisë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur dhe zgjeruar qasjen ndaj "abortit me ilaçe" të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden udhëzoi gjithashtu departamentin që të garantojë qasjen e grave tek kujdesi mjekësor urgjent, shërbimet e planifikimit familjar dhe metodat kontraceptive. Zoti Biden e ka dënuar vendimin e gjykatës dhe sot i përsëriti kritikat ndaj saj.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit