22 Korrik 2023, 15:25
Nga a.l
Vladimir Putin
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën ka thirrur ambasadorin rus, për të protestuar ndaj atyre që Varshava i ka quajtur “deklarata provokuese” nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Udhëheqësi rus të premten e ka akuzuar Poloninë për ambicie territoriale në Ukrainën perëndimore, një pohim i përsëritur shpesh nga Rusia, si dhe nga Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Moskës, të cilën Putin më 21 korrik premtoi se do ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, raporton AFP.
Gjatë një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare ruse, Putin pohoi, po ashtu, se territoret perëndimore polake ishin “dhuratë” e bërë pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-udhëheqësi sovjetik, Joseph Stalin.
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka thënë se ambasadori rus është ftuar në bisedë pas “deklaratave provokuese nga presidenti rus, Vladimir Putin, si dhe pas kërcënimeve dhe veprimeve të tjera jomiqësore nga Federata Ruse karshi Polonisë dhe aleatëve tanë”.
“Takimi ishte shumë i shkurtër”, ka shtuar ai.
“Kufijtë ndërmjet vendeve janë absolutisht të paprekshëm, dhe Polonia kundërshton çfarëdolloj ndryshimi të tyre”, ka deklaruar Jablonski.
Pas komenteve të Putinit, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, të premten vonë shkroi në rrjetin social Twitter se “Stalin ishte kriminel lufte, përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra polakëve”, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Jablosnki ka thënë se komentet e Putinit ishin “përpjekje për të shfajësuar një kriminel lufte – që ishte Stalin, , nga një tjetër kriminel lufte – që është Putin sot”.
Marrëveshja e pasluftës pas vitit 1945 përcaktoi që Polonia e sotme të zgjerohej për 30 kilometra në perëndim, krahasuar me kufijtë e saj të paraluftës.
Ajo marrëveshje bëri që Bashkimi Sovjetik të mbante pjesë të dikurshme të Polonisë, që Moska i kishte aneksuar më 1939, përderisa Polonia të fitonte territore, që kishin qenë pjesë e Gjermanisë./ REL
vladimir putin
Bota
22 Korrik 2023, 15:07
a.l
Uruguai
URUGUAI- Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e mistershme është raportuar në Uruguai, ku rreth 2000 pinguinë janë...
Bota
22 Korrik 2023, 14:52
a.l
Irak
IRAK- Forcat irakiane të sigurisë të shtunën kanë shpërndarë rreth 1.000 mbështetës të klerikut mysl...
Bota
22 Korrik 2023, 14:47
a.l
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik njofton se mbledhja e përbashkët e qeveri...
Bota
22 Korrik 2023, 14:33
a.l
Sulm në Krime
RUSI- Një sulm me dron në një depo municioni në Krime ka çuar në evakuimin e civilëve dh...
Bota
22 Korrik 2023, 14:15
a.l
Princ George
Princi George, fëmija më i madh i Princit William dhe Kate, Princit dhe Princeshës së Uellsit, feston sot dit&eu...
Bota
22 Korrik 2023, 14:10
a.l
Igor Girkin
RUSI- Një bloger i shquar rus pro-luftës, i cili ka kritikuar Presidentin Vladimir Putin dhe fatkeqësitë e u...
Bota
22 Korrik 2023, 14:02
A.B
Filozofi
SLLOVAKI-Slavoj Žižek, filozofi i famshëm slloven, kritik kulturor dhe psikanalisti teorik, në një video që u bë virale n...
Bota
22 Korrik 2023, 13:51
a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Ukraina ka publikuar të dhënat e saj të fundit për humbjet ruse që nga fillimi...
Bota
22 Korrik 2023, 13:36
a.l
Më ndihmo
SHBA- Policia dhe hetuesit federalë në Teksas ka zbardhur një rast tentativë rrëmbim dhe sulmi seksual. Sipa...
Bota
22 Korrik 2023, 13:29
a.l
Lufta në Ukrainë
RUSI- Trupat ruse filluan një sulm artilerie kundër fshatit Druzhba në rajonin e Donetskut rreth orës 1...