LIVE UPDATES
Bota

Zhvillohen zgjedhjet në Bosnje, DW: Nacionalistët nuk i tremben humbjeve! Ngërçi në parlament dhe gjykata bllokon ligjet

Përtej kësaj rendi politik i pasluftës së Bosnjes është i bazuar tërësisht mbi parimin etnik. Kjo shkon kaq larg, saqë vetëm anëtarë përfaqësues të të dy popujve kanë të drejën e plotë të votës në të gjitha nivelet e shtetit. Pjesëtarë të pakicave, romë, hebrenj apo të tjerë nuk mund të kandidojnë për presidiumin shtetëror.

2 Tetor 2022, 09:26 Nga e.k

BOSNJE HERVEGOVINË- Bosnje Hercegovina, një vend politikisht i paralizuar voton. Megjithë klientelizmin, korrupsionin dhe varfërinë, nacionalistët nuk i tremben aspak humbjeve në zgjedhje.
63275486_403

Gjendja është serioze: “Në Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte, por kriza politike është shumë e thellë”, theksoi Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen në një konferencë shtypi në Sarajevë. Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i Bujqësisë kishte paralajmëruar nga “kriza më e madhe ekzistenciale” për Bosnjen që nga fundi i luftës, në vitin 1995. Përgjegjës për këtë kërcënim për Bosnjen janë partitë nacionaliste të tre popujve konstituues sipas kushtetutës të shtetit multietnik – “Partia e Aksionit Demokratik”, SDA, e boshnjakëve, “Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur”, SNSD e serbëve boshnjakë. dhe “Bashkësia Demokratike Kroate”, HDZ e kroatëve. Këto parti në 27 vitet e fundit e kanë përçarë thellë Bosnjën.

Para një sfondi të tillë votuesit boshnjakë në këtë vend vendosin më 2 tetor për përfaqësuesit e tyre në strukturën e komplikuar të shtetit boshnjak. Kjo është struktura e Bosnjes si shtet pas Marrëveshjes së Paqes, që u nënshkrua në Dejton, SHBA në fund të vitit 1995, një marrëveshje, e cila i dha fund nga njëra anë luftës së Bosnjes, ku nga viti 1992 u vranë rreth 120.000 vetë, por krijoi nga ana tjetër një shtet, ku sundon parimi kombëtar. Ai fillon me “etnitetet” e dy pjesëve të vendit: Në Republikën Srpska jetojnë kryesisht serbët boshnjakë, në 10 kantonet e “Federatës të Bosnje dhe Hercegovinës” jetojnë  boshnjakë dhe kroatë boshnjakë. Të dy etnitetet kanë parlamentet e tyre dhe qeveritë. Më 2 tetor do të zgjidhet si parlamenti i Republikës Srpska edhe presidenti. Kësaj i shtohet votimi për parlamentin e përgjithshëm boshnjak, të tre anëtarët e “presidiumit shtetëror” të shtetit kolektiv boshnjak, si edhe parlamentet e etnitetit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe kantoneve.

Në Dejton u krijua edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të OKB për Bosnjen, e pajisur me kompetenca të gjera, dhe me synimin për të vëzhguar respektimin e marrëveshjes së paqes. Përfaqësuesi i Lartë mund të ndërrojë ligjet apo të heqë politikanë të zgjedhur apo të lirojë nga detyra nëpunës.

Përtej kësaj rendi politik i pasluftës së Bosnjes është i bazuar tërësisht mbi parimin etnik. Kjo shkon kaq larg, saqë vetëm anëtarë përfaqësues të të dy popujve kanë të drejën e plotë të votës në të gjitha nivelet e shtetit. Pjesëtarë të pakicave, romë, hebrenj apo të tjerë nuk mund të kandidojnë për presidiumin shtetëror.

Për partitë nacionaliste është pikërisht ky kontrukt etnik instrumenti kryesor i ngjitjes dhe i mbajtjes së pushtetit. Në punësimet në administratë, në aparatin shtetëror dhe në shumë vende të tjera shtetërore nuk shikohet vetëm etnia, por sidomos përkatësia partiake. Kushte ideae këto për nepotizmin dhe korrupsion. Pasojë tjetër është gati pamundësia e qeverisjes së vendit. Partitë nacionaliste, të fokusuara vetëm në forcimin e etnisë së tyre, nuk kanë interes për funksionimin e institucioneve të përbashkëta dhe qendrore. Gjykata Kushtetuese boshnjake prej muajsh nuk ka numrin e duhur të anëtarëve, qeveria e federatës prej vitesh punon vetëm provizorisht, ligje të caktuara nuk miratohen dot, sepse parlamentet përgjegjëse bllokojnë.

Kreu i SNSD, Milorad Dodik, përfaqësues edhe në presidiumin shtetëror të vendit kërcënon rregullisht me shkëputjen e Republikës Srpska. Me këtë Dodik e mban në gjendje alarmi opinionin publik boshnjak dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Dodik mbështetet nga HDZ. Nacionalistët kroatë e justifikojnë mungesën e bashkëpunimit në institucionet e përgjithshme të shtetit me pakënaqësinë me ligjin zgjedhor, që sipas tyre i kufizon ndjeshëm kroatët në Bosnje kundrejt boshnjakëve. SDA, partia e boshnjakëve, që nga jashtë përpiqet të paraqitet si garantuese e shtetit boshnjak, tregoi së fundmi, se edhe ajo di të luajë kartën nacionaliste. E pakënaqur me njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Christian Schmidt që do të ndryshojë ligjin zgjedhor në favor të kroatëve, SDA organizoi protesta masive para selisë së OKB në Bosnje. Kreu i partisë, Bakir Izebegovic bëri fjalë për “mundësinë  e rezistencës së armatosur”. Si pasojë Schmidt e ngriu këtë projekt dhe miratoi vetëm disa ndryshime të vogla.

Nacionaistë boshnjakë kanë mbështetësit e tyre jashtë vendit. Kështu Dodik shfaqet shpesh së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe demonstron hapur, se për të Beogradi është më i rëndësishëm se Sarajeva. Covic mbështetet nga politikanë drejtues në Zagreb, kurse Izetbegovic krenohet me afërsinë politike e ideologjike, por edhe me njohjen personale me presidentin turk, Erdogan. Politika bllokuese prej vitesh e partive nacionaliste dhe mentorëve të tyre në vendet fqinje me pasojë paralizën politike e ka keqësuar gjendjen në Bosnje-Hercegovinë. Në indeksin e Transparency International, Bosnja u rendit në vitin 2021 në vendin e 110 nga 180 vende. Ekonomia është një nga më të dobtat në Europë. Papunësia është e lartë, gjithnjë e më shumë boshnjakë largohen nga vendi. Nga viti 2013 janë larguar më shumë se një gjysmë milioni boshnjakë.

Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha partive boshnjake, por ky vend nuk ka arritur të marrë as statusin kandidat në BE, megjithëse aplikimin për anëtarësim e ka bërë që në vitin 2016. Përmirësimi i gjendjes nuk duhet në horizont, qetësuese mbetet vetëm deklarata e Përfaqësuesit të Lartë se të paktën Bosnjen nuk e kërcënon lufta.

Marrë nga DW

bosnje dhe hercegovinë

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta