LIVE UPDATES
Bota

Presidencialet në Rumani, vendi zgjedh mes dy botëve! Cilat janë "pasojat" për Evropën?

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kërkojnë votën e rumunëve një ekstremist i krahut të djathtë, George Simion dhe liberali pro-evropian Nicusor Dan.

18 Maj 2025, 10:23 Nga M.B
Presidencialet në Rumani, vendi zgjedh mes dy botëve! Cilat janë
Kandidatët

RUMANIA- "Demokraci apo joliberalizëm", "Evropë apo izolim", "kampion i matematikës apo huligan futbolli" - tituj dhe klasifikime të tilla mund të lexohen ose dëgjohen pothuajse në të gjitha mediat e pavarura rumune këto ditë. Para raundit të dytë, vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Rumani të dielën(18 maj 2025), opinioni publik është më i tensionuar se kurrë më parë në dekadat e fundit. Pa përjashtim, të gjithë komentuesit dhe vëzhguesit e shohin vendin në udhëkryq dhe në një moment të rëndësishëm historik.

Asnjë zgjedhje presidenciale që nga rënia e diktaturës komuniste në vitet 1989/90 nuk është karakterizuar nga kundërshtime kaq radikale midis dy kandidatëve dhe ndarje kaq të thella shoqërore si aktualisht. Rrallë herë më parë rezultati i zgjedhjeve ka qenë kaq i paparashikueshëm. Të dy kandidatët theksojnë se ata nuk rrjedhin nga "sistemi" dhe nuk përfaqësohen nga partitë tradicionale postkomuniste të Rumanisë.

Në kaos me Simionin

Në njërën anë qëndron George Simion, 38 vjeçar, lider i partisë së ekstremit të djathtë, e afërt me Rusinë, "Aleanca për Bashkimin e Rumunëve" (AUR), një ish- huligan futbolli, tani i deklaruar "sovranist" dhe fan i presidentit të SHBA,  Donald Trump e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Simion ishte fituesi i qartë i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 4 maj, duke marrë pothuajse 41 për qind.

Rivali politik i tij: Nicusor Dan, 55 vjeçar, kryebashkiak pa parti i Bukureshtit, matematikan, ish-aktivist qytetar kundër korrupsionit dhe një njeri me pikëpamje qartësisht pro-evropiane, kryesisht liberale dhe pjesërisht konservatore. Ai u rendit pas Simion në raundin e parë,  duke shënuar vetëm 21 për qind.

Këto janë zgjedhje me rëndësi të madhe si për Rumaninë edhe për Evropën. Rumania është vendi i gjashtë më i madh i BE-së dhe më i madhi në Evropën Juglindore. Ajo ka kufirin më të gjatë të BE-së me Ukrainën,  bazën më të rëndësishme të NATO-s dhe mburojën më të rëndësishme të mbrojtjes raketore në rajon. Deri më tani, Rumania ka qenë një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me një president pro-rus, të ekstremit të djathtë Simion, kjo mund të ndryshojë - dhe Rumania mund të hyjë në një kaos të ngjashëm si SHBA-të nën Trump.

Presidenti nuk ka kompetenca të mëdha ekzekutive në Rumani. Por ai është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe Kryetar i Këshillit të Lartë për Mbrojtjen Kombëtare (CSAT). Ai emëron kryeministrin, krerët e dy shërbimeve kryesore të inteligjencës dhe disa nga gjyqtarët kushtetues dhe përfaqëson Rumaninë në BE dhe NATO. Ai gjithashtu mund të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. E gjithë kjo i jep atij ndikim të madh si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

Shumica e sondazheve gjatë dy javëve të fundit kanë treguar Simion pak më përpara, ndonjëherë dukshëm kryesues. Megjithatë, në një nga sondazhet më të fundit, dy kandidatët janë gati barazim. Por sondazhet zgjedhore në Rumani janë shpesh të pasakta. Asnjë institut i vetëm nuk e kishte parashikuar fitoren e Simion në raundin e parë.

Kthesa e Simion

Lideri i AUR-së shpesh kryesonte titujt e mediave vitet e fundit me paraqitje të ashpra, ndonjëherë të dhunshme fizikisht, ai premtonte rregullisht "të shkatërronte sistemin". Jo drejtpërdrejt ai bënte fjalë për daljen nga BE dhe NATO, dhe se Republika e Moldavisë dhe rajonet jugperëndimore të Ukrainës do të bashkoheshin me Rumaninë. Simion binte në sy me simpatitë e tij pro-ruse dhe agjitacionin nacionalist kundër pakicës hungareze në Rumani.

Simion është larguar papritur nga këto pozicione kohët e fundit. Ai shfaqet i qetë për të, duke u përmbajtur nga shprehjet vulgare dhe britmat. Në vend që të flasë për daljen nga BE dhe NATO, ai flet për respekt dhe dinjitet për Rumaninë dhe se me të si president vendi do të jetë një partner "në nivel të barabartë dhe jo më i përulur". Por ajo që mbetet është agjitacioni anti-ukrainas, për shembull, kur përhap gënjeshtra për trajtimin e supozuar preferencial të azilkërkuesve ukrainas ndaj qytetarëve rumunë. Po ashtu nuk ka ndryshuar që Simion ka pak njohuri për administratën publike, ekonominë, Bashkimin Evropian dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

"Antisistemi" përfaqëson sistemin

Me Danin, Rumania dhe BE-ja do të kishin një president që i mbetet besnik një kursi pro-evropian, sundimit të ligjit, transparencës, me të ka parashikueshmëri. Dan ofron mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën. Si kryebashkiak i Bukureshtit, Dan ka dëshmuar se mund të shtyjë reforma, edhe nëse nuk ka mundur të përmbushë disa nga premtimet e tij deri tani. Problemi i tij është se ai nganjëherë ngatërrohet në kompleksitetin e mendimit. Në debatet televizive me kundërshtarin e tij në javët e fundit, ai shpesh reagoi mendjemprehtë. Por po ashtu e shmangte përballjen aty ku nuk duhej dhe shpesh sillej defensiv.

Nicusor Dan ka njoftuar se nëse fiton zgjedhjet, do të emërojë presidentin e përkohshëm Ilie Bolojan si kryeministër. Bolojan është një politikan që konsiderohet kryesisht me integritet dhe gëzonte reputacion të mirë si kryebashkiak i qytetit perëndimor rumun të Oradea (Oradea). Megjithatë, si një politikan udhëheqës për një kohë të gjatë i Partisë Nacional Liberale (PNL), ai përfaqëson "sistemin" - kjo i ndikon negativisht shanset elektorale të Danit, sepse ka pakënaqësi të madhe brenda shume pjesëve të shoqërisë rumune ndaj establishmentit, kjo duket se është forca lëvizëse në këto zgjedhje.

Ndërkohë i vetëshpalluri "prishës i sistemit" George Simion përfaqëson vazhdimësinë me sistemin e vjetër nacional-stalinist Çaushesku, pjesë të të cilit kanë mbijetuar deri në ditët e sotme - ndër të tjera në partinë AUR. Simion do të emëronte gjithashtu ezoterikun pro-rus Calin Georgescu si kryeministër. Ekstremistit të krahut të djathtë i ishte ndaluar të kandidonte sërish për president. Dhe në gjithë karrierën e tij politike Georgescu ka mbrojtur ish-diplomatët e Çausheskut dhe punonjës të shërbimit sekret famëkeq, Securitate.

Në një ese, aktivisti i të drejtave civile dhe ish-kundërshtar i regjimit të Çausheskut, Gabriel Andreescu, përfundon: "Një fitore për George Simion do të ishte faza e fundit në ringjalljen e rrjeteve ish-komuniste të pushtetit."/ DW

rumania

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më