LIVE UPDATES
Bota

"Premtimi i shkelur nga Putin!" REL: Rekrutët e rinj rusë vdesin në Ukrainë

Ai zotim u shkel sa çel e mbyll sytë, pasi rekrutët e rinj u detyruan të nënshkruajnë kontrata ushtarake pothuajse menjëherë pas diplomimit dhe u dërguan në vijën e frontit në atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak”.

23 Mars 2025, 22:46 Nga M.B
"Premtimi i shkelur nga Putin!" REL: Rekrutët e rinj rusë
Foto ilustruese

UKRAINA- Në mars të vitit 2022, pak javë pasi urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin, u premtoi “nënave, grave, motrave dhe të fejuarave” se ai do të dërgonte vetëm “personel ushtarak profesional” në atë që sot është bërë konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai zotim u shkel sa çel e mbyll sytë, pasi rekrutët e rinj u detyruan të nënshkruajnë kontrata ushtarake pothuajse menjëherë pas diplomimit dhe u dërguan në vijën e frontit në atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak”. Tre vjet më vonë, rekrutët rusë po vazhdojnë të dërgohen në vijën e frontit – dhe të vdesin – pas nënshkrimit të kontratave të tilla, thonë familjarët e tyre dhe aktivistët.

"Ushtria ruse e ka goxha të lehtë të rekrutojë 18 dhe 19-vjeçarë", tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Artyom Klyga, avokat nga Movement of Conscientious Objectors, një grup rus kundër luftës.

"Këta ushtarë të rinj shpesh nxitën të nënshkruajnë kontratë për t'u bërë ushtarë profesionistë, shpesh pa e kuptuar plotësisht se për çfarë po pajtohen", shtoi Klyga.

Para se Rusia ta nisë rekrutimin pranveror, i cili do të fillojë më 1 prill, media në gjuhën ruse Vyorstka raportoi se të paktën 25 rekrutë u vranë në rajonin Kursk të Rusisë pas një sulmi të papritur të Ukrainës atje në gusht. Mosha mesatare e këtyre rekrutëve ishte 20 vjeçe, sipas Vyorstka, e cila e bazoi shifrën në një analizë të raporteve të lajmeve dhe nekrologjive të postuara në rrjetet sociale. Shumë nga vdekjet e tyre u bënë të ditura vetëm muajt e fundit. Një nga rekrutët rusë të vrarë në Kursk ishte 19-vjeçari Zakhar Sosnin, familja e të cilit i tha REL-it se nuk kishte asnjë informacion se si kishte ardhur puna që ai të nënshkruante kontratë ushtarake.

"E morëm vesh më vonë. Ende nuk e kuptojmë pse e nënshkroi atë. Na thanë se ai 'vdiq në betejën për rajonin Kursk', dhe kaq. Ai ishte thjesht një fëmijë", tha një i afërm i tij.

Klyga tha për REL-in se ligji rus, teknikisht, e ndalon dërgimin e rekrutëve në luftime pa kryer të paktën katër muaj shërbim. Megjithatë, nëse nënshkruajnë kontratë, ata mund të dërgohen menjëherë.

"Shumicën e kohës, ata nuk kanë qasje te avokatët ose organizatat për të drejtat e njeriut – ata thjesht nuk kanë zgjidhje", tha ai.

Në disa raste, të afërmit kanë thënë se janë të sigurt që djemtë e tyre të rekrutuar nuk kanë nënshkruar kontrata ushtarake. Në tetor, disa rekrutë nga një divizion tankesh ruse morën 305.000 rubla (3.600 dollarë) pasi supozohet se kishin nënshkruar kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, raportoi REL-i. Nëna e njërit prej këtyre rekrutëve i tha REL-it se djali i saj nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë.

"Jemi të tmerruar sepse nuk duam të luftojmë", tha ajo.

Ankthi dhe zemërimi i të afërmve të rekrutëve rusë shfaqet rregullisht. Muajin e kaluar, administrata e qytetit Verkhnyaya Salda, rreth 2.000 kilometra në lindje të Moskës në rajonin Sverdlovsk të Rusisë, bëri homazhe në rrjetet sociale për rekrutin 19-vjeçar Daniil Selyayev, duke njoftuar ndjekësit se ai ishte vrarë në betejë në rajonin Kursk në nëntor. Nën postimin që përfshinte një fotografi të Selyayevit me uniformën e tij ushtarake, komentuesit postuan reagime të ashpra për vdekjen e tij. Autoritetet thanë se ai kishte vdekur derisa po shpërndante "ndihma humanitare".

"Një rekrut. Dhe, ata thanë se nuk do të përfshiheshin rekrutët. Shumë, shumë e trishtueshme për djalin", shkroi një person.

Një komentues tjetër tha se rekrutët dërgohen në front pasi nënshkruajnë kontrata ose pasi kanë shërbyer për pesë muaj, duke shkaktuar kundërpërgjigje të ashpër nga një tjetër.

"Kjo nuk është e vërtetë! Po i marrin rekrutët atje! Ne kemi edhe një grup në Telegram për nënat, fëmijët e të cilave janë në kufi. Askush nuk i pyet se ku i çojnë pas trajnimit", shkroi ai.

"Pse po dërgohen rekrutët për operacionin special ushtarak?! Janë thjesht fëmijë! Është detyra e shtetit t'i kthejë ata në shtëpi gjallë dhe shëndosh", shkroi një tjetër.

Derisa shumë familje ruse janë të zemëruara me Qeverinë për shkeljen e premtimit të Putinit për të mos dërguar të rinj dhe të papërvojë në vijën e parë të frontit, rezistenca publike është e rrallë për shkak të shtypjes së ashpër nga Kremlini ndaj kundërshtimeve që nga fillimi i luftës së plotë kundër Ukrainës, tha për REL-in analisti ushtarak rus, Yan Matveev.

Vlerësimet zyrtare perëndimore për të plagosurit rusë gjatë pushtimit trevjeçar të Ukrainës e kalojnë numrin prej 600.000. Aleksandr Bastrykin, kreu i Komitetit të fuqishëm Hetimor të Rusisë, tha këtë muaj se që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, agjencia e tij ka nisur 615 raste penale që përfshijnë akuza për "diskreditim" ose përhapje të "lajmeve të rreme" për ushtrinë ruse – statute të diskutueshme që qeveria ruse i ka përdorur për t’i heshtur kritikët.

"Fuqia e shtypjes brenda vendit është e madhe dhe forcat e sigurisë, së bashku me gjykatat, shtypin me ashpërsi çdo pakënaqësi aktive", tha Matveev.

Humbjet ruse – të vrarë ose të plagosur – e kanë tejkaluar shifrën prej 700.000, sipas vlerësimeve perëndimore deri në dhjetor. Një analizë e Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerësoi se që nga pushtimi i Ukrainës në 2022, të paktën 172.000 ushtarë rusë janë vrarë dhe 611.000 janë plagosur, më shumë se gjysma prej tyre rëndë dhe të paaftë për të luftuar përsëri./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj