LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet nga Hezbollahu, pjesë e jetës së përditshme për banorët izraelitë

Banorët e qytetit veriperëndimor të Naharijas shpresojnë që lufta e Izraelit me Libanin do të përfundojë së shpejti dhe do të jetë një përmirësim të jetës atje.

24 Shtator 2024, 17:53 Nga E. D
Kërcënimet nga Hezbollahu, pjesë e jetës së
fotot ilustruese


LIBAN- Sulmet e Hezbollahut me raketa në veri të Izraelit kanë shtuar frikën e banorëve të qyteteve izraelite përgjatë kufirit me Libanin. Një pjesë e tyre thonë se sirenat dhe sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Banorët e qytetit veriperëndimor të Naharijas shpresojnë që lufta e Izraelit me Libanin do të përfundojë së shpejti dhe do të jetë një përmirësim të jetës atje.

Njerëzit që jetojnë ose punojnë në Naharija, në veriperëndim të Izraelit, thanë të martën se përshkallëzimi i sulmeve me raketa nga Hezbollahu me bazë në Liban ka rritur frikën dhe stresin, por shumë prej tyre theksojnë se kjo nuk është një gjë e re për banorët e këtij rajoni.

Për 22-vjeçaren Albina Chemodakov, e cila punon në një dyqan në Naharija, sirenat dhe kërcënimet për sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme.

“Pavarësisht sulmeve me raketa për gati një vit, ne shkojmë në punë dhe jeta ende vazhdon. Është e frikshme të jetohet kështu, por kjo është jeta në Izrael”, thotë ajo.

Uri Hayo, një 76-vjeçar në pension thotë se izraelitët janë mësuar me luftërat rajonale, që ndodhin çdo disa vjet.

“Çfarë mund të them? Jemi mësuar me këto situata. Çdo 5, 10 apo 15 vite sërish fillon një luftë. Lufta kundër terroristëve dhe guerileve është e vështirë”, thotë ai.

Por 53-vjeçari Yehuda Kidron e sheh situatën nga një pikëpamje më pozitive, duke thënë se banorët duhet të kujdesen për veten e tyre duke ndjekur këshillat e Komandës së Frontit të Brendshëm të Izraelit.

“Besoj se lufta do të përfundojë brenda një muaji. Besoj se kjo luftë do zgjasë edhe tre javë të tjera, sepse lufta e fundit me Libanin në vitin 2006 zgjati vetëm 28 ditë. Kjo besoj se do të mbarojë pas tre javësh dhe gjithçka do të jetë më mirë, ne do të mund të jetojmë më mirë këtu”, thotë ai.

Pas gati një vit lufte kundër Hamasit në Rripin e Gazës në kufirin e tij jugor, Izraeli tani po përqëndrohet në kufirin e tij verior, ku Hezbollahu ka hedhur raketa në drejtim Izraelit për të shprehur solidaritetin me Hamasin. Hezbollahu dhe Hamasi, që janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbështeten nga Irani.

Qeveria e Izraelit përballet me presionin publik për të siguruar kufirin verior dhe për t'i kthyer në mënyrë të sigurt banorët e atyre zonave në shtëpitë e tyre, një përparësi kryesore e luftës.

Forcat izraelite goditën objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe grupi i mbështetur nga Irani sulmoi objektet ushtarake në Izraelin verior të martën, duke rritur frikën për një konflikt në shkallë të gjerë, një ditë pasi sulmet izraelit në Liban shkaktuan numrin më të madh të viktimave brenda një dite në disa dekada./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet