LIVE UPDATES
Bota

Policë serbë në Policinë e Kosovë, rrëfimi: Mësova gjuhën shqipe, më ndihmoi shumë

Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia e Kosovës nuk është ballafaquar asnjëherë me çështje disiplinore të brendshme, të cilat të kenë pasur si motiv problemet ndëretnike. Policia e Kosovës në përbërjen e saj ka pjesëtarë nga të gjitha pakicat etnike një pjesë e mirë e tyre edhe nga komuniteti serb.

2 Tetor 2022, 11:38 Nga e.k
Policë serbë në Policinë e Kosovë, rrëfimi:
Policia e Kosovës

KOSOVË- Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi Policia e Kosovës ka integruar në radhët e saj ish-punonjës të strukturave paralele serbe. Shpërndarja e tyre në detyrë bëhet zakonisht në vendbanimet me shumicë serbe.

Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia e Kosovës nuk është ballafaquar asnjëherë me çështje disiplinore të brendshme, të cilat të kenë pasur si motiv problemet ndëretnike. Policia e Kosovës në përbërjen e saj ka pjesëtarë nga të gjitha pakicat etnike një pjesë e mirë e tyre edhe nga komuniteti serb.

Rreshteri i policisë, Boban Simonoviq, vjen nga komuniteti serb dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit 2000. Ai punon në Stacionin Policor në Graçanicë deri më vitin 2019. Në këtë stacion punojnë zyrtarë policorë të etnive të ndryshme.

Raportet ndërnjerëzore në Policinë e Kosovës

Me një shqipe të rrjedhshme Simonoviq tregon se gjatë këtyre viteve ka punuar së bashku me kolegët shqiptarë dhe thote se raportet janë të shkëlqyera me të gjithë kolegët e të gjitha komuniteteve. 

"Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e mi, gjë që më ka ndihmuar në zgjerimin e njohurive profesionale për kryerjen e detyrës policore lehtësisht, duke e njohur mentalitetin e komuniteteve që u shërbej, në ofrimin e sigurisë."

Gjuha shqipe ndihmë e madhe

Rreshteri i policisë Boban Simonoviq shton edhe se gjuha shqipe e ka ndihmuar në të gjitha aspektet jetësore.

"Kam lindur në Prishtinë, ku kam jetuar deri në vitin 1999. Aty kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë në komunikim me kolegët dhe qytetarët, në situata të ndryshme, gjatë punës time profesionale. Gjatë këtyre viteve të punës në Policinë e Kosovës, kam krijuar miqësi të madhe me kolegë të të gjitha komuniteteve që janë pjesëtar të PK-së, dhe ata më kanë ndihmuar shumë si profesionalisht, ashtu edhe privatisht”, tregon Simonoviq.

Asnjë incident me sfond ndëretnik brenda policisë

Edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës Veri, majori Besim Hoti, thotë se raportet ndëretnike brenda policisë së Kosovës janë të mira dhe vlerëson lart bashkëpunimin mes zyrtarëve policorë shqiptarë dhe serbë.

"Raportet mes pjesëtarëve të policisë së Kosovës, në kuadër të DRP Mitrovicë Veri, janë në nivelin më të mirë të mundshëm. Zyrtarët policorë ndihmojnë njëri-tjetrin edhe sa i përket gjuhës së komunikimit, por edhe raporteve të punës. Nuk kemi regjistruar asnjë incident të karakterit ndëretnik mes zyrtarëve policorë”, thotë Hoti.

Sfidat e policëve serbë

Dejan Jankoviq, pjesëtar i komunitetit serb, është zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Ai është pjesë e Policisë së Kosovës, prej fundvitit 1999 dhe fillimisht ka shërbyer në Stacionin Policor të Shtërpcës.

"Një nga arsyet kryesore për t'iu bashkuar SHPK-së ishte se kishte shumë pak pjesëtarë të policisë së UNMIK-ut, dhe SHPK-ja ishte vetëm pak, dhe se siguria ishte në nivel shumë të ulët. Gjithashtu, kisha një dëshirë të madhe për të ndihmuar komunitetin tim, duke shërbyer në polici”, rrëfen Jankoviq.

Dejan Jankoviq kujton sfidat me të cilat janë ballafaquar ai dhe kolegët e tij të komunitetit serb, dhe jo vetëm. "Në fillim të karrierës sime policore, unë dhe kolegët e mi hasëm në bojkot në komunitet, dënime, si dhe sulme verbale e ofendime të përditshme. Edhe pse nuk kishte probleme të mëdha në trajnimin bazë në Vushtrri, në terren kishte një ndjenjë të ndarjes dhe intolerancës së caktuar në mesin e kolegëve nga bashkësitë e ndryshme etnike. U deshën shumë vite për të fshirë këtë intolerancë të shkaktuar nga paragjykimi dhe për të krijuar një marrëdhënie të vërtetë kolegjiale”, tregon Jankoviq.

Megjithë vështirësitë ai thotë se nuk e humbi vendosmërinë për të shërbyer në policinë e Kosovës. Në shtator 2005 ai u ngrit në gradën kolonel dhe u emëra në postin e komandantit rajonal në Gjilan. Më pas u emërua në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme ku shërbeu dy vjet.

Kolonel Jankovic pohon se i është dashur vullnet dhe durim për t'i kapërcyer të gjitha barrierat dhe për të fituar besimin të cilin sot e gëzon nga të gjithë kolegët.

"Edhe pse në fillim kishte dyshime për besnikërinë time, besoj se me durimin dhe punën time të palodhur, me vizionin dhe vlerat që kam, arrita të kapërcej disa pengesa dhe të arrij edhe pozicione komanduese në Policinë e Kosovës”, thotë Jankoviq.

Integrimi i komuniteteve në Policinë e Kosovës

Në zbatim të marrëveshjeve politike të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, policia e Kosovës ka integruar në radhët e saj 287 ish-punonjës të strukturave paralele që kanë punuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata fillimisht janë trajnuar dhe më pas janë pozicionuar në punë e detyra të ndryshme në Policinë e Kosovës.

Shpërndarja në detyrë dhe vende pune e policëve serbë bëhet zakonisht në vendet ku jeton komuniteti serb, në mënyrë që shërbimi të jetë më i mirë dhe i besueshëm, sqaron Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Një shembull është njësia e Specializuar në kuadër të Marrëveshjes për Trashëgimi Kulturore e Fetare, që merret ekskluzivisht me ruajtjen e 24 kishave dhe manastireve ortodokse serbe në Kosovë. Kjo njësi drejtohet nga një serb.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Policinë e Kosovës, janë të përfaqësuar edhe nëpër shumë pozita udhëheqëse në kuadër të Policisë së Kosovës, nga niveli qendror deri tek ai lokal. Në mesin e tyre ka të graduar: Kolonel, Nënkolonel, Major, Kapiten, Toger dhe Rreshter.

Ndikimi emocional te policët e komunitetit serbë

"Zakonisht policët e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veri nuk janë të kyçur në operacionet që kanë të bëjnë me shtrirjen e sovranitetit në Veri, pasi ato zhvillohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës me njësi elite (për shkak të shkallës së rrezikshmërisë dhe po ashtu për të mbajtur informacionet e klasifikuara), ndërsa për operacionet e tjera, varësisht nga natyra e operacionit, nganjëherë edhe janë pjesë e operacioneve. Ndërsa, ata i kryejnë punët rutinore në situata normale”, sqaron ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj,

Historiku i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, apo siç njihej në atë kohë Shërbimi Policor i Kosovës - SHPK, u themelua si një organizatë e re dhe shumë etnike me 6 shtator të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Përgjegjësinë për themelimin e këtij institucioni, e kishte marrë misioni i UNMIK-ut mbi bazën e rezolutes 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndihmë të madhe në ndërtimin e SHPK-së kishte dhënë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ishte pjesë integrale e UNMIK-ut. Qëllimi ishte formimi i një force moderne policore, që do rriste besimin në zbatimin e ligjit. Tash Policia e Kosovës numëron mbi tetë mijë pjesëtar, ku mbi 15% prej tyre janë pjesëtarë të pakicave.

Marrë nga DW

kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet