LIVE UPDATES
Bota

Djegia e Kuranit në Danimarkë, irakianët nisin protestat

Zëvendëshefja e policisë së Kopenhagës, Trine Fisker, ka thënë për AFP-në se “jo më shumë se dhjetëra” protestues ishin mbledhur të premten para ambasadës irakiane.

22 Korrik 2023, 14:52 Nga a.l
Djegia e Kuranit në Danimarkë, irakianët nisin protestat
Irak

IRAK- Forcat irakiane të sigurisë të shtunën kanë shpërndarë rreth 1.000 mbështetës të klerikut mysliman shiit, Moqtada Sadr, të cilët janë përpjekur të marshojnë drejt Zonës së Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen ambasadat e huaja, duke besuar se një Kuran është përdhosur në Danimarkë. Protestuesit kanë reaguar pas raportimeve për një përdhosje të librit të shenjtë të Islamit.

Në faqen e tij në Facebook, grupi i ekstremit të djathtë, Danske Patrioter, publikoi të premten një video ku një burrë shihej duke djegur atë që dukej të ishte kopje e Kuranit, dhe duke shkelur mbi një flamur të Irakut.

Zëvendëshefja e policisë së Kopenhagës, Trine Fisker, ka thënë për AFP-në se “jo më shumë se dhjetëra” protestues ishin mbledhur të premten para ambasadës irakiane.

“Unë, po ashtu, mund të konfirmoj se një libër është djegur. Ne nuk e dimë se cili libër ka qenë”, ka thënë ajo. “[Protesta] ishte mjaft paqësore”, është shprehur Fisker.

Në qendër të Bagdadit, protestuesit janë mbledhur në errësirën para agimit, në sheshin Tahrir.

“Po, po Kuranit”, kanë bërtitur protestuesit, shumica prej të cilëve ishin burra të rinj.

Disa mbanin në duar fotografi të Sadrit, i cili mbështetet nga miliona njerëz në mesin e popullatës shumicë shiite në vend, dhe i cili ushtron ndikim të madh mbi politikën kombëtare.

Forcat e sigurisë ndërprenë qarkullimin në dy ura që çojnë drejt Zonës së Gjelbër me siguri të lartë, ku ndodhen institucionet qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Demonstruesit u përpoqën të futen me forcë, para se oficerët t’i shtynin ata prapa, ndërsa disa orë më vonë protestuesit u shpërndanë, pas shpërthimit të përleshjeve, ka thënë një zyrtar i ministrisë së Brendshme për AFP-në, duke folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk lejohej të informonte mediat.

Protestuesit janë munduar të arrijnë deri te ambasada e Danimarkës, ka njoftuar zyrtari. Në mëngjesin e së shtunës, ministria e Jashtme e Irakut ka dënuar “përdhosjen e Kuranit të shenjtë dhe të flamurit irakian para ambasadës së Irakut në Danimarkë”.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se “këto veprime nxisin reagime dhe i vënë të gjitha palët në situata delikate”. Në një komunikatë tjetër thuhet se “ne nuk mund ta lejojmë të ndodhë përsëri” atë që ka ndodhur në ambasadën në Suedi.

Qindra mbështetës të Sadrit morën pjesë në djegien e ambasadës së Suedisë në Bagdad, në orët e hershme të së enjtes, për shkak të djegies së planifikuar të librit të shenjtë të myslimanëve, në Suedi, disa javë pasi protestuesi i njëjtë atje dogji faqe të Kuranit.

Veprimet e refugjatit irakian me banim në Suedi, Salwan Momika, nxitën reagime nëpër botën myslimane. Iraku ka dënuar edhe sulmin ndaj ambasadës së Suedisë, por ka dëbuar ambasadorin e Stokholmit.

Ministri i jashtëm suedez, Tobias Billstrom, ka quajtur protestën e Momikës “provokim të qartë”, i cili “një asnjë mënyrë nuk përfaqëson mendimet e qeverisë suedeze”, teksa ka theksuar “të drejtën kushtetuese për liri të grumbullimit, liri të shprehjes dhe liri të demonstrimit”./REL

moqtada sadr

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen