LIVE UPDATES
Bota

Gjykata rrëzon një ligj kyç për reformimin e gjyqësorit nga Netanyahu në Izrael

Këto ndasi u lanë përgjithësisht mënjanë ndërsa vendi u përqendrua tek lufta në Gazë, e cila u shkaktua nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit brenda territorit izraelit. Vendimi gjyqësor i së hënës mund të rindezë tensionet, të cilat patën shkaktuar muaj të tërë protestash masive kundër qeverisë dhe patën tronditur kohezionin e ushtrisë së fuqishme izraelite.

2 Janar 2024, 09:19 Nga I.A
Gjykata rrëzon një ligj kyç për reformimin e
Izrael

IZRAEL– Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzoi të hënën një përbërës kyç të reformës së propozuar për gjyqësorin nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, një vendim që kërcënon të rihapë plagët e shoqërisë izraelite që i paraprinë fillimit të luftës me Hamasin.

Këto ndasi u lanë përgjithësisht mënjanë ndërsa vendi u përqendrua tek lufta në Gazë, e cila u shkaktua nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit brenda territorit izraelit. Vendimi gjyqësor i së hënës mund të rindezë tensionet, të cilat patën shkaktuar muaj të tërë protestash masive kundër qeverisë dhe patën tronditur kohezionin e ushtrisë së fuqishme izraelite.

Me vendimet e së hënës, gjykata votoi me shumicë të ngushtë në favor të rrëzimit të një ligji të miratuar në korrik që ua ndalonte gjykatësve të rrëzonin vendimet e qeverisë që i gjykonin “të paarsyeshme”. Kundërshtarët thonin se përpjekjet e zotit Netanyahu për ta hequr standartin e veprimeve të arsyeshme, i hapnin derën korrupsionit dhe emërimeve të papërshtatshme të mbështetësve të tij në poste të rëndësishme.

Ligji ishte hapi i parë i një reforme të gjerë të sistemit gjyqësor izraelit. Reforma u pezullua pasi militantët e Hamasit bënë sulmin e 7 tetorit, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli shpalli menjëherë gjendjen e luftës dhe po bën një ofensivë nga e cila sipas zyrtarëve palestinezë janë vrarë rreth 22 mijë persona në Gazë.

Me vendimin 8 me 7, anëtarët e Gjykatës së Lartë e rrëzuan ligjin për shkak të “dëmit të pakthyeshëm dhe të pashembullt ndaj thelbit të karakterit të shtetit të Izraelit si një vend demokratik”.

Gjykatësit votuan gjithashtu 12 me 3 për të vendosur se kanë autoritetin për të rrëzuar të ashtuquajturat “ligje themelore”, të cilat shërbejnë si një lloj kushtetute për Izraelin.

Kjo ishte një goditje domethënëse për zotin Netanyahu dhe aleatët e tij, të cilët thonë se legjislatura kombëtare, dhe jo gjykata e lartë, duhet të ketë fjalën përfundimtare për sa i përket ligjshmërisë së legjislacionit dhe vendimeve të tjera kryesore. Gjykatësit u shprehën se parlamenti, Knesseti, nuk ka autoritet “të gjithëpushtetshëm”.

Zoti Netanyahu dhe aleatët e tij e shpallën reformën gjithëpërfshirëse pak pasi morën pushtetin një vit më parë. Reforma synon kufizimin e autoritetit të gjykatësve, që nga kufizimi i mundësisë së Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar vendimet e parlamentit dhe deri tek ndryshimi i mënyrës se si emërohen gjykatësit.

Zoti Netanyahu dhe aleatët e tij thanë se ndryshimet synojnë forcimin e demokracisë duke kufizuar autoritetin e gjykatësve që nuk zgjidhen me votë dhe kalimin e kompetencave të mëtejshme zyrtarëve të zgjedhur. Por, kundërshtarët e shohin reformën si një kapje e pushtetit nga zoti Netanyahu, i cili është në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, si dhe si një sulm ndaj një organi kyç mbikëqyrës.

Përpara luftës, qindra mijëra izraelitë dolën në protesta të përjavshme kundër qeverisë. Ndër protestuesit ishin rezervistë të ushtrisë, përfshirë pilotë të forcave ajrore dhe anëtarë të njësive të tjera elitare, të cilët thanë se nuk do të raportonin për të kryer detyrën nëse miratohej reforma. Rezervistët janë boshti i ushtrisë izraelite.

Ndërsa rezervistët u rikthyen me shpejtësi në detyrë pas sulmeve të 7 tetorit në shenjë uniteti, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë nëse ripërtërihen përpjekjet për reformim. Një rifillim i protestave do të dëmtonte unitetin kombëtar dhe do të ndikonte tek gatishmëria e ushtrisë nëse ushtarët refuzojnë të paraqiten.

Sipas sistemit izraelit, kryeministri qeveris nëpërmjet shumicës në parlament – duke i dhënë atij praktikisht kontrollin mbi degën e ekzekutivit dhe legjislativit.

Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë luan një rol kyç mbikqyrës. Kritikët thonë se duke u përpjekur të dobësojnë gjyqësorin, zoti Netanyahu dhe aleatët e tij po përpiqen të dëmtojnë sistemin e kontrollit dhe balancës dhe të konsolidojnë pushtetin ndaj një dege të tretë dhe të pavarur të sistemit të qeverisjes.

Ndër aleatët e zotit Netanyahu janë disa parti ultranacionaliste dhe fetare, të cilat kanë pakënaqësi të shumta ndaj gjykatës. Aleatët e tij kanë bërë thirrje për ndërtime të shtuara në vendbanimet në Bregun Perëndimor, për aneksimin e territoreve të pushtuara, për përjashtimin nga shërbimi ushtarak të burrave nga komunitetet ultra-ortodokse, si dhe për kufizimin e të drejtave të personave nga komuniteti LGBTQ+ dhe të palestinezëve.

Shtetet e Bashkuara i patën bërë thirrje më parë zotit Netanyahu që të pezullonte planet për reformim dhe të përpiqej për arritjen e një konsensusi të gjerë nga spektri politik. Gjykata e dha vendimin tani për shkak se presidentja e saj, Esther Hayut del në pension dhe e hëna ishte dita e saj e fundit në detyrë.

Marrë nga VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj