LIVE UPDATES
Bota

Kush po përgjohet?! “REL”: Misteri i kamerave të sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Kamerat janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok. Sipas AIP-së, hapësirat publike mund të vëzhgohen vetëm për nevoja të policisë. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në katër komunat veriore Policia e Kosovës ka instaluar kamera vëzhguese vetëm në stacionet policore.

8 Korrik 2022, 22:22 Nga k.m.
Kush po përgjohet?! “REL”: Misteri i kamerave të
Kamerat e sigurisë

Disa kamera të sigurisë që vëzhgojnë hapësira publike janë të vendosura nëpër shtylla të ndryshme në katër komunat veriore të Kosovës. Pronësia e tyre nuk dihet e as kush i kontrollon ato. Këto komuna pritet t’i nënshtrohen një kontrolli nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), që është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, për të parë nëse ky lloj vëzhgimi po bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kamerat janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok. Sipas AIP-së, hapësirat publike mund të vëzhgohen vetëm për nevoja të policisë. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në katër komunat veriore Policia e Kosovës ka instaluar kamera vëzhguese vetëm në stacionet policore.

“Të gjitha kamerat e tjera vëzhguese nuk janë nën juridiksionin e Policisë së Kosovës dhe nuk ka mbikëqyrje zyrtare mbi to”, thuhet në përgjigjen e tyre. Radio Evropa e Lirë iu drejtua komunave në veri të Kosovës që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës, por edhe organeve paralele komunale, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë, me pyetjen se kush e ka instaluar video vëzhgimin në komunat në veri të Kosovës dhe kush i kontrollon ato kamera.

Deri në publikimin e këtij artikulli askush nuk është përgjigjur.

Në komunat në veri të Kosovës, sistemi kosovar dhe ai serb janë disi të ndërthurura, sepse të njëjtit persona kryejnë funksione në të dy sistemet. Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe rrethit administrativ të Mitrovicës së Kosovës, i cili funksionon në sistemin serb dhe është përgjegjës për “organizimin dhe kryerjen e punës” në komunat në veri. Kryetar i atij qarku është Vuçina Jankoviç, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit.

Përgjigja në pyetjen e REL-it se kush është përgjegjës për video-vëzhgimin në komunat në veri nuk ka ardhur as nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Sistemi i video-vëzhgimit nëpër komunat e tjera të Kosovës është kryesisht i blerë dhe i vendosur nga organet komunale.

Ligji për Policinë në Kosovë parasheh se “Policia është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorur pajisje për incizime video-akustike dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”.

Qytetarët nuk e dinë se kush i vëzhgon
Derisa të panjohurat lidhur me pronësinë dhe kontrollin e kamerave në komunat veriore vazhdojnë, disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Mitrovicën e Veriut thonë se megjithatë ndihen të sigurt me praninë e tyre.

“Kush (i ka vendosur) dhe në pronësi të kujt janë nuk e di…Nuk kisha thënë se po më pengojnë, është më mirë që kamerat janë aty, njerëzit në Mitrovicë (të Veriut) ndihen më të sigurt kur janë kamerat se sa nëse nuk janë”, thotë Millosh Nedelkovi.

Edhe Milan Jakovlevliç thotë se nuk e ka idenë kush i kontrollon këto kamera.

“Po kamerat duhet të jenë aty, marrë parasysh të gjitha çfarë ndodhin rreth nesh. Ka pasur shumë situata të palakmueshme që janë zbuluar disa persona me qëllime të këqija, kur ka pasur rrahje dhe kur i kanë kapur kriminelët e ndryshëm. Kështu që duhet të jenë aty ku janë”, thotë ai.

E mendim të ndryshëm ka Bozhidarka Periç që nuk po e sheh nevojën për këtë vëzhgim.

“Epo nuk ka nevojë, ne nuk jemi hajdutë këtu. Për mua, të paktën mendoj, jam nënë, gjyshe si të thuash, jetojmë normalisht, gjithçka është normale”, tha Periç.

Telashe edhe në komunat e jugut

Kamera të vendosura në një tjetër komunë me shumicë Serbe por në jug të Kosovës, në Shtërpcë, ishin cak i Policisë së Kosovës të enjten, më 7 korrik, e cila i sekuestroi ato, pasi dyshohet se janë të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

Ndaj kësaj kishte reaguar Komuna e Shtërpcës, e cila funksionon në sistemin e Kosovës. Sipas saj, video-mbikëqyrja në territorin e kësaj vetëqeverisjeje lokale “është instaluar në përputhje me procedurat e vlefshme ligjore dhe përmes procesit të prokurimit publik për video-vëzhgim”. Ndaras këtij aksioni, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka bërë një inspektim lidhur me ligjshmërinë e video-vëzhgimit në hapësirat publike në Shtërpcë dhe se shpejt do të dalin me një raport nga ky inspektim.

Një inspektim i tillë ishte bërë edhe në komunën e Graçanicës në afërsi të Prishtinës, po ashtu me shumicë serbe, më 14 shkurt të vitit 2022. AIP-ja ka thënë për REL-in se kjo komunë e ka respektuar vendimin e nxjerrë më 20 prill që i kërkonte ndalimin e vëzhgimit të hapësirave publike përmes këtyre kamerave.

“Tani hapësirat publike në këtë komunë [Graçanicë] vëzhgohen nga Policia e Kosovës si organ kompetent i përcaktuar me ligj”, thotë AIP.

Këtë e ka konfirmuar për REL edhe komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç, i cili thotë se kamerat që mbikëqyrin rrugët publike në këtë komunë vëzhgohen nga Policia. Sipas AIP-së deri më tani janë realizuar inspektime sa i përket vëzhgimit me kamerë në hapësira publike në Pejë, Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Shtërpce, Fushë Kosovë, Ranilluk, Partesh, Lipjan, Graçanicë.

Në disa prej vendimeve nga këto inspektime që janë publikuar online, komunat janë urdhëruar të asgjësojnë materialin e grumbulluar deri më tani, në mospërputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në mesin e tyre ishin Gjakova, Prishtina, Graçanica dhe Peja.

Inspektime lidhur me kamerat e sigurisë pritet të bëhen në të gjitha komunat deri në fund të vitit.

Në dhjetor të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia, përmes institucioneve të cilat i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes të kompanisë kineze që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.

Siç është parë nga dokumentacioni, sistemet e video-mbikëqyrjes të markës kineze Dahua, të cilat Serbia i blen për shkollat në Kosovë, kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrave.

Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology është kompani kineze, e cila që nga viti 2019, gjendet në listën e zezë të SHBA-së për shkak të ndërlidhjes së saj me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe fushatën kineze të represionit kundër ujgurëve në provincën kineze të Xinjiangut.

Kamera të markës Dahua dhe HickVision (një tjetër kompani në listë të zezë të SHBA-së), janë parë të vendosura edhe në shumë institucione publike të Kosovës, duke përfshirë ndërtesën e Qeverisë./REL

agjencia për informim dhe privatësi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje